Home

Lajme

Gjyla Çeliku – Një histori e shkurtër motivuese dhe luftarake nga aktivitetet e fundit në përkrahje të politikave ndryshe dhe për të mirë të popullit…

No Comments Lajme Opinion

Ka disa vite që bëj aktivitete me gratë shqiptare dhe me nijetin që realisht nëpërmjet kontributit ne do hekim të keqen nga tokat shqiptare! Fillimi ishte i natyrshëm, vazhdimi ishte i natyrshëm, shpesh edhe dëshpërimi ishte i natyrshëm nga sharjet dhe ofendimet e sojit të tradhëtarëve, por ama tash edhe fitorja është e natyrshme dhe motivuese që ÇDO QËLLIM I PASTËR KA SUKSES!
Fillova me profilin e fecebookut që aktualisht e kam të bllokuar dhe aty kisha më shumë gra dhe ndjekës me shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e bota. Vazhdova pa u ndalur asnjëherë! Krijova rrjete të fuqishme grashë të cilat e donin atdheun dhe ndryshimin. Rrjete të rinjsh dhe të rejash. Kontribonim pa u ndalur në forma dhe aktivitete të ndryshme, filluar nga aktivitetet qytetare deri te ato humanitare. Reflektuam ne zgjedhjet e kaluara në Kosove dhe realisht fituam. Vazhduam në Maqedoni me gratë, rininë dhe dorën në zemër edhe burra të cilët u munduan shumë për ndryshim. Nuk humbi opozita këtu, por e them publikisht që na vjodhën votat dhe ardhmërinë. U kërcënova dhe shantazhova me forma të ndryshme nga soji i hienave seljakë këtu. Shpifën dhe shpifin në forma të ndryshme militantët që janë të mbuluar nga dreqi dhe tradhëtia. Militantët që duan partinë për interes dhe jo për progres. Militantët që i furnizon me drogë dhe femra partia. Militantët që janë mbeturinat e partisë dhe kombit, që qelben dhe janë qelbësira të familjes dhe shoqërisë. Më bllokuan facebookun ditën e ptotestave të opozitës. Vazhdova sepse ua kam borxh gjeneratave që kam edukuar dhe amanetit të stërgjyshit tim ballist që nuk i trembej syri. Vjodhën vota edhe sa nuk mundën, duke votuar edhe për diasporën që nuk mundi të vinte shkaku i pandemisë. E them publikisht dhe uroj që prokuroria të hapi kutitë nga fshati im në Cërvicë me verifikimin e individëve a kanë votuar vetë ose i ka votuar BDI që është sot në pushtet. Morën pushtetin hajdutët e votave, por ama ne fituam moralisht.
Ra Qeveria e Kosovës. Filluan aktivitetet per zgjedhje të reja andej. Fillova edhe unë me gratë e mia dhe aktivitetet e stilit tim, duke bojkotuar mediat dhe duke u koncentruar ne rrjetet e mia të cilat më njohin nga kontributi im. Shantazha dhe kërcënime të ndryshme edhe nga Kosova, e them tash publikisht sepse nuk doja te defokusoj ndjekësit e mi dhe te luaj rolin e viktimës. Burgosje në Maqedoni. Ngrita zërin për “Rastin Monstra” dhe në të njejtën kohë ndryshova profilin e facebookut me “Krejt dhe drejt” por duke kritikuar gjykatën kushtetuese të Kosovës për manipulimet që i bëheshin Albinit dhe në të njejtën kohë edhe KQZ-në. Për 2 orë me mijëra raporte nga Kosova dhe Maqedonia dhe më bllokuan facebookun andej. Aty shikova që e njejta diktaturë dhe strategji ishte si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni, atje nga PDK&LDK dhe këtu nga BDI. Këtu në këtë faqe që shkruaj tash isha e fokusuar vetëm me politikbërjen e Maqedonisë dhe mbi 90% i kisha ndjekës nga Maqedonia. Faqja menaxhohet nga më shumë administratorë dhe nuk mbyllet lehtë. U shqetësova sepse doja të kontriboj në fushatë, por dhe nuk ndalova sepse thash deri sa të më aktivizohet profili andej, unë do fokusohem dhe kontriboj nga kjo “fan page” dhe jam e sigurt që ndjekësit e mi do të transferohen këndej.
Fillova me një video “live” që kishte mbi 180 000 shikime per regjistrimin e mërgimtarëve në Maqedoni si rezidentë ku realizova edhe peticionin, por duke apeluar të votohet Albini dhe ndryshimi! Vazhdova me videt tjera dhe me reflektimet e mia si zakonisht me arsyetime dhe një video ekskluzive për të votuar KREJT dhe DREJT që vazhdon akoma të shikohet dhe shpërndahet! Nuk u ndala asnjëherë dhe sot jam shume e lumtur që shkruaj për ndryshimin e arritur dhe pa pikë interesi por për të mirën e kombit!
Këtu ka dhe ndjekës të rinj qe nuk më njohin, por kjo jam unë!
Kjo histori dua të shërbejë si motiv për të gjitha femrat që të ngrejnë zërin dhe mos tremben nga asnjë qelbësirë partiake për shpifje, trillime dhe montazha.
Zoti e bekoftë kombin tonë!
Një falenderim të veçantë për femrat shqiptare sepse janë shtylla e familjes dhe shoqërisë!
Vazhdojmë me Maqedoninë e Veriut sepse sot kanë dhimbje të gjithë ata/ato që e quajtën serb Albinin, por ama kanë krenari dhe janë për t’u përgëzuar edhe opozita shqiptare në Maqedoni që përkrahu publikisht dhe me prezencë Albinin!
Maqedonia e Veriut ka edhe politikanë të mirë, realisht thënë politikanë njerëz, por ama politika në pushtet ka shpifur e trilluar aq shumë për ata, që njerëzve ua ka ngulitur në tru si realitet duke thënë : kriminelë, narkomanē, të pamoralshëm etc, ndërsa në realitet ata janë vetë të atillë sepse ai që shpif çdoherë fillon nga mangësitë e vetes.
Sot në këtë ditë të bardhë për kombin është e udhës që secili individ t’ia vëndojë gishtin kokës dhe të zgjedh si do vazhdojë rrugëtimin: me diktaturën apo me lirinë?!
Unë e dua lirinë sepse liria është vaksina e diktaturës!
Zoti e bekoftë dhe vetëdijësoftë kombin shqiptarë dhe gjithë njerëzimin anembanë!

Nga Gjyla Çeliku

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *