Home

Lajme

Në emër të popullit tim dhe në emër të luftës dhe sakrificave flasim ne përfaqësuesit e tij dhe jo ata që tentojnë ta dënojnë luftën shumë vjeçare të kombit tim

No Comments Argëtim Histori

Kam një reagim në fjalën e prokurorit Smith kur foli në emër të Popullit të Kosovës, në emër të qytetarëve të Kosovës mund të flasim ne përfaqësuesit e tij. Unë 45 vjet të jetës sime i kam të angazhuar për lirinë dhe për çlirimin e kombit tim nga robëria. Në zgjedhjet e vitit 1992 kam qenë i zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës që regjimi kriminal I Serbsië nuk e ka lejuar të konstituohet. Pas çlirimit kam qenë përfaqësues në Kuvend deri në vitin 2014.
E kisha lutur prokurorin që nëse ai duhet të flet në emër të dikujt ose nëse duhet të flet emër të krimeve të pretenduara ai le të bëhet mbrojtës i politikave të krimit dhe gjenocidit që ka përdorur Serbia që nga vitit 1876-1878 ndaj popullit të Kosovës. Në emër të popullit tim dhe në emër të luftës dhe sakrificave flasim ne përfaqësuesit e tij dhe jo ata që tentojnë ta dënojnë luftën shumë vjeçare të kombit tim dhe në mënyrë të veçantë luftën e fundit të popullit për liri barazi e shtetndërtim. Për çka ne e kemi fituar mbështetjen ndërkombëtare dhe e kemi çliruar Kosovën dhe sot është i lirë nga ai regjim.
Jakup Krasniqi, Hagë 15.02.2021

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *