Home

Lajme

Ziadin Sela – Kosova 13 vite shtet i pavarur dhe një shekull sakrificë!

No Comments Aktualitet Lajme

Kosova sot po feston 13 vjetorin e pavarësisë si shtet i pavarur dhe sovran. Edhe pse shteti më i ri në Evropë, Kosova më shumë se një shekull sakrifikoi për lirinë e saj. Përpjekjet e vazhdueshme të shqiptarëve për liri dhe pavarësi e që kulmuan me themelimin e UÇK-së dhe në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n njëherë e përgjithmonë ndërtuan themelet e shtetit të pavarur të Kosovës. Në çdo përvjetor, me përulje nderojmë të gjithë ata që nuk janë në mesin tonë, e që dhanë jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Sot i përulemi veprës së komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe gjithë komandantëve tjerë, ushtarëve dhe familjeve të dëshmorëve, dhe gjithë atyre që u martirizuan që sot Kosova të jetë shtet i lirë dhe sovran.
Kjo histori e dhimbshme e Kosovës padyshim që është përgjegjësi për elitën politike të Kosovës në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial si dhe shtetndërtimit të Kosovës me të gjitha format e një shteti të fortë evropian.
Kosovën në të ardhmen e presin sfida të mëdha si në aspekt të politikave të brendshme, ashtu edhe në politikën e jashtme. Një unitet politik dhe kohezion për interesin e shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, me të gjitha forcat politike, padyshim që do të jepte efektet e dëshiruara në raport me politikën ndërkombëtare, njohjen në organizatat ndërkombëtare, procesin e integrimit, që ndërlidhen edhe me procesin e negociatave me Serbinë.
Urime të gjithë shqiptarëve të Kosovës, por edhe gjithë shqiptarëve kudo në botë, 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!
Ziadin Sela

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *