Home

Lajme

Forcat ruse në mbrojtje të Vladimir Putin/ Shërbimi inteligjent i NATO-s ‘mësyn’ drejt pallatit të tij sekret

No Comments Aktualitet Lajme

Forcat ruse të sigurisë kanë krijuar një zonë rreth “pallatit sekret të Vladimir Putinit”, e cila ndalon fluturimet.

Sipas tyre, kjo është bërë pas rritjes së aktiviteteve të Shërbimit Inteligjent të NATO-s.

Siç raportojnë mediat ruse, videoja e fundit e udhëheqësit të opozitës Alexei Navalny, thotë se kjo pronë që gjendet në brigjet e Detit të Zi gëzon mbrojtje të nivelit presidencial nga Shërbimi i Brendshëm rus i Inteligjencës (FSB) dhe Shërbimi i Gardës ruse (FSO).

Kujtojmë se, në vitin 2010, biznesmeni nga Shën Petersburgu, Sergei Kolesnikov kishte dërguar një letër te ish-presidenti rus Dimitry Medvedev duke treguar në detaje për një pallat në Detin e Zi, që dyshohej se po shfrytëzohej nga presidenti aktual Vladimir Putin.

Kolesnikov ka pretenduar se ky projekt është financuar nga para të keqpërdorura, kur Putin ishte njëri nga nënkryetarët e Shën Petersburgut.

Burimi/politikajashtme.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *