Home

Lajme

Skënder Karaçica – Studio,Njerëz,Bulevarde

No Comments Lajme Opinion

,,Historia,,e Rron Gjinovcit në studio T7!
Nëse dëshironi të bëheni të ,,famshëm,,dilni në ekran të TV-së dhe folni kutrrum pa kodin e logjikëse dhe të dijes,atëherë lajmi merrë dhenë nëpër Kosovë…!
Kështu,ndodh para syve tanë,ne kendej ekranit kur e kur,dalin burrat dhe djemtë e Kosovës(lexo:Rron Gjinovci,-vërj.ime)dhe flasin e flasin pa thënë asgjë më shumë se një fjalor i djalit të lazdruar dhe duke koritur diplomën e universitetit të Prishtinës(sic!).
E këqyra Rron Gjinovcin kur fliste për aktualitetin në Kosovë në studio T7,që,për qudinë tonë kjo më shumë i ngjante muhabetit në odën me një dritare të vogël,kur e kur,ne kendej ekranit nuk kishim se çfarë të shohim e të dëgjojmë.
Asgjë më shumë se një debat me ngjyra të bulevardit…!
Kush të mësoi dhe ku e keni lexuar se At Gjergj Kastrioti Skenderbeu nuk ka folur shqip…(sic!).Rron kush të mësoi dhe kush të porositi të ,,hidhni dritë,,(sic!)në kronikat e historisë kombëtare shqiptare për Gjergjin dhe Kastriotin e Shqiptarëve…?!?
Po të kishte të ndodhur në ndonjë studio në Zagreb,që ndonjë i krisur mendesh të flasë kutrrum për historinë e popullit kroat sikurse Rroni nga bulevardi i Prishtinës,me bësoni se do të vinin e do ta ngrihnin zhag përtej studios…(sic!).
Rron e keni humbur të drejtën(d)emokratike të (f)jalës së (l)irë që të dilni para kamerave në studio T7,që aq shpesh keni ardhur pa të drejtë sikurse në odën e mixhës(sic!)për (mos)më thënë asgjë,madje asgjë më shumë se pa dijen dhe me kurriz të shembur si një djalë i ri me diplomë të universitetit…(sic!).
Rron,merre me vete diplomën e universitetit e shkoni në Bibliotekën Kombëtare,,Pjetër Bogdani në Prishtinë dhe shfletoni librin e Marin Barletit dhe të historianëve tjerë dhe,nisja e lexoni më shumë se ora e historisë për Gjergjin dhe Kastriotin e Shqiptarëve do të mësoni më shumë dhe do të dini se,Burri i Madh i Atdheut u lind,u rritë dhe foli shqip me gjuhën e Atdheut Shqipëtar të Shqipërisë që bëri shumë për shpëtimin nga Baba Mbret i Bosforit…!
Rron për sot e keni marrë notën e dobët…!
Çikago,mars të motit 2021

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *