Home

Lajme

Gjyla Çeliku – Disa analistë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut heshtin karshi gjithë kësaj dhune dhe diskriminimi…

No Comments Lajme Opinion

Si nuk thonë asnjë fjalë për partitë shqiptare në pushtet që nuk dhanë asnjë deklaratë, qoftë edhe të rrejshme sepse jemi mesuar, por vazhdojnë kritikojne opoziten shqiptare e cila i ka përkrahur cdohere protestat, ka marre pjesë në çdo protestë dhe dënon ashpër dhunën.
Dmth analistët i kemi vetëm për të kritikuar ASH&AAA dhe kryetarët e tyre, ndërsa BDI&BESA nuk ua mban fare as si parti t’i kritikojne, por as kryetarët e tyre, sidomos BDI m’duket ethet ua ka shti më zi se virusi.
Marre ju qoftë, ndaj jemi ketu ku jemi!
Shikoni videot me dhunë ndaj popullit dhe beheni trima e trimëresha te familjet e juaja!
Postoni ndonjë batutë në facebook, ndonjë fotografi nëpër librari sepse ju “lexoni shumë”, ndonjë patriotizëm të rrejshëm dhe ndonjë fotografi me familjen tuaj, ashtu ikni zakonisht nga situatat kur torturohet populli.
Ju intereson leku dhe jo populli!
Pa popull s’ekziston as leku, por mos harroni sepse partitë s’do kene taxhi as për ju pasi ju kufizohet veprimi.
Nejse e drejta juaj, por te pakten me e ndershme do ishte të ishit publikisht aktivistë në partitë që i doni se sa me dinakëri të veproni!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags: