Home

Lajme

Shqiptarët zgjodhën dhe vetëvendosen për “VETËVENDOSJEN”, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Vetëvendosje do të thotë të jesh vetevetja dhe të marrësh vendime vetë. Kështu vetëvendosi edhe verdikti popullor , referendumi i 14 Shkurtit 2021 në Kosovë, ku populli zgjodhi me votim të lirë dhe demokratik dhe qeverisjen ia besoi VETËVENDOSJES, Lëvizjes së drejtuar nga Albin KURTI.

Pra populli i Kosovës vendosi, zgjodhi dhe ia besoi qeverisjen dhe pushtetin VETEVENDOSJES, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Shqiptarët e Kosovës morën vendimin demokratik dhe historik duke vendosur e vulosur ndëshkimin dhe dënimin e politikës dhe të politikanëve të korrupsionit, tradhtive dhe të hajdutërisë.

Populli i Kosovës i bëri kështu VETING-un politikës kosovare.

Pra në Kosovë demokracinë si akt legjitim i vetëgjykimit, zgjedhjes dhe i vetëvendosjes popullore populli i Kosovës ia ktheu vetes së tij demokracinë, ligjin , drejtësinë, shtetin dhe republikën të cilat ia kishte rrëmbyer jolegjitimiteti dhe korrupsioni e aventurizmi i politikës së vjetër.

Pra populli i Kosovës ndëshkoi establishmentin e vjetër politik, korrupsionin dhe të gjitha të këqijat sociale, politike, demokratike, korruptive dhe të hajdutësrisë që i ka mbartur politika e vjetër.

Urime LVV, urime Albin dhe Vjosa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *