Home

Lajme

Ira S. Kurti – Fitorja e Kosovës!

No Comments Aktualitet Lajme

14 Shkurt 2021, dita e të dashuruarve dhe populli i Kosovës e tregoi dashurinë e vet për Kosovën. Zgjedhjet mbaruan pa asnjë incident. Shumë thonë që fitoi me përqindjen më të lartë VV, por unë them që fitoi Kosova, ajo është “fitim-madhja” që ka si bir e bijë të sajën Vjosën e Albinin me shokë!

Kan være et billede af 1 person dhe står

Dyshja Vjollca Osmani e Albin Kurti po i japin dritë tunelit 20 vjeçar që sa vinte errësohej nga kapja e pushtetit në Kosovë. Personalisht i besoj të gjitha sa kanë premtuar këta të dy dritëdhënës, por ka shumë mjeranë që i paragjykojnë si marksista, si Sorrista, si anti-amerikanë, si të paftë të kuptojnë gjeopolitikën dhe macro ekonominë e tyre që e kanë bazuar në interesat e tyre personale e jo në realitetin e interesave Kombëtare. Dhe janë këta kaq të shqetësuar që pa u zgjedhur akoma Kryeministër i Kosovës, ja kanë rreshtur Albin Kurtit gjithë dështimet e tij pa filluar sepse ato janë fallxhorët e makro ekonomisë dhe gjeopolitikës!! Jo, more dritë shkurtër se një nivel si ai i Albinit dhe Vjosës ju nuk arrini t’i kuptoni sado të përdorni lupën zmadhese. Duhet një mëndje gjeniale të kuptoj një gjeni tjetër e duhet të kesh ndjenjën Kombëtare të kuptosh mbrojtjen e Kombit tënd. Dhe këta udhëheqësa janë dhjetë hapa para jush që i paragjykoni me nivelin tuaj të cekët e të prirë nga interesat tuaja vetjake.

Kan være et billede af 1 person dhe står


Albini u shpreh që nuk do të hakmerret me paraardhësit e tij, dhe unë e besoj sepse ai është aq i lartë sa hakmarrjen nuk e fut në shpirt. Por kjo nuk do të thotë që sistemi i drejtësisë në Kosovë që është i pavaruar nga Ekzekutivi (Albini) dhe Ligj-formuesi (Parlamenti) nuk do ta bëj punën e vet dhe të dënoj e konfiskoj për gjithë ç’ka është abuzuar e përvetësuar nga pronat e përbashkëta duke shfrytëzuar karrigen e pushtetit!


Shkurt, mos ja qani hallin Kalorësit pse i varen kambët! Populli Shqiptar i Kosovës foli qartazi nëpërmjet votës së vet dy herë rresht! Herën e dytë akoma më fort se herën e parë.. Ndaj, meritojnë Urimet e zemrës për zgjedhjen e tyre të devotçme! Tash e tutje Qeverisja e Kosovës është në dorë të duarve të pastra, do drejtohet nga mendje të kthjellëta dhe nga zemrat e bardha..Do pyesni ju, nga e di unë këtë? Këtë e di jo se jam fallxhore si ju, por se ato katër muaj që qeverisi Albin Kurti u pa ajo lloj qeverisje që s’ishte parë kurrë më parë ku Kosova u vu e para, ku dinjiteti i saj u ruajt me takt e mënçuri, ku transparenca e çdo veprimi ishte publik, ku nuk pati lëpirje karshi të huajëve që me arrogancë kujtonin se mund të bënin ç’të donin me Kosovën.. Dhe këto pak muaj që Kosova pati Presidente të vendit Vjollca Osmanin u ndje ndryshimi i madh, u hap qielli e doli dielli..
Me zemër ju uroj suksese të mëtejshme të gjithë të zgjedhurve nga populli, dhe parimet e vlerat jua drejtofshin rrugën tuaj të vështirë, por të realizueshme! Uroj që nën shembullin tuaj ectë edhe Shqipëria mëmë me 25 Prill 2021!
E juaja,
Ira S. Kurti

Burimi/Facebook/Ira Kurti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *