Home

Lajme

Sazan Guri – Mqs nisa nje mendin po e betis, dhe boll per sot…

No Comments Lajme Opinion

Zgjidhjet

  1. Pyet 7-8 dhe bëj si di vetë për tamponin, sepse mund ta marrësh parasysh që sipas mjekëve të Aleancës Botërore të Mjekësisë është 35% fals, ndërsa sipa mjekëvë në zë të botës që nuk lejohen të flasin është 85% fals,
  2. Doktrina e Jogës na mëson se çdo lloj gripi dhe rrufë e stinës përmban 5-15% corona që është normale, por që nuk është virusi në fjalë, kështu që edhe tamponi ka pakëz të drejt, por nuk mund ta barazosh me Covidin!
  3. E zemë se virusi na qenka grip më i fortë, çfarë bënte më para njerëzimi, apo nënat tona, kur nuk kishte media, dëgjonte se çfarë thoshte ‘Jatroi’, por atë që Voi, thirte përvojën e të parëve, kanatjere me kripë, fërkim me raki e asperinë, paracetamol, ushqime pikante (le të na i shpjegojnë, pse doktorët francezë me hudhra në xhep e në gojë shpëtonin nga murtajat, pse himariotët në burgun e Venecias që këndonin e hanin hudhra shpëtonin nga sëmundjet flama të tilla, dhe të tjerët jo, pse nënë Tereza po ashtu, etj etj.).
  4. E zëmë se të kap, por nuk është baraz vdekje, sikundër të serviret, sepse më shumë ngjit ideja sesa virusi, ndaj populli i mencur nuk i zinte në gojë lebrozët, kancerat në një qytet të caktuar dhe thjesht e mbyllnin bisedën larg qoftë ai me sëmundje të keqe, ndërsa sot, u kape u hape.
  5. E zëmë se të kap prap, lufton për hatër të vetes, për punët e pambaruara, të fëmijve, nipërve apo dorëzohesh, se praktikat po tregojnë se Covidi është shkallë perceptimi, sa e ndjen, aq e vuan.
  6. Eksperienca ime, më kapi, por më ndihmoi Joga, dituria, e trajtova veten si me grip, lëviza, shkova në punë, nuk përdora si shumë të tjerë bombardim me ilace, por thira kujtesën, ato që më bënte nëna Mino ( i thashe me lart), shtova Vit D (5000 IU në ditë, jo 800 apo 2000 që pinë ca), Zn, B compleks, C, K2 më kryesorja që çon kalciumet në vendin e duhur, fillova me algat, pluhurat me minerale aq sa ka tabela e Mendelejevit, një pluhur me aminoacide, shumë më lirë se ilacet që s’kam pirë kurrë, kurrë tampon, asnjëherë analiza për serologji, futja kot, dhe besoj që kur e kalon njëherë s’të kap kurrë thot Joga, jo unë, kujdes! Dal pa maskë, pa dorashka, lëviz, punoj si dikur, aspak lajme, sa më pak gazeta, lutem duke zgjedhur një mik me Covid, pra, për të tjerët që tregon se je mirë vete, etj., etj.,
  7. Mesazhi: S’keni faj o njerëz, Covidin të detyruan ta mendosh super të rrezikshëm, në fakt le të themi se është pak më i fortë se një grip, le të themi se kemi një pandemi, por problemi qendron dhe shtron pyetjen se mos kemi të bëjmë me një plandemi nëpërmjet një panikodemi. – revolucioni i katërt industrial, rimëkëmbje të madhe apo edhe këto janë konspiracion. Ata hapur fare – ne sulmojmë njeri tjetrin. Ju lutem mos me besoni – merreni si variant.
  8. Nota gjysëm ottave, Kujdes! Edhe gjithë Evropa nuk e besoi kurrë se çfarë gatuante Hitleri, madje e mbështesnin, austriakët hidhnin valle dhe kur u pushtuan me bicikleta, po kur u kujtuan morën rrugën për në Amerikë e Argjentinë, si Cvajgu me shokë….mos paçim fatin e tyre…jo se do ikim andej se njësoj është, por do ikim në mal se ai është shpëtimi ynë, si Tomorri për përmbytjet e mëdha. Thonë se historia përsëritet, por herën e dytë në formë tragjiko-komike.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *