Home

Lajme

Kim Mehmeti: Nuk ndërtohet shtëpi pa themel e shtet me identitet të rrejshëm të banorëve!

No Comments Lajme Opinion

Në Maqedoni është thuajse e pamundur të zbulohet numri i saktë i banorëve të saj si dhe cila është përkatësia e tyre etnike. E dini pse? Sepse ajo nuk ka as aq shumë sllavo-maqedonas saç thuhet, e as aq pakë shqiptarë, bullgarë, turq… saç deklarohet.
Pra për Maqedoninë është i pavlefshëm numri i qytetarëve që nuk i përkasin etnisë sllavo-maqedonase dhe, mbase andaj asaj i ndodh e papritura: sa më shumë pakësohet numri i banorëve të saj, aq më shumë rritet numri i politikanëve budallenj që besojnë se mund të ndërtosh shtet duke e ndaluar ‘importin’ e librave në gjuhën shqipe dhe bullgare!
Dhe një Maqedonie të lodhur nga fshehja e fytyrës së vetë të vërtet si dhe nga orvatja të tregohet atë që nuk është, jo vetëm vaksinat kundër Covid 19, por Beogradi ia injekton edhe dozën e urrejtjes ndaj shqiptarëve e bullgarëve, siç ua injekton mendësinë politike serbe.
Tani shtrohet pyetja: cili është roli i drejtuesve të BDI-së në tërë këtë lojë dhe talljen që u bëhet shqiptarëve të Maqedonisë? Siç duket ata prej moti kanë marrë vaksinën me koktejin e mendësisë politike maqedonaso-serbe që të çon të bëhesh i pandjeshëm ndaj fatit të atyre që të votojnë dhe të mundëson të vetë gënjehesh se mund të ndërtosh shtëpi pa themel e shtet me identitet të rrejshëm të banorëve! (Kim Mehmeti)

Burimi/Facebook

Mashtrimet me “call center”/ Policia gjermane pjesë e bastisjeve në Prishtinë (PAMJE)

No Comments Aktualitet Lajme

Në aksionin e policisë që po zhvillohet në Prishtinë e Ferizaj, po marrin pjesë edhe policë nga Gjermania, raporton IndeksOnline.

Dyshohet se disa “call center”-ra në disa lokacione të Kosovës kanë mashtruar qytetarë të ndryshëm.

Pas disa orëve të bllokuar në zyrat e kompanive ku punonin, punëtorët tashmë janë larguar nga vendi i punës.

Në lagjen “Pejton” të Prishtinës janë kryer tri bastisje, ndërsa të tilla kishte edhe në Ferizaj.

Policia ka konfirmuar për IndeksOnline se bëhet fjalë për veprimtari të mashtrimit nga këto kompani./IndeksOnline

Hoxhaj: Osmani është figurë përçarëse, funksionon nën diktatin e Kurtit

No Comments Aktualitet Lajme

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se partia që ai po udhëheqë me të e mbështetë konstituimin e institucioneve shtetërore.Ai ka thënë se krijimi i këtyre institucioneve nuk duhet ta rrezikojë demokracinë në Kosovë dhe të kërcënojë ndarjen e pushteteve.Sipas tij nuk duhet të instalohet kontrollimi i pushteteve nga një parti. Hoxhaj ka thënë se kandidatja për presidente, Vjosa Osmani është figurë përçarëse.

“Ne i kemi disa arsye pse nuk e mbështesim Osmanin si presidente. Ajo ka qenë figurë përçarëse dhe aspak unifikuese. Ajo figurën e saj e ka ngritur në frymën përçarëse. Ajo është kandidate partiake. VV-ja si para zgjedhjeve edhe pas zgjedhje nuk ka kërkuar konsensus me partitë. Në histori të këtij institucioni, është e para që ka përdorur zyrën për të krijuar parti politike”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Osmani është nën diktatin e Kurtit dhe do t’iu shërbejë interesave të tij.Hoxhaj ka thënë se ajo nuk ka kulturë nacionaliste.

Burimi/java.lajmet.live/

Izet Mexhiti: Të gjithë funksionerët e BDl-së që kryejnë funksion publik janë jolegjitim

No Comments Lajme Opinion

Nënkryetari i BDl-së, Izet Mexhiti thotë se nuk e din se kurë do të mbahet mledhja e këshillit të përgjithshëm të BDl-së për zgjedhjen e kryesisë së re dhe trupave tjera drejtuese të partisë. Mexhiti për “Slloboden Peëat” tha se mos zgjedhja e organeve drejtuese e bën që funskionerët partiak të jenë jolegjitim, përcjellë TOP24.

” Pas kongresit, këshilli i përgjithshëm nuk është mbledhur pët të zgjedhur udhëheqësinë e re të partisë sidhe organet partiake edhe pse ne mbledhjen që u mbajtë muajn e kaluar në të cilin u diskutua puna e funksionerëve partiak në qeveri. Sipas kësaj, të gjithë funskionerët partiak të cilët janë kryerës të detyrës janë jolegjitim. Për subjekt të organizuar dhe parti të madhe siç është BDI kjo gjendje është e papranueshme sepse ajo është në qeveri disa vite me radhë.” thotë Mexhiti për Sloboden Peçat.

” Nuk ka një datë kur këshilli i përgjithshëm do mundej të mblidhej për ti zgjedhur organet drejtuese të partisë” thotë Mexhiti për Sllobodenpeëat, përcjellë TOP24.

Ndryshe pas kongresit të BDI-së të mbajtur në Dhjetor të 2019 në Shkup, këshilli i përgjithshëm i BDI-së është mbledhur vetëm njëherë edhe atë muajn e kaluar, por nuk zgjodhi kryesinë e re dhe organet partiake të cilët duhet të realizojnë politikën partiake të BDI-së, shkruan Sllobodenpeçat përcjellë TOP24.

Burimi/tetovaexpres.com/

Enver Hoxha në ndjekje të kosovarëve të arratisur

No Comments Argëtim Histori

Shkruan: Kastriot Dervishi

Si përndiqeshin kosovarët e etiketuar si reaksionar

Divizioni i 5-të merrej me arrestimet e elementit nacionalist shqiptar, duke kryer kësisoj ekspedita policore nënshtrimi. Nuk kishte këmbë nazisti në Kosovë e treva. Luftohej vetëm kundër shqiptarëve. Shiheni telegramin e mëposhtëm. Shefi i komunistëve të Tiranës kërkon të dijë të dhëna nga operacionet policiore që zhvilloheshin kundër shqiptarëve në trevat shqiptare në Jugosllavi. Paralelisht kryhej mobilizimi me forcë e shqiptarëve (që arratiseshin më pas).


7 prilli 1939, fashizmi dhe komunistët

Më 7 prill 1939 Italia fashiste pushtoi Mbretërinë Shqiptare. Më 8-12 prill 1939 në rolin e një qeverie, funksionoi një organ ekzekutiv i drejtuar nga Xhafer Ypi. Ky organ, nuk nxori shumë vendime, por ama ato që nxori ishin të rëndësishme. Nuk po u bëj të ditur vendimet nr.1, 2, 3, por vendimin nr.4, i cili lironte nga përgjegjësia gjithë bolshevikët e dënuar në shkurt 1939 dhe atë çast të arratisur në drejtime të paditura. Regjimi fashist që po vendosej nuk kishte gjë me komunistët. Dhe koha provoi se shumë komunistë do ta tregonin me vepra dashurinë për fashizmin.


Rruga e brigadës së 5-të

Kjo hartë tregon udhëtimin e brigadës së 5-të komuniste nga janari 1944 e deri në mars 1946. Kalimi dhe qëndrimi në trojet shqiptare është bërë në kohën kur nuk ka pasur ushtri pushtuese naziste atje. Brigada i shërbeu vetëm vendosjes së pushtetit jugosllav dhe kreu operacione me karakter policor kundër popullsisë shqiptare atje.
(Harta është bërë nga drejtuesit e brigadës)


Partizanet dhe partizanët në Kërçovë

Disa muaj pasi kishte mbaruar lufta, këto trupa që shikoni në foto, e që i përkisnin brigadës së 5-të komuniste, i shërbenin vendosjes së pushtetit jugosllav në trojet shqiptare. Fotoja e burrave partizanë është në Kërçovë. Fotoja e grave partizane është gjendur me të njëjtin grup dokumentesh me fotot e brigadës në Maqedoni, por nuk ka shënime ku është saktësisht.


Divizioni i 5-të, vegël e OZN-a, kundër shqiptarëve të Maqedonisë

Në krah të OZN-as (Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit) jugosllave, sigurisht pa asnjë prani pushtuesi nazist, forcat e divizionit të 5-të “nacionalçlirimtar” dhanë kontribut themelor në masakrimin e popullsisë shqiptare të atyre trevave dhe në vendosjen e sigurt të pushtetit jugosllav. “Të vëllazëruar” dhe me portretet e shokut Tito, “mikut më të madh të popullit shqiptar”, komunistët partizanë nga Shqipëria, por kryenin një prej tradhtive më të mëdha kundër vëllezërve të tyre në hapësirën e shtetit jugosllav. Nuk ka asnjë rrethanë ligjëruese për këtë veprime të këtyre njësive në trojet shqiptare të pushtuara nga armiku më i madh i shqiptarëve, armik me të cilin këta ishin “vëllazëruar”. Në raportin e komandantit të divizionit nënkolonel Hito Çako, ndër të tjera thuhet:

“Gjendja e reaksionit. Këtë muaj është bërë më e zezë. Ndjekjet që kanë bërë forcat tona së bashku me forcat jugosllave dhanë rezultat vrasjen e Nefail Kërçovës vetë i pestë, kriminel me famë dhe reaksionar me një farë influence në pjesën shqiptare. Të tjerëve u janë prishur bazat nga ndjekja dhe nga fitorja e Frontit në zgjedhje, prandaj të demoralizuar dhe pa asnjë perspektivë kanë filluar të dorëzohen te forcat tona dhe OZN-a e vendit. Kanë ngelë me rëndësi vetëm 6 vetë nën komandën e Hamza Lumës, po edhe këtu qëndrojnë në pasivitet për sa i përket punës politike dhe ushtarake në dëm të Frontit”.

Nuk e di si mund t’i duken këto informacione, “patriotit” të madh z.Pëllumb Xhufi që qimen në dokumentin e CIA-s e sheh edhe në hënë, por traun jugosllav të vetes nuk arrin ta shquajë ndonjëherë.

blob:https://www.facebook.com/e521b911-89ce-4bcf-95b3-80b5ac1a67de

Burimi/ballikombetar.info/

Studimi Gjenetik i Universitetit të Kalifornisë: Shqiptarët, më homogjenët në Evropë, ja karakteristikat

No Comments Argëtim Histori

Dy profesorë të Universitetit të Kalifornisë, Peter Ralph dhe Graham Coop kanë botuar një studim për Gjeografinë Aktuale Gjenetike të Paraardhësve në të gjithë Evropën

Ardit Rada/ Oltion Rrumbullaku

Ky studim ka shfrytëzuar një bazë të dhënash të quajtur POPRES, që ka marrë të dhënat gjenetike të 2,237 europianëve që janë kryesisht banorë në Londër, Mbretëri e Bashkuar, dhe Lozanë, Zvicër. Meqenëse këto dy qytete kanë individë që kanë origjinë nga e gjithë Evropa, atëherë të dhënat e tyre gjenetike janë përdorur për të verifikuar trashëgiminë gjenealogjike të banorëve të Evropës deri në 3 mijë vjet më parë.

Pjesë e këtij studimi ishin dhe të dhënat gjenetike të 9 shqiptarëve nga Shqipëria dhe 14 shqiptarëve nga Kosova. Të dhënat gjenetike të këtyre 23 shqiptarëve me banim në Londër dhe Lozanë janë krahasuar me të dhënat gjenetike të individëve me origjinë nga e gjithë Evropa.

Në fakt, studiuesit kanë marrë vetëm gjuhën si vijë ndarëse kështu që të gjithë shtetet sllave në Ballkan janë përfshirë në një grup të vetëm.

Ky studim mundëson shumë diskutime, megjithatë rezultatet nga tabela në faqen 37 tregojnë faktin që shqiptarët janë kombi më homogjen në Evropë dhe që të gjitha popullsitë e Ballkanit kanë paraardhës të përbashkët me shqiptarët që datojnë më shumë se 2 mijë vjet përpara edhe përpara dyndjeve sllave në këto rajone.

Duket se tashmë biologjia dhe studimet gjenetike do t’i japin të drejtën shqiptarëve që të quhen popullata më autoktone e Ballkanit dhe të konsiderohen në mënyrë të padiskutueshme si pasardhës të ilirëve në histori.

Për rastin e Shqipërisë Studimi i Universitetit të Kalifornisë i kushton vendit tonë një hapësirë të veçantë duke e marrë atë si shembull. Më poshtë është pjesa ku përmendet Shqipëria, ndërkohë që ajo nuk mungon në tabelat ilustruese dhe në shifra. “Niveli më i lartë i Prejardhjes së Përbashkët të Identitetit gjendet tek individët që flasin gjuhën shqipe (nga Shqipëria dhe Kosova), që kanë një rritje të prejardhjes së përbashkët që vjen që nga 1,500 vjet më parë.

Kjo sugjeron që një pjesë e rëndësishme e pararendësve të shqiptarëve moderne kanë qenë nga një grup relativisht koherent dhe i mbledhur popullsie që ka qenë i qëndrueshëm për të paktën 1,500 vitet e fundit.

Po ashtu këto individë kanë numër të ngjashëm paraardhësish edhe me popullsitë e afërta, si dhe individët në pjesë të tjera të Evropës, duke treguar që popullsitë shqipfolëse nuk kanë qenë aq shumë të izoluara.

Për më tepër, individët Grekë (dhe disi më pak ato të vetëquajtur Maqedonas) kanë një numër më të madh paraardhësish me shqiptarët sesa me fqinjët e tjerë, ndoshta për shkak të efektit më të vogël të pushtimeve sllave në këto popullsi.” Përfundimi tregon se shqiptarët janë populli më homogjen, por edhe që i kanë dhënë më shumë se të tjerët vendeve fqinje.

Krahinat shqiptare dhe tiparet: Një lab, një myzeqar, një mirditor… “…Antropologjia ka ndryshuar shumë me kalimin e kohës, por disa gjëra mbeten si modele. Që në vitet 30 kanë ardhur profesorë të huaj që janë tërhequr nga tipat e shqiptarëve dhe kanë gjetur në krahina të veçanta disa tipare që janë tipike. Për shembull tipi i Kthellës së Mirditës, që është në luginën mbi Rrëshen deri në Kurbnesh.

Popullsia e atjeshme, për shkak të gjerësisë së madhe të kokës, fytyra u vjen në formë trekëndëshe dhe që përfundon me një formë maje në mjekër. Kanë një pigmentim të errët të fytyrës, flokëve dhe syve.

Nëse vjen një banor i asaj zone në Tiranë, ndoshta në 15% të rasteve, dallohet. Megjithatë nuk është më koha e studimit të tipareve fizike.

Ka zona që për shkak të sistemit fisnor, kanë marrë dhe kanë dhënë në një rreth shumë të ngushtë zonal. Duke marrë e duke dhënë nuse në një territor të kufizuar, kjo ka bërë që gjenet të koncentrohen në të njëjtën zonë.

Në Labëri, zona e Kurveleshit nga Progonati deri në Golëm të Gjirokastrës, i kanë mollëzat të kërcyera karakteristike dhe një ngjyrë më të zbehtë të lëkurës. Syri pak a shumë i mbyllur dhe zëri si piskamë. Këta persona dallohen jo vetëm që janë nga Labëria, por që i përkasin pikërisht kësaj zone.

Në Myzeqe, zona e Dherit të Butë, apo ‘lalët’ në kuptimin klasik të fjalës, po të shohim kanë një hundë që nuk ka formën e banorëve të Tiranës për shembull. Këto nuk duhen marrë për kapital, pasi këto tipare interpretohen vetëm në 10-15% të rasteve.

Por struktura gjenetike është krejtësisht e kontrollueshme. Sa i përket bukurisë së njerëzve, ajo nuk lidhet vetëm me origjinën nga gjyshërit apo trashëgimin e tipareve, por edhe nga avancimi i kulturave…”

Portret shqiptari dhe greku Portret shqiptari dhe greku – grafikë e Dominique Papety. Kjo grafikë është realizuar rreth 1847-1848, nga Domenique Papety piktor i “shkolles franceze” (dimensionet H. 00,140 m; L. 00,289 m) “Dy portrete në profil… Shoqëruesi im shqiptar , i quajtur Dimitri (në të majtë) dhe çarkaxhiu grek Anastasi (në të djathtë ) – do të shkruante autori në një letër drejtuar prindërve të tij në 6 maj 1847.

Vendndodhja aktuale: Muzeu i Luvrit – Departamenti i Arteve Grafke Vepra e parë që shpjegon racën shqiptare Në vitin 1944, një shqiptar mori përsipër për herë të parë të bëjë një studim mbi prejardhjen. “Raca shqiptare’ është libri i doktorit Jakov Milaj, por kjo vepër u ndalua.

E ripa dritën e botimit në vitin 1997, duke u konsideruar si i pari studim antropologjik. Milaj hedh për herë të parë në rrugë shkencore teza mbi prejardhjen e vendasve. Kjo vepër u nxit edhe nga fakti se gjatë Luftës së Dytë Botërore, ideologjia naziste kishte si bazë dallimet raciale në botë.

Në parathënien e librit, botuesi Ismail Mal’ Osmani shkruan: “Ky studim nuk ësht bërë për t’u marrë me racizëm në kuptimin politiko-filozofik që i japin këtij skaji popujt e tjerë të botës.

Në një vend si ky i yni, ku nuk njihen as fillet e shkencave biologjike dhe ku nuk dihet, as në vija të përgjithëshme, se cila ësht’ paja morfologjike e shpirtrore që ne na bën të çquhemi nga popujt e tjerë të Ballkanit e t’Evropës, të hidhet në shesh një ide e këtillë do t’ishte gjë fare e papjekur dhe nuk do të jipte asnjë përfundim praktik.

Qëllimi i hartimit të kësaj vepre ka qënë që të nxjerë në shesh disa të vërteta, gjer më sot të panjohura, mbi racën t’onë dhe t’u japë shkas, atyreve q’e ndjejnë vehten të zotin, për t’u marrë pak më tepër me biologji e me anthropologji.

Përfundimet që ka për të nxjerëlexonjsi nga këto faqe janë të thjeshta dhe, ndofta, të njohura intuitivisht prej shumë Shqiptarvet, rne gjithë se të mohuara prej të huajvet dashakeqë : se populli arbëror ka një origjinë të vetme e të përbashkët; se ësht anas (aukton) në të gjitha viset ku banon sot; se as midis myslimanvet e kristjanvet, as midis Gegvet e Toskvet nuk ka ndonjë ndryshim racor; e, më në funt, se ndihet nevoja për një politikë shoqërore që të synojë fuqizimin fizik të racës shqiptare.”

Me italianët më shumë pasardhës se me këdo tjetër Studiuesit pohojnë në raportin e tyre se origjina e shqiptarëve modernë është e diskutueshme, dhe argumentohet që shqiptarët mund të jenë pasardhës të Ilirëve (Uilkes, 1996), të cilët banonin në pjesë lindore të Adriatikut dhe në Salenton e sotme (Itali) gjatë periudhës romake.

Rezultatet tona janë pa diskutim në përputhje me këtë këndvështrim, duke përfshirë faktin që Italianët kanë më shumë paraardhës të përbashkët me shqiptarët sesa me popullsi të tjera, por duhet përmendur këtu që një pjesë e tyre janë brenda kohëzgjatjes prej 1,500 vitesh që tregon emigrime të mëvonshme të shqiptarëve drejt Italisë 4 tiparet kryesore të një “shqiptari tipik” Për antropologjinë e shqiptarëve ka pak studime.

Vetëm më 1973, u ngrit një bërthamë zyrtare antropologjike, e cila më 1976 u vendos në Akademinë e Shkencave. (Një grup pune i asaj kohe punonte në Katedrën e Anatomisë në Fakultetin e Mjekësisë në U.T). Prej punës së tyre, kemi sot, një lloj identikiti të tipareve shqiptare, në të cilën është arritur, pas një pune jo të vogël, në dy drejtime:

a – gjurmimi i tipareve antropologjike në zonat e mëdha etno-kulturore shqiptare,

b – studimi i materialeve skeletore nga epoka të hershme historike, me qëllim përcaktimin e tipave antropologjikë në trevat shqiptare. Bazuar në këto studime, që kulmuan në vitet ’80, mund të thuhet, se nga pikëpamja antropologjike, te ne shqiptarët mbizotërojnë ato që njihen si “tipare adriatike” (janë tipare mbizotëruese, pra i përkasin shumicës, por jo të gjithë shqiptarëve).

Këto tipare mbizotëruese janë:

1 – Koka e shkurtër dhe e gjerë, e sheshuar në pjesën e pasme.

2 – Fytyra e lartë dhe e gjerë në pjesën e sipërme.

3 – Hunda e spikatur me shpinë të mysët.

4 – Shtati i shkurtër ose mesatar.
Studimi Gjenetik i Universitetit të Kalifornisë: Shqiptarët, më homogjenët në Evropë. Popullsia shqiptare, e vetmja me pasardhës të njëjtë në Ballkan.

Burimi/inforculture.info/

Si e bëri Hitleri “rrafsh me tokë” Beogradin më 1941

No Comments Argëtim Histori

80 vjet më parë, forcat ajrore gjermane bombarduan Beogradin, duke hedhur përmes forcave ajrore gjermane 440 tonë bomba të ndezshme në kryeqytetin e Mbretërisë së atëhershme të Jugosllavisë.
Sulmi ishte hakmarrje për shkak të grushtit ushtarak në Mbretërinë e Jugosllavisë, me të cilën u rrëzua nga froni mbreti Pavle Karagjorgjeviq, pasi ai nënshkroi paktin me Gjermaninë.

Mbretëria e Jugosllavisë ishte një pengesë për Hitlerin, pasi ishte i vetmi shtet që deri në mars 1941 kishte një qëndrim neutral dhe që ende nuk ishte përkulur nga njëra anë.
Në atë kohë, Hitleri ishte përgatitur intensivisht për të pushtuar BRSS-në dhe aleanca trepalëshe Japoni, Gjermani dhe Itali u bashkuan. Kësaj aleance iu bashkuan edhe Hungaria, Rumania dhe Bullgaria, ndërsa Italia sulmoi Shqipërinë dhe Greqinë, transmeton KosovaPress.

Hitleri në shkurt të vitit 1941, ftoi kryeministrin e atëhershëm Dragisha Cvetkoviq në Berchtesgaden dhe kërkoi që Mbretëria e Jugosllavisë t’i bashkohej paktit, por ata shtyn vendimin dhe Hitleri ftoi edhe Paul Karagjorgjeviq.

Paul mbrojti paktin e pranimit për shkak se parashikonte se Britania e Madhe nuk do të mbrojë mbretërinë nga Gjermania, dhe në fund të marsit nënshkroi paktin, por dy ditë më vonë ai u rrëzua në një grusht- shteti ushtarak dhe u dëbua në Greqi.

Për këtë arsye, në ditën e grushtit ushtarak më 27 mars 1941, Hitleri nxori Direktivën 25 dhe vendosi të bombardojë Beogradin në formë hakmarrjeje. Ai grumbulloi flotën ajrore përgjatë kufirit me Mbretërinë e Jugosllavisë për ta sulmuar atë më 6 prill 1941.
Qindra avionë gjermanë në katër sulme me gjithsej 234 bombardues dhe 120 gjuetarë hodhën 440 tonë bomba të ndezshme në qytet. Kishte 2,274 njerëz të vrarë, dhe të plagosurit ishin disa herë më shumë. Mbrojtja antiajrore nuk mund t’i të rezistojë, andaj u shkatërruan mijëra ndërtesa.

Beogradi ishte pothuajse rrafsh me tokë dhe forcat gjermane hynë në qytet më 12 prill 1941 pa shumë rezistencë.

Operacionet ajrore u drejtuan nga Alexander Löhr, i cili u kap nga partizanët më 9 maj 1945. Ai arriti të ikë, por ata e kapën përsëri më 13 maj dhe e dënuan atë me vdekje.

Burimi/inforculture.info/

Z.ABDIXHIKU DHE LDK ATY KU DUHET, KUR DUHET DHE NË ANËN E DUHUR TË DEMOKRACISË

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

“Jemi për të dhënë zgjidhje edhe kur ato duken të paarritshme. Me forcën politike që kemi kam pasur dy mundësi. Të zgjedh obstruksionin dhe të pengojmë shumicën të marrë vendim ose të jemi pjesë e zhvillimeve duke respektuar nevojën e qytetarëve për stabilitet politik. Kemi zgjedhur të dytën” tha Abdixhiku në lidhje me cështjenqë ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit të Kosovës .

Nuk ka nevojë për shumë koment pasi kjo deklaratë e kryetarit të ri të LDK-së z. Abdixhiku gëzon mirënjohjen dhe respektin më të lartë publik, si një ndërmarrje politike e përgjegjshmërie të lartë kombëtare të LDK-së, e cila domosdoshmërisht premton shumë si dhe kthen reputacionin, besimin e shpresën te qytetaret se tashmë LDK është një forcë politike serioze , politika e së cilës është mbi interesat e ngushta personale dhe politiko-partiake, dhe që mbi të gjitha ka Kosovën dhe funksionimin e shtetit , shoqërisë dhe të ligjit demokratik .

Pra LDK sot, tani, është në anën e duhur të historisë e të demokracisë pasi ka zgjedhur demokracinë, stabilitetin , konsensusin , funksionimin dhe legjitimitetin demokratik, proceduralizmin konstitucional dhe ngritjen e institucioneve të cilat janë shtyllat e shtetit demokratik.

Më cudit fakti se si ky Naser Rugova “ këshillon” Abdixhikun që mos u merr me Vjosën por merru me shtëpinë e vet. Por i themi këtij farë “keshilltari”, se Abdixhiku, Vjosa dhe shqiptarët e vertetë shtëpi të veten kanë Kosovën të parën e pastaj politikën e partinë, apo ky Naseri e ka shfrytëzu postin e deputetit e LDK-në për interesa vetem të shtëpisë së vet! Ata të cilët kundërshtojnë vendimin e strukturave të partisë për interesa personale e inate ata nuk kanë se cfarë i duhen as LDK-së e as Kosovës. Pra LDK-ja duhet të vazhdojë me VETING-un se paska akoma skorje e baltovina politike.

Skënder Karaçica – BELLOVI I SVERKËS DHE FRIGA E UJKUT

No Comments Lajme Opinion

Nga goja e popullit
BELLOVI I SVERKËS DHE FRIGA E UJKUT
Në katundin Sverkë të Llapushës njani e kishte një qenë për qejfi dhe e thërrsnin ,,bellovi,,.
Bellovi ia kishtë frigën ujkut dhe,sa herë që ia ndiente erën e tij se po sillej nëpër katund,ai strukej nën hambar apo të dera e shtëpisë.
Një ditë,në oborrin e shtëpisë kishin ardhur disa argatë që qelnin një bunar për ujë të pijshëm.Derisa ata shkuan të pushojnë,ujku kish pas ra në fund të bunarit.Kur e panë se çfarë kishte ndodh me ujkun,argatët e menduan mirë dhe,vendosën që të lëshojnë në bunar bellovin.
Posa e afruan afër bunarit,bellovi filloi të nuhasë erën e anmikut të tij dhe,i nguli kambet që mos të ketë punë.Mirëpo,argatët nuk ia vetën qejfin dhe e lëshuan në fund të bunarit.Bellovi kur e pa se iu sos sakaku,i ra në qafë ujkut dhe e bani copa-copa.
Argatët nga gëzimi dhe trimnia e bellovit,nisen e po bartasin nga gëzimi:

  • O prite bellov,prite bellov i Sverkës,-ndihej zani i argatëve të gëzuar për fitorën e bellovit ndaj ujkut.
    Tash kur dikush del fitimtar,në odën e burrave në shenjë të humorit dhe të respektit,ia veshin shpejt e shpejt,,llagapin,:
  • Jeni ba si bellovi i Sverkës…!
    (Shënuar në Drenicë)

Burimi/Facebook

Shkollimi miliarda lekë i fëmijëve në Londër/ Justifikohet Kryemadhi: Aq para harxhon Rama për kokainë

No Comments Aktualitet Lajme

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur mbrëmjen e sotme për fëmijët e saj, Borën, Erën dhe Besin, për të cilët shpesh është kritikuar se i dërgon jashtë shtetit për tu shkolluar, ndërkohë që në media kërkon që të rinjtë të kthehen në Shqipëri.

Kryemadhi tentoi të justifikohej duke thënë se të tre fëmijët e saj ndodhen në Tiranë, ndërsa ngriti akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Kryetarja e LSI-së tha në emisionin “Tempora” në Rtv Ora se Rama i harxhon aq para sa ka shpenzuar ajo për shkollimin e fëmijëve në një weekend për kokainë.

“Bora, Era dhe Besi janë në Tiranë. Le të shikojnë dhe timsin se e kontrollojnë vetë. Këtu i kam, as të mos shqetësohen fare.

Të deklarojë edhe Rama paratë e kollareve dhe të pjeshkave të veta dhe të jesh e bindur se aq sa harxhon ai në një weekend kokainë, nuk ka bërë vetëm shkolla e fëmijëve të mi se janë të deklaruara.

Se nuk është marrë vetëm Edi Rama. Unë e kam kërkuar vettingun e politikës. Por do të them një gjë Sonilë, unë dua që fëmijët e mi të jetojnë në Shqipëri. Unë dua që fëmijët e mi ta duan vendin. Për herë të parë po flas sot këtu për fëmijët e mi, por po them një gjë, siç e kam dashur unë nënën dhe babain tim, ashtu dua që të më duan edhe mua fëmijët e mi.

Sepse shikojnë një nënë dhe baba që duan familjen, rethin familjar, duan prindërit e tyre, i shërbejnë prindërve të tyre, nuk i rrahin, as i godasin, e duan njëri-tjetrin dhe pse merren me politikë, i përkushtohen fëmijëve dhe pse merren me politikë, iu përkushtohen njerëzve edhe pse merren me politikë dhe halleve të njerëzve edhe pse merren me politikë. Dhe ajo që dua të them është se jam krenare për fëmijët e mi, që jo vetëm nuk më kanë krijuar asnjë problem, por kanë qenë mbështetës për të qenë kjo që jam, e pavarur nga emocionet politike, emocionet bashkëshortore, dhe nga çdo emocion tjetër”, theksoi Kryemadhi.

Kjo duket si një tentativë e kryetares së LSI-së për tu hedhur hi syve shqiptarëve, të cilët tashmë e kanë të qartë dhe e dinë shumë mirë se ajo dhe presidenti Ilir Meta fëmijët e vet i kanë larguar nga vendi ynë dhe i kanë dërguar në Angli për një jetë më të mirë.

Nga ana tjetër, ata kërkojnë që shqiptarët të qëndrojnë në Shqipëri, ndërkohë që për fëmijët e tyre thonë se i kanë larguar pasi i kanë kërcënuar.

Burimi/ CNA.al