Home

Lajme

Numërohen mbi 97% e votave, Lëvizja Vetëvendosje del fituese

No Comments Aktualitet Lajme

Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë. KQZ ka numëruar mbi 700 mijë vota tashmë, ku VV prin me 48.17%, ndërsa janë numëruar 97,45% të votave të përgjithshme.

Në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 17.32%, ndërsa në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.18%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7.40% të votave dhe Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor.

Të drejtë vote kanë pasur 1,794,862 qytetarë, ndërsa pjesëmarrja e përgjithshme në votime është rreth 47%. Në këto zgjedhje kanë garuar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Votat e diasporës akoma nuk kanë filluar të numërohen nga KQZ-ja.

VV për herë të parë garës zgjedhore si subjekt politik i ka hyrë në vitin 2010 ku i pati marrë 12,69% të votave preliminare. Në zgjedhjet e vitit të kaluar ky subjekt ka marrë 26,27% të votave.

Burimi/portali DurresLajm/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *