Home

Lajme

Kimete Berisha – Berishët votuan.

No Comments Argëtim Humor

Se Berishët janë si vargu i bukur i ‘Modern talking’ –
Vetëm dashuria ua thyen zemrat ‘atyre’, gjë tjetër nuk ua lë shenjë.
Çu dil voto se Ti je dikushi.
Askush në botë nuk është si Ti.
Ty s’të gjendet shoku,
s’të gjendet shoqja n’këtë dynja.
Ti që tash je mbyllur në shtëpi, e që ende je i përgjumur në tlina,
Të kuptoj, je lodhur nga pritjet e gjata, prandaj ke humbur shpresën që në këtë vend ndonjëherë mund të bëhet mirë,
Dil jepja edhe një shans vetes.
Dil dridhe pakon e votimit.
Dil shpoje letrën e votimit, anë e përtej.
Dil Voto.
Se prej teje varet.
Prej teje që lejon të tjerët të vendosin për Ty.
Çu vendos për vete dhe bërtit me sa zë që ke:
për Drejtësi, për ndryshim, për barazi, për punësim, për dije, për një tjetër jetë.
Ti s’beson, por dije se çdo gjë në jetë ndryshon, deshëm apo s’deshëm ne.
Gjithçka e ka një fund.
Edhe vuajtja harxhohet një ditë.
Edhe padrejtësia është ‘Një faqe me fund’.
Ju dua. Dhe ju lus të votoni.
P.S. E në mbrëmje do të këndojmë:
‘O pasuli pa maru- a guxoni ma me lu’.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *