Home

Lajme

Avokati Tomë Gashi: Ja çka do të thotë publikimi i dosjes së Rexhep Selimit nga Baton Haxhiu

No Comments Aktualitet Lajme

Në lidhje të drejtëpërdrejtë në Çim Peka Live, avokati Tomë Gashi, ka komentuar edhe akuzat e ngritura nga një portal i ngritur nga Baton Haxhiu ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimit, lidhur mbi vrasjen e Xhemail Mustafës.

Tom Gashi aludoi gjatë intervistës se pas këtij sulmi fshihet dora e Hashim Thaçit.

‘Ne i kemi dëgjuar këto akuza tash e 21 vite në Kosovë, por duket se efekti që ka dashur të arrijë ky medium i Z. Baton Haxhiu është sepse publiciteti i tij ka një rënie të theksuar në Kosovë.

Dhe kjo vjen edhe me rastin e ndërprerjes së kontratës së tij me Klan Kosovën dhe që mesa duket Baton Haxhiut i ka munguar një publicitet tillë, dhe ka menduar të bëjë një rikthim të fuqishëm mediatik, duke u marrë me implikimin e Z. Selimi me mediumin e tij të ri, që për mua janë spektakle mediatike dhe që nuk është hera e parë që Baton Haxhiu e bën.

Pjesë e dytë për mua e tentimit të pasukseshëm të implikimit të z. Selimi që ka qenë një nga zërat më të rëndësishëm në Vetëvendosje, dhe nuk është se nuk dihet që z. Baton Haxhiu ka qenë alergjik ndaj VV.

Dikush ndoshta dëshiron që këto gjëra ti përdorë dhe në Gjykatën Speciale në Hagë, që është kompetente edhe për hetimin e veprimeve penale që kanë ndodhur nga janari i vitit 1998 deri në vitin 2000 që quhen si edhe si krime kundër njerëzimit.

Rexhep Selmi nuk ka qenë asnjëherë i hetuar për asnjë prej rasteve të përmendura në mediumin e Baton Haxhiut, mirë po ky lajm është shkruar nga një gazetar nga Kosova, por ne themi që në bazë të atyre shkrimeve organet në Kosovë do e ftojnë gazetarin në lidhje me infomatat që ka.

Ato që janë thëne që ky medium ka angazhuar juristë të njohur që u kanë thënë se nuk kanë për të pasur pasoja në Kosovë, nuk qëndron.

Absolutisht që dosja e publikuar nuk është dosje e UNMIK. Dosje origjinale mund të ketë vetëm qeveria e Kosovës, që mund ti marrë nga Eulexi.

Unë nuk mund ta them kaq direkt, por po pajtohem 100 përqind me atë që thatë ju. Sigurisht që mund të jetë një tentativë për përdorim të brendshëm, meqenëse aktakuza është e përbashkët.

Kur të fillojë gjykimi nëse gjykata nuk gjen asnjë fakt për një grup të organizuar kriminal, përgjegjësinë mund ta ndajnë.

Implikimi i qëllimshëm i Z. Selimi çon në direkt dhe bësoj dihet lidhshmëria çfarë do që ka qenë e z. Hashim Thaçi me Baton Haxhiun.’

Burimi/botasot.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags: , , ,