Home

Lajme

Mbi vorr t’ Pater Luigj Palaj, O.F.M.Pater Gjergj Fishta O.F.M.

No Comments Argëtim Letersi

  1. Barbarët… e mbyten! E pra
    Ky ‘i dhunë kurrkuj s’ia bani;
    Nuk bâni kand me kja:
    Per t’keq s’i duel kurr zani;
    Per Atme e shejten Fé
    Punoi me t’drejtë m’ket dhé.
  2. I vorfni pa prind mbetun,
    Qi kjan, per bukë i mjeri,
    Te ky shujtën pat gjetun;
    Ky lott prej sysh i a teri,
    S’e la nen dhunë me fshâ
    E át e mâmë iu bâ.
  3. Pse pra me e mbytë?…Trathtari,
    E gjaksi e i patenzoni
    E i trishtueshmi kursari,
    Qi s’njeh se shk’âsht zakoni,
    Kah t’duen ata po mbajn:
    Pse kshtu me e mbytë t’pafaj’n?…
  4. Por, po; per shka të prujtun
    Isht’ ky n’dy faje zhye,
    Qi ndryshej nuk ka mujtun
    Veç se me gjak me i shkmbye:
    Shqypnin dote t’lirueme,
    E Fén s’ndrrote t’bekueme.
  5. E per ket punë mizori,
    Ushtari i Malit t’Zi
    Qi mshrirë s’i njeh krahnori
    Heshten i a nguli n’gji,
    Edhe me tê të ngratit
    Zemrën shporoi ai Fratit.
  6. U rrzue sherbtori i Zotit
    —Heu! Si nuk plasi djerri!
    E syt per t’gjatë të motit
    Ndermjet anmiqve i erri:
    Gjaku prej varrvet t’ngrata
    Gurglloi mbi buca t’thata.
  7. O Perëndi i amshuem,
    A thue tu’ i vue kjé trollin
    Ndo’i rruzlli mâ t’lumnueshëm
    Qi per nen qiellë mund t’ndollin
    Kso punësh mbi ftyrë t’ksaj bote,
    Pa shkrepun mnija Jote?
  8. Qe shkjau, harlisë krenijet,
    Meshtarët âsht tue t’i mbytun;
    Lterët t’u, seli hyjnijet,
    Me gjak âsht tue t’i zhytun:
    E rrfeja e Jote kisha
    Por rrzon, e veç çan pisha!
  9. As gjaku, pra i Meshtarëvet
    As gurt e letervet t’ue
    S’mund reshkan mshrirë Shqyptarëvet
    Nuk mujtkan mnin me t’ zgjue?
    E fatin e Shqypnís
    E lankan n’dorë t’shkjenís?…
  10. O e mjera, moj e mjera
    Shqypni, se keq ké ngelun!
    Se mirë, moj ty t’thau vera,
    Qysh se shkjau âsht tue t’shkelun
    E tue t’poshtnue pa dhimë,
    Tue t’lanun n’vaj e n’brimë.
  11. T’kanë rrahë gjithkah me topa,
    Tue t’djegë e tue t’shkrumue
    T’kanë damun copa-copa,
    Si t’ishe pa zot lshue,
    E shk’âsht mâ fort per t’kja,
    Me dorë t’Mbretnivet t’Mdha.
  12. O Zot! O Zot! Mostjetër
    Per ketë pleqni trathtare,
    Qi europa, rrênce e vjetër,
    Bani mbi tokë shqyptare
    Deh! Ti mos len qi niri
    Kshtû t’a dhunojë pa hiri.
  13. Veç m’ty na e kemi shpresën
    Se ‘i ditë Liri mund t’shohim;
    Pse nierit fjalët e besën
    Fort mirë sot po i a njohim;
    Ai syt s’i prír kurr njeti,
    veç ku mund t’grryejë per veti.
  14. Prandej o Zot, prej qiellet
    Ti priri syt mbi né
    E bân qi puna t’kthiellet,
    Si âsht mirë për Atme e Fé;
    E gjaku i ktij Meshtarit
    T’kjoftë falë per komb t’Shqyptarit.

Pater Gjergj Fishta O.F.M.
“Mrizi i Zanavet”

Robert Martiko – SARANDA DHE GRUAJA E PULËBARDHAVE

No Comments Argëtim Histori

Në Sarandën me të gurtat shkallë që drejt bregut zbresin si në arenë,
Në të njëjtin liqen a pellg ujor si në Valencia, Malagë dhe Barcelonë,
Toreador! Ti do të dallosh, pasi të kesh asgjësuar Minotaurin vrastar,
Se asgjë nuk barazohet me qiellin, frymën, lirinë e qytetit mesdhetar
Me hirin, Onkesmosin e lashtë Kaonian, Sebastën martire e Strabonë
Shtëpitë me bukamvile të purpurta dhe të bardhat olehandro lulëzuar
Me magjinë e bregut me stërkala si mikesha të tejdukshme zbukuruar
Qe mbi breg dhe shkëmb përplasen si perla e margaritarë të harbuar…
Dhe nëse mik i dashur ca më shumë përfytyrim në shpirt do të kesh,
Kur dallgët e pashpirta fërgëllojnë mbi anijen e vonuar në detin Jon,
Të ngritur në këmbë një kontinent të mbytur si Atlantida do të gjesh
Ndoshta vet Penelopën në lot e besë për burrin e vet humbur në hon,
Detarin e bukur, një hero-fantazmë që mbi avuj drejt Tokës lundron
Mbasi gruaja pa busull dhe hartë në pëlhurën e anijes shpresën gjallon
Për romancën e humbur poezi ajo bëhet me dallgët e humbjes prozë.
Krahëhapur iluzionin mban, gjergjefin vajzëror të ngrirë në një pozë.
E dashur, e hirshme në pamje Emilia, emri i saj latin këto cilësi shpreh.
Një grua ditësh të lira është ajo me zogjtë e bukur të gjendur përreth.
Shpirtin drejtuar natyrës e çajkat nuk kanë frikë kur hapet një portë.
Të ndryshojë stinët duket sikur kërkon, sfilitjen e hijes ngjyer në lot,
dallgët, shiun, ankthin, psherëtimën, mjegullën e errët dhe harmoninë
Si najadë honesh detare del gruaja në sipërfaqe për të thyer vetminë.
Në bregun e detit ajo kthehet në shpirt për zogj të guximshëm detarë
Mbijetesën admiron, gufimin në flatra, puplat e fryra me vrull fitimtar.
Të rrepta por edhe zemërbuta çafkat në qytetin e ngrohtë mesdhetar
Lëmoshën sulmojnë me pamje misteri ngushëllues me hir përdëllestar.
Dy janë mënyrat e njohjes së Planetit: ta bredhësh atë me xhepin plot
Ose, në mit antik fantazinë të kthesh, duke shpalosur gjithë një botë…
Vajtim i ndrojtur mendimi në zhaurimën gjigante në detin blu mellan
Shtegtar lartësish në besën shpirt të shoqëruar me albatrosë e gabianë.
Sfungjer i virgjër shpirti i gruas me zemrën ngjyer në të parën dashuri,
Që edhe fëshfërimën e butë trumcake pas derës e kthen në erë e stuhi.
Jo më kot çafkat kthehen në ëndrrën e një pranvere të brishtë në agim.
Klithma lirie në shpirtin plumb, duket sikur e pastrojnë atë në fluturim.
Dufit të zemrës i përngjajnë, kohës-lavjerrës që qan e qesh pa lajmëtar
Lind dhe nuk braktis qytetin, vetveten, romantizmi i ëmbël mesdhetar.
Det i fryrë me lot dashuria, rrëmujë dallgët, gabiani burrë e gruaja breg.
Aurorë, Diell e Dritë, Sarandë… ku zemra bie si frutë i pjekur në drekë
Gëzimi shoqëron në krahë pulëbardhat, kur shfaqen si një familje tërë
Re e dhimbsur ëndrra njerëzore, kur nuk mund të qëndrojë në këmbë.
Thesar është bot e gruas, kur e njëjtë mbetet. Edhe kur moti ndryshon.
Magji edhe dashuri e vërtetë, dritë në mug, mister, një yll që vezullon.
I lumtur kush në jetë shkëmben fatkeqësinë me një të bardhë mrekulli.
Zog pa mbrojtje njeriu në erë, ujë me shkumë, gjëmim e dallgë me furi.
Kur deti qetohet, dhuratën që e zgjedh e nderon si manë në shkretëtirë
Gruaja e çajkave qiellit i drejtohet, shpirtit mbijetuar diku në hapësirë
Me kujtimet e një detari të mbarë e me të pashlyeshmet kujtime në rini
Vegim i largët, yll i hirshëm, në një ditë ku të dashuruarit lindin përsëri…

Burimi/Facebook

Albin Kurti – Dy atdhetarë të mëdhenj, dy kulme të një forme shprehëse

No Comments Aktualitet Lajme

Këto ditë pat lajme të hidhura për dashamirët e muzikës sonë folklorike. Më 18 shkurt u nda nga jeta në moshën 79 vjeçare flamuri i Bregut e i Labërisë, poeti nga Piluri, Lefter Çipa, e më 20 shkurt është shuar në moshën 62 vjeçare edhe poeti e këngëtari i shquar, promovuesi i kulturës e i folkut arbëresh, Zef Kakoca (Giuseppe Cacozza).

Dy atdhetarë të mëdhenj, dy kulme të një forme shprehëse e cila shkon kah nënshtresat më të thella të gjuhës e qenies sonë, duke nxjerrë prej lashtësisë fjalën dhe këngën e rrënjëve e duke i aktualizuar ato për një publik të gjerë e bashkëkohor.
Lefter Çipa, ky autor i mijëra këngëve e poezive, që mes shumë çmimeve të tjera mbante dhe çmimin “Nder i Kombit” prej Republikës së Shqipërisë, ka folur e do t’u flasë edhe brezave të ardhshëm me gojën e polifonisë së Bregut, ku Piluri i tij rri si rrufepritës para detit të stuhishëm apo si verandë soditëse para detit dashuror. Gjatë fushatës teksa udhëtonim nëpër aktivitete, dëgjova dy aktivistë që po këndonin si nëpër dhëmbë e me zë të ulët këngën “Tundu bejkë”. Sigurisht ata nuk e dinin se ajo këngë, që njihet si popullore, është me tekst të Lefter Çipës. Por s’ka dert, me rëndësi është se edhe rinia e Kosovës po i mëson e i mban gjallë ato këngë të polifonisë himariote. Ky është shpërblimi për Lefter Çipën e paharrueshëm i cili shkruante: “Më besoni, për Kosovën / Dhe të vritem do të ngjallem”.
Në festivale e konkurse, sidomos në atë të Gjirokastrës, mbase Lefter Çipa do të jetë takuar me Giuseppe Cacozza-n, ose siç prezantohej vetë ai, me Zef Kakocën. Mjeshtri nga Arbëria, i lindur në Shën Mitër (San Demetrio Corone) ka qenë i laureuar me urdhrin “Naim Frashëri” prej Republikës së Shqipërisë, e në Napoli me çmimin prestigjioz “Premio Mediterraneo d’arte e creativita”. Mbledhës e përpunues i këngëve arbëreshe, Kakoca shkruante edhe vetë poezi e muzikë për to. Veç kësaj, shkruante dhe drama e prozë, e ishte aktiv në publicistikë, në çështje të ndryshme shoqërore e kombëtare. Botues i revistës së parë online arbërisht, të famshmes Arbitalia, Kakoca ka qenë i angazhuar shumë edhe për çështjen e Kosovës. “Sot jemi gjithë me tia, o Kosovë” shkruante ai në vitet e vështira të luftës, e më vonë ai ka qenë ndër veprimtarët arbëreshë që kanë kërkuar pranë qeverisë italiane të bëhet trysni për lirimin e të burgosurve nga burgjet e Serbisë, ndër të cilët isha edhe unë. Në një poezi të tijën ai shprehte dëshirën që “shpirti të fiuturonjë ajër arbëresh”.
Me një dëshirë të tillë bashkohem edhe unë, teksa shkruaj ngushëllimet e mia për familjarët, dashamirët e publikun e gjerë, i cili ka humbur dy njerëz të gjallë, por jo dy poetët, shpirti i të cilëve do të vazhdojë të marrë frymë, labërisht e arbërisht, sepse jeton te ne e te kombi ynë që nuk shuhet.
I paharruar qoftë Lefter Çipa i Pilurit e i gjithë shqiptarëve.
I paharruar qoftë Zef Kakoca i Shën Mitrit e i gjithë shqiptarëve.

Burimi/Facebook

Prof.dr. Eshref Ymeri – Pandeli Majko në vazhdën e tradhtisë së Enver Hoxhës dhe të Hysni Kapos.

No Comments Lajme Opinion

Në faqen e internetit të gazetës “Bota Sot” të datës 19 shkurt, lexova shënimin me titull “Dy gracka për Albin Kurtin”, me autore publicisten e shquar Kimete Berisha, e njohur për brumosjen e saj me frymën e nacionalizmit, e mbrojtjes së dinjitetit tonë mbarëkombëtar.

Në atë shënim, për të cilin zonja Kimete ka marrë shkas nga ideja e Albin Kurtit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ajo është ndalur në këndvështrimin e Pandeli Majkos, i cili qenka shprehur kundër bashkimit në fjalë. Ajo thekson:

“Pandeli Majko mendon se ideja e “bashkimit kombëtar” është ide e vjetruar, e shekullit të kaluar, prandaj, sipas tij, Albin Kurti nuk duhet të merret më me të. Rrush prej mendve, Pandeli Majkos prej se i kanë shkuar shokët në hapsane, ka harruar që është shqiptar”.

Në respekt të veçantë ndaj publicistes dinjitoze Kimete Berisha, dëshiroj të theksoj se Pandeli Majko nuk është shqiptar, sepse në damarët e tij rrjedh gjak bullgar.

Shumë miqësisht, i rekomandoj zonjës Kimete të lexojë informacionin me titull “Origjina e Pandeli Majkos, ky socialist “i shquar””, të botuar në faqen e internetit“fv.al” të datës 27 mars 2009.

Në deklaratën e Pandeli Majkos kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, nuk ka asgjë befasuese. Sepse Pandi është pjellë e Partisë së Punës, e cila më 12 qershor 1991 u vetëquajt “Socialiste”. Dhe dihet që Partia e Punës është Partia Komuniste e Shqipërisë, e cila, e themeluar më 08 nëntor 1941 si agjenturë e Beogradit, e ndërroi emrin në vitin 1948. Prandaj në qëndrimin e Pandeli Majkos kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë del në shesh vazhdimësia e tradhtisë së Enver Hoxhës dhe të Hysni Kapos ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Le të flasim me gjuhën e fakteve, mbështetur në materialin në vijim.

“Në delegacionin e parë të shqiptarëve të Kosovës, i cili shkoi në Beograd te Josip Broz Tito më 4 prill 1945, merrte pjesë edhe Halim Spahia. Ai shprehu haptas mospajtimin dhe kundërshtoi vendosmërisht me fakte aneksimin e Kosovës nga Jugosllavia dhe hyrjen e Kosovës në Serbinë Federale, duke kërkuar njëherit mbetjen e saj në përbërje të Shqipërisë etnike. Ai këtu, në zemër të Serbisë, në prezencën e J.B. Titos dhe të udhëheqësve më të lartë jugosllavë e të Serbisë, kërkoi përfilljen e së drejtës për vetëvendosje të shqiptarëve, të garantuar me Kartën e Atlantikut dhe Rezolutën e Konferencës së Bujanit, për realizimin e së cilës ishte

garante edhe Jugosllavia e Re, pra, kërkoi bashkimin e pjesës së ndarë me Amën e tyre.

Përgjigje të rrepta të Halim Spahisë pas arsyetimit të J.B. Titos “Se ishin marrë vesh (J.B. Tito) me Enver Hoxhën, që, për shkak të rrezikut që do t’u kanosej fryteve të LNÇL nga reaksioni shqiptar në Kosovë dhe Shqipërinë Veriore, të mbetet përkohësisht Kosova në përbërje të Jugosllavisë së Re”.

Atëherë, Halim Spahia parashtroi kërkesën për krijimin e një Republike të veçantë unike për shqiptarët e mbetur në Jugosllavi. Mirëpo edhe kjo kërkesë hasi në kundërshtim të J.B. Titos dhe të udhëheqësisë më të lartë Jugosllave e të Serbisë, me motivacionin se shqiptarët nuk kanë të drejtë që të kenë republikën e tyre në Jugosllavi, pasi nuk janë komb, por pakicë kombëtare. Pas këtyre replikave të rrepta të Halim Spahisë me udhëheqësinë më të lartë Jugosllave e të Serbisë, ky e lëshoi këtë takim, duke deklaruar në dalje publikisht para tërë asaj turme që priste para rezidencës rezultatet e këtij takimi historik për ardhmërinë e Kosovës, me këto fjalë:

“Po ju njoftoi se prej sot e pati Kosova, sepse ajo është shitur”.

Kryetari i delegacionit të shqiptarëve të Kosovës, renegati Mehmet Hoxha, u mundua që të bindë Halim Spahinë për të shkuar bashkërisht në Presidiumin e Serbisë që të nënshkruajnë hyrjen e Kosovës në Serbinë Federale. Mirëpo, Halim Spahia, pa u hamendur, iu

drejtua anëtarëve të delegacionit që gjendeshin aty me këto fjalë:

“Ne erdhëm te J.B. Titoja që t’i parashtrojmë kërkesat tona të vendosura që nuk u morën në shqyrtim dhe nuk kemi pse të shkojmë në Presidiumin e Serbisë, apo gjetiu në Beograd. Ejani, burra, të shkojmë sa më parë në Kosovën tonë, se na presin punë të mëdha dhe tejet urgjente për ardhmërinë e kombit tonë” (Nga deklarata e anëtarëve të delegacionit: Qamil Luzha, Vesel Rexhepi dhe Ukë Sejdi Grabanica).

Menjëherë pas largimit nga rezidenca e J.B. Titos, Halim Spahia, së bashkut me Qamil Luzhën, vajti në ambasadën e Shqipërisë në Beograd, ku bisedoi haptas me ambasadorin e atëhershëm të Shqipërisë – Hysni Kapon, Ramadan Çitakun (atashe ushtarak) dhe Vasil Konomin (sekretarin e parë të ambasadës shqiptare në Beograd). Ambasadori Hysni Kapo, me këtë rast, i tha Halim Spahisë:

“Halim, pse kërkoni të bashkoheni me ne (Shqipërinë), kur Shqipëria së shpejti po hyn në përbërje të Jugosllavisë së Re si Republikë e Shtatë”.

Me këtë rast, Halim Spahia reagoi shpejt dhe shumë ashpër me këto fjalë:

“Shiqo Hysni Kapo, së parit të bashkohemi të gjithë shqiptarët në një Shqipëri unike, dhe pastaj të shkojmë ku të shkojmë bashkërisht e jo kurrsesi kështu të copëtuar”.

Në të kthyer nga Beogradi në Gjakovë e Prizren, ku kishte takime sekrete me anëtarët e KQ të LNDSH dhe patriotë të njohur, udhëtoi për në Tiranë për t’u takuar me Enver Hoxhën (me të cilin njihej mirë qysh më herët). Në këtë takim me Enver Hoxhën, në prezencën edhe të sllavomaqedonit Koçi Xoxe, kërkoi përkrahjen e Enver Hoxhës për këtë çështje me rëndësi jetike për ardhmërinë e Kosovës dhe të kombit shqiptar, por pa dobi, pasi nuk gjeti mirëkuptim dhe as mbështetje të duhur” (Citohet sipas: “Halim Spahia – Uikipedia”. Marrë nga faqja e internetit, 07 shtator 2010).

Siç dihet, nacionalisti i shquar Halim Spahia, gjatë kohës që ndodhej në Shqipëri, arrestohet me urdhër të Enver Hoxhës dhe u dorëzohet autoriteteve jugosllave, të cilat e pushkatuan në vitin 1946, bashkë edhe me disa nacionalistë të tjerë.

Po cila ishte arsyeja që fill pas çlirimit të vendit, pikërisht Hysni Kapoja emërohet ambasador në Beograd? Njëri nga udhëheqësit me shumë peshë në hierarkinë komuniste të Tiranës?

Përgjigjen e kësaj pytjeje e gjejmë në materialin e mëposhtëm.

“Njëri prej udhëheqësve komunistë, me lidhje edhe të mëparshme me agjenturën serbe, nëpërmjet xhaxhait të tij Murat Tërbaçi, ishte edhe Hysni Kapo. Nga fillimi i vendosjes së regjimit komunist e deri më 27 shkurt 1947, ai do të ishte ministër (ambasador) i Shqipërisë në Beograd…

Një rol të madh në forcimin e “miqësisë së madhe” luajti edhe Hysni Kapo. Gjatë mandatit të tij në Beograd u

nënshkruan marrëveshjet skllavëruese me Jugosllavinë dhe u zhvillua vizita e kryeministrit Enver Hoxha në Jugosllavi” (Citohet sipas: Kastriot Dervishi. “Flagranca e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave në vitet 1944-1948”. Marrë nga faqja e internetit. 15 korrik 2009).

Në Konferencën e Paqes në Paris të vitit 1946, u paraqit një rast ideal që Kosova të bashkohej me Shqipërinë. Shefi i misionit amerikan në atë konferencë, Jakobs, duke e njohur në heshtje Enver Hoxhën si argat në shërbim të Beogradit, iu drejtua me një pyetje-kurth, për çka hidhet dritë në materialin në vijim:

“Ai e pyeti Hoxhën, se cili do të ishte reagimi i tij, në qoftë se Shqipëria do të kërkonte futjen në axhendën e Konferencës së Paqes të kërkesës për rajonin e Kosovës, dhe në rast se Delegacioni i SHBA do të votonte kundër së drejtës së Shqipërisë për ta diskutuar këtë kërkesë në Konferencë. “A nuk mendoni ju se, të paktën, kërkesa juaj duhet të diskutohet dhe të studiohet?” – kishte pyetur Jakobsi. Kësaj pyetjeje E. Hoxha iu përgjigj në një mënyrë të turbullt dhe mohuese. Ai i tha përfaqësuesit amerikan se “kjo nuk përbën një rast analog, sepse ne nuk jemi duke shtruar kërkesën për rajonin e Kosovës nga aleatja jonë, Jugosllavia”” (Citohet sipas: Prof.dr. Beqir Meta. “Tensioni greko-shqiptar 1939-1949”. GEER. Tiranë 2002, f. 516).

Sigurisht që, në atë konferencë, argati i Beogradit Enver Hoxha nuk mund ta shtronte kurrsesi kërkesën për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sepse një vit më

vonë, më 15 dhjetor të vitit 1947, në mbledhjen e Byrosë Politike, ai do të kërkonte me ngulm bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, për ta shndërruar në koloni të saj, nën maskën e republikës së shtatë. Ja thirrja e tij:

“Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejt bashkimin DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë socializmin pa u bashkuar me Jugosllavinë…” (Citohet sipas: Mërgim Korça. “Çështja kolaboracionizëm e të tjera. T’i gjykojmë”. Detroit 2014, f. 105).

Me sa duket, Pandeli Majko, i cili nuk ia ka fare haberin se si fitohet buka e gojës me djersën e ballit, sipas diplomës që ka marrë në universitet, sepse nga bankat e universitetit përfundoi në kolltukun e deputetit, kolltuk që s’e ka lëshuar për asnjë çast që prej vitit 1992, flet me gjuhën e shefit të tij Rama kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Se jo më kot Rama, në bashkëpunim të ngushtë me Vuçiçin, si dikur Enver Hoxha me Titon, kërkon të rikrijojë Jugosllavinë e Re dhe Shqipëria me Kosovën, nën maskën e të ashtuquajturit minishengen, të përfundojnë në neokoloni të sllavoserbizmit. Domosdo që Pandeli Majko me gjuhën e heshtur të Ramës do të flasë kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Sepse mbarë opinioni publik shqiptar atë e njeh si kryeservil të regjur të tij. Në shënimin e vet, publicistja Kimete Berisha përmend edhe Elisa Spiropalin, e cila paska bashkuar

zërin e vet me zërin e Pandeli Majkos kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, sepse, siç shkruan publicistja e nderuar, “… edhe Elisa Spiropali po shqetësohet sa herë po e përmendin bashkimin. Milionerja zhelane, i tha Albinit “s’ka cicmic””.

Kur deklaron kështu edhe Elisa Spiropali, e cila njihet si “uni i dytë” (alter ego) i Ramës, si më kryeservilja e tij, s’ka më asnjë fije dyshimi se Rama, autori i trarit në hyrje të tunelit të Kalimashit, qëndron fort në barrikadën e Partisë Komuniste-së Punës-Socialiste kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

S’mund të ndodhë ndryshe, sepse Partia Komuniste e Shqipërisë, e krijuar nga emisarët e Titos, Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, me në krye argatin e Beogradit, njeriun “askushi” me emrin Enver Hoxha, dhe me emra të ndërruar në Parti e Punës dhe Parti Socialiste, që prej 08 nëntorit 1941 deri në ditët tona, nuk ka lëvizur kurrën e kurrës nga shinat e servilizmit dhe të mercenarizmit në shërbim të grekoserbizmit, armikut të betuar të kombit shqiptar. Kjo dëshmon më së miri se fara e tradhtisë që mbolli Enver Hoxha në tokën shqiptare, vështirë se mund të çrrënjoset në shekujt e ardhshëm.

Publikohet dosja për vrasjen e Komandant Drinit, vjen reagimi i parë

No Comments Aktualitet Lajme

Ekrem Rexha, i njohur si komandant “Drini”
Faqja “Ekrem Rexha – Komandant Drini”, ka reaguar pasi në media janë publikuar dosje të UNMIK-ut, që hedhin dritë mbi vrasjen e tij.

Dosja e UNMIK-ut për ish-deputetin me inicialet S.R, e publikuar nga AlbanianPost, flet për vrasjen e Xhemail Mustafës, ish-anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovë që ishte edhe zëdhënës i partisë dhe këshilltar i lartë për media i presidentit të atëhershëm Ibrahim Rugova, atë të Ekrem Rexhës, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe atentatin ndaj Fetah Rudit, ish-deputet i LDK-së.

E faqja në Facebook që mban emrin e Komandant Drinit, ka thënë se derisa portalet publikojnë dosje, kryeprokurori thotë se nuk kanë fakte për vrasjen e tij.

Ata kanë kërkuar drejtësi për vrasjen e tij.

Postimi i plotë i faqes në Facebook:

Portalet i publikojnë dosjet rreth vrasjes së Komandant Drinit!

E kryeprokurori i shtetit thotë se nuk kanë fakte!!!

Drejtësi dhe vetëm drejtësi.

Burimi/botasot.info/

Në Egjipt zbulohet një fabrikë e birrave e vjetër mbi 5000 vjet

No Comments Argëtim Kuriozitet

Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar atë që mund të jetë fabrika më e vjetër e birrave, që daton rreth 5000 vjet, raporton BBC.

Një ekip i përbashkët egjiptiano-amerikan, ka zbuluar birrarinë në Abydos, në një shkretëtirë.

Zbuluan një njësi prej 40 poçeve të përdorura për të ngrohur një kombinim prej drithërave dhe ujit për të bërë birrën.

Birraria me gjasë daton nga koha e Mbretit Narmer, sipas Këshillit Suprem të Antikitetit.

Besohet se është “fabrika më e vjetër e birrave në botë”.

Mbreti Narmer ka udhëhequr Egjiptin për më tepër se 5000 vjet. Ai e themeloi Dinastinë e Parë dhe konsiderohet se ka unifikuar Egjiptin.

Burimi/botasot.info/

Patriarku serb Porfirije kërcënon sërish Kosovën

No Comments Lajme Opinion

O Partiark Porfirije, mos bëni mëkate ndaj Zotit, ndaj besimtarëve, ndaj vetes dhe ndaj botës, duke treguar gënjeshtra për Kosovën.

Kosova tani është shtet i pavarur sovran. Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet për jetë të jetëve tokë e shenjtë shqiptare e larë dhe e njomur me gjakun e dhqiptarëve.

Në Kosovë asgje nuk është serbe, sepse Kosovën serbët e kanë okupuar duke vrarë, masakruar dhe dëbuar shqiptarët.

Në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire, pasardhës të të cilëve janë vertëm shqiptarët.

Serbët ardhacakë në Ballka në shekullin e 6-të, shtetin serb dhe kufijtë e tij im kanë zgjeruar me luftëra të përgjakshme, me vrasje, masakra dhe dëbime të popujve vendas, e më së shumti të shqiptarëve që kanë jetuar gjer përtej Nishi, dhe për këtë ekzistojnë dëshmi e fakte.

Kishat, manastiret dhe patriarkanat për të cilat thoni se janë serbe, fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare, të cilat serbët gjatë okupimit të Kosovës i kanë ndryshuar dhe përvetësuar. Dhe për këtë ekzistojnë dëshmi dhe fakte.

O Patriark Porfirije, të njejtën retorikë ndaj Koosvës, e përdore në fund të muajit nëntor 2020 në cilësinë e Mitropolitit të Zagrebit dhe Lubjanës, për të cilën shkruajtëm një reagim publik, por me sa duket nuk qenke mbushur mend. Këtë retorikë e paske bërë për ta imponuar veten që në 17 shkurt 2021 të zgjidhesh Patriark i Kishës Orthodikse Serbe, tre muaj pas vdekjes së Patriarkut Irinej nga KOVID 19.

Pas zgjedhjes Patriark i Kishës Orthodokse Serbe, deklaruat se, “ Në radhë ta parë do t’i keni serbët e Kosovës, dhe se për ty dhe për Kishën Orthodokse Serbe të parë do të jenë serbët e vuajtur të kosovës. Shqetësimi i madh për ty dhe Kishën Orthodokse Serbe do të jetë Kosova dhe Metohija e shumëvuajtur, Jerusalemi i juaj shpirtëror. Kosova dhe Metohija për serbët nuk është thjeshtë një mit. Kosova është besëlidhja jonë . Kosova është zemra e Serbisë”, deklaruat mes tjerash, transmetoi “Bota Sot” në WEB faqen e datës 19 shkurt 2021.

O Patriark Porfirije, për fat të keq je duke e ndjekur rrugën e Patriarkut Irinej dhe Episkopit Amfiobije, të cilët i zuri mallkimi i Kosovës dhe dënimi i Zotit, duke ndëruar jetë nga COVID-19.

Po ua rikujtojmë se Serbia mbetet kanceri i Ballkanit, e etshme për konflikte, luftëra, vrasje, masakra, dëbime dhe okupime të trojeve shqiptare për t’i zgjeruar kufijtë e Serbisë.

Serbia dhe serbët me të njejtin opsion të luftës jetojnë edhe sot në shekullin e 21, kur tërë Ballkani bën përpjekje dhe është angazhuar për forcimin e paqes dhe të sigurisë.

Në Serbi për fat të keq për opsionin e luftës dhe të hegjemonisë janë bërë sëbashku edhe udhëheqësit fetarë të Kishës Orthodokse Serbe edhe udhëheqësit shtetërorë të Serbisë.

Patriarku Irinej i Kishës Orthodokse Serbe, tërë jetën e tij e kaloi si luftënxitës ndaj shqiptareve dhe Kosovës.

Episkopi Amfilohije, i Kishës Orthodokse Serbe në Mal Të Zi, më 20 tetor 2020, në një fjalim të tij deklaroi se, “ Me luftë ta rikthejmë Kosovën. Do të kthehemi në Kosovë, është toka jonë. Ajo ushtri është e përkohshme, do ta shuajmë”.

Ti në cilësinë e Mitropolitit serb për Zagrebin dhe Lubjanën me 24 nëntor 2020, para mediave serbëe, deklarove se, “Kosova dhe Metohija është çështje e identitetit të serbëve, dhe se në rast se e humbim atë si themel të ekzistencës nuk shoh që populli serb ka një të ardhme”.

O Patriark Porfirije, mos bëni mëkate ndaj Zotit, ndaj besimtareve, ndaj vetes dhe ndaj botës, sepse edhe vetë e dini fort mirë se serbët në Ballkan janë ardhacakë, dhe se vendlindjen, themelet dhe identitetin e serbëve duhet t’i kërkoni në Kaukaz nga ku keni ardhur, e jo në Kosovë.

Mos e mashtroni veten dhe të tjerët, sepse historia e serbëve mbështetet vetëm në mitologji dhe gënjeshtra.

E vërtetë është ajo që pasqyron kjo hartë e Enciklopesisë Ruse e vitit 1817, ku Serbia figuron si një shtet i vocër përreth Beogradit, dhe se është zgjeruar duke vrarë, djegur dhe dëbuar shqiptarët.

Si është e mundur që nje Serbi aqë e vocër siç e tregon harta e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, të ketë luftuar kundër Perandorisë Osmane në Luftën e Kosovës në vitin 1389 me të cilën krenoheni ju serbët ?!

Shqiptarët historikisht kanë jetuar gjer përtej Nishi, mirëpo serbët e ardhur në Ballkan në shekullin e 6-të nga Kaukazi i kanë zgjeruar kufijtë e Serbisë me luftëra të përgjakshme , me vrasje e masakra duke i dëbuar shqiptarët nga trojet shqiptare.

Shqiptarët janë populli më i vjetër autokton, me identitet, gjuhë e kulturë më të pastër në Ballkan, dhe se shqiptarët janë kombi më fisnik dhe më paqedashës në Ballkan.

Nuk ekziston as edhe një pëllëmbë tokë e huaj që të jetë e pushtuar nga shqiptarët.

Po ta rikujtojmë se sa mizorë e gjakpitës kanë qenë dhe janë serbët, si më më posjtë:

Leo Freundlich, hebre austriak, autor i librit me titull “Golgota Shqiptare”, paraqet protestën e tij si shkrimtar kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga ushtria serbe në vitet 1912-1913, duke dhënë fakte të gjalla se ushtria serbe vrau mbi gjysëm milioni shqiptarë të pafajshëm.

Siç shkruan ky shkrimtar hebre në këtë libër, më shumë se 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun e Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912.

Shkrimtari hebre Leo Freundlich asokohe me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e paktë që ruajti koleksionin e të gjitha gazetave prestigjioze të kohës, që tregonin për shfarosjen e së paku gjysëm milioni të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

Po t’i paraqesim disa fragmente nga ky libër ku pasqyrohen mizoritë barbare serbe ndaj shqiptarëve.

“Me qindra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundën tu shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të altilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ata që fsheheshin në shtëpite e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe therreshin si delet. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, më pas lidheshin, bëheshin kapicë, mbuloheshinn me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se gratë ishin shtatzëna, u çahej barku me bajoneta dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në maje të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therrjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”.

Masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëve Leo Freundlich i përshkruan si vijon: “Afër Shkupit, 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan nga ushtria serbe. Shumë fshatrave u ishte vënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjeshtë, edhe pse kurrfarë armë nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duheshin zhdukur e çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin”, shkruan në këtë libër.

O Patriark Porfirije, po ta rikujtojmë se vetëm në fund të shekullit të 20-të Serbia filloi dhe kreu tre agresione gjenocidale e vrasëse në Kroaci, Bosnje e Hercegocinë dhe në Kosovë, duke bërë gjenocide trishtuese, duke vrarë, masakruar e dhunuar me mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm.

Në agresionin gjenocidal që Serbia e kreu në Kosovë në vitet 1998/99, ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë vranë dhe masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmije duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Dhunuan në mënyrën më shtazarake e makabëre 20 mijë femra shqiptare.

Rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare 1650 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

E bënë shkrumb e hi Kosovën dhe shkaktuan eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve.

Po ua rikujtojmë edhe disa dromca nga rrëfimet autentike nga libri me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara në Koasovë gjatë luftës 1998/99” të autores kosovare Luljeta Selimi.

“ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”.

O Patriark Porfirije, ti dhe tërë klerikët e Kishës Orthodokse Serbe besimin fetar e keni kuptuar krejtësisht gabim e mbrapsht, dhe se do të jepni përgjegjesi para Zotit.

Pas të gjitha këtyre mizorive që Serbia i kreu në Kosovë, as nga ti dhe as nga ndonjë klerik tjetër nga Kisha Orthodokse Serbe nuk dëgjuam as edhe një fjalë dënimi, pendimi apo mëshire për këto krime që serbët i kryen në Kosovë ndaj shqiptarëve yë pafajshëm, e që ishte obligimi i juaj parësor i edukimit shpirtëror, nëse me të vërtetë besoni në Zot.

Ju klerikë të Kishës Orthodokse Serbe, kujtojeni Zotin, dhe mos nxitini urrejtje dhe luftëra kundër shqiptarëve, sepse në jetën e përtejme vendin e keni në Xhehenem.

O Patriark Porfirije, po ua rikujtojmë se sot Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe e Serbia u shporr nga Kosova në pranverën e vitiit 1999, nga luftëtarët e UÇK-së dhe nga bo,mbardimet 78 ditore të avionëve NATO-s për ta ndalur gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve autoktonë.

Në Kosovë sot jeton një pakicë serbe që i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Kisha Orthodokse Serbe është i vetmi institucion fetar në botë, i cili në vend që ta fisnikërojë shpirtin e besimtarëve serbë, ajo i nxit për luftëra, gjakderdhje dhe okupim të trojeve shqiptare.

O Patriark Porfirije, larg duart nga Kosova, sepse Kosova është tokë e shenjtë shqiptare, e larë dhe e njomur me gjakun shqiptar.

Kishën Orthodokse Serbe dhe serbët për krimet e kryera ndaj shqiptarëve do t’i dënojë Zoti në këtë jetë dhe në jetën e përtejme.

Image

Burimi/botasot.info/

Dosja për vrasjen e Xhemajl Mustafës, ky është reagimi i Ismet Beqirit

No Comments Aktualitet Lajme

Edhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ismet Beqiri, ka reaguar pas publikimit të dosjes për vrasjen e ish-bashkëpartiakut Xhemajl Mustafës.

Ai ka thënë se pas 20 vitesh, po nis vënia e drejtësisë për vrasjen e Mustafës, përcjell Bota sot.

Sipas tij, zbulimi dhe dënimi i vrasësve të Mustafës është lehtësim për familjarët e tij dhe qytetarët e Kosovës.

Reagimi i plotë i Beqirit në Facebook:

Sot pas 20 vitesh kemi shkëndijat e para të vënies së drejtësisë. Sot pas 20 vitesh, po shihet dritë në fund të tunelit.

Drejtësia për shumë kohë e mohuar, sot po jep fije shprese për t’u ndriçuar. Zbulimi dhe dënimi i vrasësve të Xhemajl Mustafës është sado pak lehtësim për familjarët e Xhemës dhe qytetarët e Kosovës.

Drejtësia s’mund të lihet pikëpyetje, që shpirti i Xhemës me shokë të pushojë i qetë.

Më mirë vonë se kurrë.

U prehtë në paqe, intelektuali, i urti Xhemajl Mustafa.

Burimi/botasot.info/

Albin i dashur, mos konkuroni me deputetët tuaj vetëm në Shqipëri, po ejani edhe në Maqedoninë Veriore!

No Comments Lajme Opinion

NGA SULEJMAN MEHAZI
I nderuar Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, mos konkuroni me deputetët tuaj vetëm në Shqipëri, po ejani edhe në Maqedoninë Veriore, mos të themi 80%, po të jesh i sigurtë se 70% e shqiptarëve ju duan në Republikën e Maqedonisë Veriore!

Ama ejani vet si LVV e jo të bashkëpunoni me partitë tjera shqiptare të RMV-së, sikurse që keni konkuruar vet me deputetët tuaj në Shqipëri, të njëjtat veprime politike t’i bëni edhe në RMV, nëse në RMV lidheni me opozitën shqiptare që tani ju themi se do dështoni, nëse vini vet fuqishëm do fitoni.

Bile në Republikën e Zaevit do jesh më i sukseshëm se në Republikën Shqiptare të Edi Ramës.

Shumica e qytetarëve të Shqipërisë mendërisht janë të ngjashëm si Rama e Enveri, kanë karraktere të prapshta e do dështoni për shkak se dinakërinë e zilinë e Enver Hoxhës e kanë në shpirt e nuk do ju durojnë të vini nga Kosova me deputetët e LVV-së. Sidomos ata të jugut, të Gjirokastrës, nuk do ju votojnë se me vete e kanë atë xhelozinë shpirtërore të superioritetit politikë e intelektualë e kurrsesi moral.

Ashtu sikurse izrailitët që krenohen e lavdërohen me historinë e tyre të profetëve, poashtu edhe gjirokastritët krenohen e lavdërohen me historinë e tyre politike, shkencore e letrare të Enver Hoxhës, Eqrem Çabejt e Ismail Kadaresë.

Fitorja juaj, i nderuar Kryeministër Albin Kurti do jetë e sigurtë në RMV, kurse shumë e rëndë në Shqipërinë e Enver Hoxhës dhe të Edi Ramës.

Burimi/botasot.info/

Jeta pas IS-it: Një grua rrëfen tmerrin që përjetoi në Siri

No Comments Intervista Lajme

Sabinella Ayazbaeva i ka pesë fëmijë të vegjël. Ajo vijon kurse të psikologjisë në universitet dhe mban një punë me orar të shkurtuar në një qendër rinore në qytetin e saj në Kazakistanin qendror.

Por ajo ndan kohën e saj për të marrë pjesë në fushatën kundër ekstremizmit, të cilën e ka organizuar ky shtet. Fushata ka për qëllim paralajmërimin e të rinjëve kundër rreziqeve nga grupet terroriste, të cilat synojnë rekrutimin e anëtarëve të rinj në internet, përmes përdorimit të fesë.

Ayazbaeva është e veja e një luftëtari të grupit militant të ashtuquajtur, Shteti Islamik (IS). Ajo bën pjesë në grupin e 600 qytetarëve të Kazakistanit, të cilët u riatdhesuan nga kampet e Sirisë më 2019.

Ayazbaeva, 31-vjeçare, kishte kaluar pesë vjet në Siri. Ajo tha se ka qenë dëshmitare e vrasjeve brutale dhe “padrejtësive të trishta” të kryera nga IS-i, derisa ka jetuar në frikë të vazhdueshme nga sulmet vdekjeprurëse ajrore.

Në intervista, fjalime dhe takimet tjera, Ayazbaeva flet për zhgënjimin dhe tmerret e jetës nën IS-in në Siri. Ajo shpreson se do të ndikojë te të tjetër që të mos “bëjnë gabimet” që ajo dhe burri i saj i kanë bërë më 2014.

Si fillloi?

Një martesë e lumtur, biznes të suksesshëm dhe një banesë. Kjo thotë të ketë qenë jeta e saj para se të shkojë në Siri. Ajo dhe burri i saj bënin një jetë të qetë, ishin praktikues të fesë islame dhe shkonin në një xhami lokale.

Kjo mënyrë jetese vazhdoi derisa burri i saj nuk filloi miqësinë me grupe islamike “jotradicionale” online, thotë ajo.

Në vitin 2014, ai e bindi Ayazbaeva-n se duhej të shkonin për të jetuar në Siri në mënyrë që të rrisnin fëmijët e tyre në një shtet islamik.

Ata morën tre fëmijët e tyre – të moshës midis një dhe gjashtë vjeç – dhe u larguan nga Kazakistani. Familjarëve u thanë se do të shkonin “për një pushim familjar”. Kjo familje brenda disa javësh arriti në Raka të Sirisë. Në atë kohë ky qytet ishte fortesa kryesore e të ashtuquajturit Kalifati Islamik. Menjëherë pas arritjes ata u përballen me realitetin e vërtetë.

Burri i saj nuk vinte me ditë të tëra në shtëpi pasi ishte bërë luftëtar. Sulmet ajrore ndodhnin në baza ditore duke e detyruar Ayazbaeva-n dhe të tjerët të fshiheshin në bodrumin e ndërtesës në të cilën jetonte. “A është rradha ime të vritem?”, ishte pyetja që ajo e mendonte. Ayazbaeva do të bëhej dëshmitare e skenave të tmerrshme.

“Trupa të grave dhe fëmijëve pa gjymtyrë nxirreshin nga rrënoja”, thotë ajo.

Të përballur me këtë situatë, çifti synonin të largoheshin nga Siria, por e dinin se nuk kishin asnjë mundësi ta bënin këtë, pasi militantët e IS-it “vrisnin të gjithë ata që dëshironin të iknin”, thotë ajo. Nga Kazakistani iu erdhi një lajm i keq për shkak të vendimit të tyre për të shkuar në Siri. Me të kuptuar se vajza e saj kishte shkuar në Siri, nëna e Ayazbaevas pësoi sulm në tru.

Para se burri i saj të vritej nga një sulm ajror më 2017, ajo në Siri kishte lindur edhe dy fëmijë tjerë. Bashkë me pesë fëmijët e saj mbetën nën mëshirën e luftëtarëve të Shtetit Islamik. Në atë kohë ky grup po humbte terren nga ushtria siriane dhe forcat kurde.

“Periudha e urisë së madhe filloi më 2018 në zonat e kontrolluara nga IS. Ishte shumë e vështirë që t’ua shpjegoja fëmijëve pse nuk kemi ushqim. Bëja supë nga bari”, thotë ajo. Më pas, Ayazbaeva dhe fëmijët e saj përfunduan në fshatin Baghuz, që ishte rajoni i fundit nën kontrollin e IS-it. Në fillim të vitit 2019, vetëm disa javë para mposhtjes së grupit militant Shteti Islamik në këtë fshat, ajo mori rrugën për në kamp të refugjatëve të kontrolluar nga kurdët. Ky moment shënoi pikë kthese në jetën e saj.

Fillim i ri

Derisa po qëndronte në kamp, forcat kurde i thanë asaj se Kazakistani do të “dërgojë një aeroplan për të kthyer shtetasit e tij në shtëpi”. Ajo kaloi vetëm disa javë në kamp para se të riatdhesohej.

“Në kamp ishte ftohtë, por dallimi ishte se kishim ushqim dhe nuk kishte sulme ajrore. Ishte disi më e durueshme sepse e dinim se aty jemi vetëm përkohësisht dhe do të shkojmë në shtëpi”, thotë ajo, duke treguar se aeroplani nga Kazakistani arriti më 6 maj të vitit 2019.

Ayazbaeva tregon se si ishte emocionuar shumë, kur në aeroport, një grua me uniformë të ushtrisë së Kazakistanit i kishte thënë: “Më lejo ta mbaj foshnjën, t’i mezi po qëndron në këmbët tua”.

Në kuadër të një operacioni riatdhesimi, të ndërmarrë në periudhën janar-maj 2019, Qeveria e Kazakistanit ka kthyer rreth 600 shtetas të saj nga Siria.

Më 4 shkurt 2021, u njoftua se janë riatdhesuar edhe 12 persona, katër burra, një grua dhe shtatë të mitur. Të paktën 800 shtetas kishin shkuar në Siri dhe Irak për t’u bashkuar me grupet militante, kanë njoftuar autoritetet e Kazakistanit.

Në muajin maj të vitit 2020, autoritetet burgosën 31 burra dhe 12 gra të riatdhesuar, të cilët u akuzuan për terrorizëm. Ndërsa ndaj disa të tjerëve po zhvilloheshin hetime.

Kur u kthye në Kazakistan, Ayazbaeva dhe të tjerët u dërguan në një qendër rehabilitimi në qytetin Aqtau. Ata menjëherë iu nënshtruan një kontrolli mjekësor dhe kishin në dispozicion edhe seanca këshillimi me psikologë dhe specialistë të tjerë.

Pas qëndrimit në një qendër rehabilitimi në qytetin e saj, asaj iu tha se është e lirë të rifillonte jetën normale të saj.

Përzirje ndjenjash në shoqëri

“Për dy muaj të tërë mendoja se ishte vetëm një ëndërr”, ka thënë Ayazbaeva në njërin prej fjalimeve të saj publike. “E kisha ëndërr të flija nën një çati dhe në shtrat të butë”, kishte thënë ajo.

Pasi ajo filloi një kapitull të ri të jetës në shtëpinë e saj të vjetër në Kazakistan, tashmë përparësia e saj ishte që fëmijët të bënin sërish miq, të krijonin lidhje me gjyshërit dhe të afërmit tjerë, pra të kishin një tranzicion të qetë aty.

Shpresa e saj është që fëmijët ta mundin traumën e shkaktuar gjatë pesë vjetëve të jetës në një zonë lufte.

Ayazbaeva, tash jeton afër prindërve të saj. Ajo mban raporte edhe me familjen e burrit të saj të vrarë në Siri.

“Kishte një reagim kryesisht pozitiv të shoqërisë ndaj meje. Kurrë nuk ka ndodhur që dikush të më quaj terroriste. Megjithatë, disa prej miqve të vjetër kanë frikë të shoqërohen sërish me mua”, thotë ajo.

Kazakistani është vend në Azinë Qendrore me rreth 18.5 milionë banorë. Prej tyre, 70 për qind janë myslimanë. Vendi bën kujdes ndaj kërcënimeve terroriste që kanë shënuar rritje.

Në vitin 2016 në qytetin Aqtobe u sulmua një njësi ushtarake dhe qeveria fajësoi ekstremistët islamikë për këtë incident.

Para se të sulmonin ushtarët, rreth 20 islamistë sulmuan dy dyqane armësh, thanë zyrtarët.

Ayazbaeva përmes fjalimeve të saj dhe paraqitjeve publike synon që t’iu bëjë të qartë njerzve se personat si ajo nuk paraqesin kërcënim për sigurinë.

“Unë e kuptoj që disa njerëz na shohin si një bombë e kurdisur për sigurinë, por kjo nuk është e vërtetë”, thotë ajo.

“Unë isha dëshmitare e dorës së parë të atyre tmerreve. Më shumë se çdo kush tjetër, unë e kuptoj se nuk duhet të ndjekim këto ide [radikale]”, shton ajo.

Ayazbaeva është mirënjohjese ndaj Qeverisë së Kazakistanit që ia ofroi një mundësi të dytë. Secili vend që ka shtetas të bllokuar në kampe duhet ta bëjë të njëjtën gjë, thotë ajo.

Pikërisht për këtë çështje, ajo më 2019, mbajti fjalim në Parlamentin Evropian.

Në pyetjen për praktikimin e fesë, Ayazbaeva thotë se vazhdon të jetë një myslimane që shkon në xhami dhe mban hixhab.

Ajo thotë se nuk e fajëson fenë për gabimin e saj që të shkojë në Siri, duke shtuar se “nuk jam e zhgënjyer në besimin tim”./REL

Burimi/(Kosova Sot Online)