Home

Lajme

Të bashkuar rreth krimit të organizuar, Vota e diasporës hidhet në shportën e KQZ-së për të ja pamundësuar VV-së formimin e organeve të reja të shtetit !

No Comments Aktualitet Lajme

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Humbësit kanë fituar shumë në këto dy dekada dhe frikësohen se me VV-në do të pësoj shumë ashpër dhe se do të merren me përgjegjësi. Në këtë kuadër fare nuk kanë rëndësi faktorët tjerë. Me rëndësi është ruajtja e pushtetit dhe e pasurisë së krijuar.

Është absurde pse po refuzohen votat e diasporës! Rezultatet preliminare tregojnë se partitë politike që e kanë udhëhequr shtetin tash e 20 vjet kanë humbur dukshëm dhe kanë rënë shumë poshtë. LDK ka rënë për 50%. PDK-ja për 30-35%. AAK për 25-35%. NISMA dhe AKR e humbën betejën elektorale fare. Faktet tregojnë për një përmbysje të ashpër të këtyre partive. Tash po numërohen votat nga diaspora. Sipas informatave konstatohet se mbi 60% të votave të mërgimtarëve shkojnë në favor të VV. Vetëm 20% ju takojnë partive tjera. Nga gjendja e tillë mendohet se VV do të kalon, nëse numërohen të gjitha votat, 50% të të gjitha votave dhe kështu vetëm VV do të mbërrijë numrin e 61 deputetëve në Kuvend. Nëpërmes KQZ-së, partitë tradicionale po mundohen ta ndalojnë rritjen e përqindjes së tillë dhe të mos e lejojnë VV-së që pa koalicion ta ndërton Qeverinë e re dhe organet e pushtetit në Kosovë. Ndoshta me koalicion është më mirë që të ndërtohet pushteti. Kjo për faktin se nuk krijohet një pushtetshmëri e cila është shumë e rrezikshme. Këtu është edhe shkaku ndoshta pse u refuzuan mbi 18000 zarfe me vota. Mendohet se kështu ndalet ngritja mbi 50% dhe VV-së i duhet një koalicion. Në kuadër të kësaj dhe të këtyre interesave fare nuk ka rëndësi se çfarë ndihmash kanë dhënë mërgimtarët. Çka dihet është e konstatuar se jo vetëm ushqimi para lufte, por edhe vetë lufta çlirimtare, pa mërgatën nuk do të funksiononte. Kështu është gjendja edhe tash. Mendohet se rreth 1 miliardë Euro hyjnë në Kosovë nga mërgata. Pa mërgatë do të vuante populli i ynë edhe për bukë. Mirëpo këto fakte as për KQZ-në , as për partitë dhe as për pushtetin fare nuk kanë rëndësi. Lufta për pushtet është shumë më e rëndësishme për humbësit.

Burimi/kosova-sot.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *