Home

Lajme

Ardiana Dhimitër Mitrushi… Ja përse jam emigrant …

No Comments Argëtim Letersi

Emigracioni është dhe mbetet indinjata, shfryrja, përbuzja, përtypja, mballoma ekonomike, idiotësia e kohës, orgazma e kohërave që shfryn testikulat e politikanëve… Çuditërisht emigrantët janë epiqendra e këtyre donatorëve të farës së keqe spermatozoite, që pjellin rrugëve dhe përsëri t’a lënë fajin fukara në derën e gjithëkujt…
Nëse qaj dhe mallohem si shqiptare në vend të huaj, kjo nuk ju jep të drejtën të më ofendoni lotin… Unë nuk ju kam kërkuar të m’a paguani vuajtjen, netet pa gjumë, këngën e pa kënduar apo dëshirën e pa spjeguar…
Edhe nëse shkruaj për shqiptarët dhe Shqipërinë nuk besoj se duhet t’u marr leje autorësie, që ju moderatorët e paformuar të vini dhe më fshini lotin që më pikon nga dhimbja…
Nëse bëni thirrje për ndryshim të sistemit dhe Shqipërisë, transmetoni çdo thirrje në format më demokratike dhe patriotike. Nuk është nevoja për histerizma apo eksentrizma anti-sociale, rinia shqiptare kërkon formim dhe informim korrekt dhe tepër të detajuar për një lëvizje dhe një Shqipëri të shqiptarëve të kulturuar dhe të hapur në lirinë e veprimit dhe mendimit…
Patriotizmi nuk do brirë, por zemër dhe trimëri të paqtë e të mençur…
Me respekt

Ardiana Dhimitër Mitrushi…

Ja përse jam emigrant …

U dogj nënë zeza, qante, vajtonte t’ a’në,
zemra i plasi për fëmijët që ikën, e lanë…
Filluan të ikin të gjithë, mallkonin vatanë,
mallkonin mëngjesin, natën pa gjumë lanë…

Dikush ulërinte, tribunonte për pushtet,
emigranti xhepat mbushte, i shprazte krejt…
Mallkuar qofshi…, orët vraponin me dert,
por përsëri dështakët sot nuk i linin t’ qet’…

Ju… emigrantë, pseudo atdhetarë t’ mallkuar,
mos u qani për atdhe’n që sot ju’ kish’ shkuar…
Sharlatanët, davaxhinjtë, sot luajn’ në pushtet,
xhepa grisur dje edhe sot, por mendjen se vret…

Përsëri fjalën e merr “atdhetari”, ai kokë boshi,
emigranti sot veç n’ dhe të huaj bëheni kokoshi…
Dua t’u them që; ”Ne këtu jemi patriotë të mbar’,
horrat i kemi lëshuar kudo, përsëri do t’ham’ bar…”

Pra, ne jemi “patriotë” që e duam vërtetë Atdhenë,
burrërinë humbëm, për pushtet me kurvat flemë…
Me rryshfetet kurdisur planet, që sjellin “begatinë”,
milionat shtrojmë, duart kan’ zgjatur si gjarprinjtë…

Diku artistja luan simfoninë për harqe dhe kuartet,
t’i luhen, por simfonia e saj dirigjon elegjinë e vet’…
Mbylle ti…, thërret sharlatani që gëzon ca pushtet,
shkon artstja e gjorë, simfonia ulëret veten e vet…

Maskulinizmin ngren’ lart’, por e tundin me dorë,
dje flamurët partiakë, sot prostotucioni me taborë…
Për popullin, me popullin turp edhe faqja e zezë,
po vjen koha jonë që fjala barutin do të ndezë…

Ti je një grua, thërret një partiak dhe dështak,
dje s’u gjunjëzove, por sot ne do të marrim hak…
Hakmarrjen e njohin mirë edhe kur nuk kan’ pirë,
“vuajnë” shumë për popullin jetët për t’ua përpirë…

Dëgjova qaramanin t’ mallkonte emigrantin e gjorë,
mjeranin egoist, si emigrant kokë prerë pa kurorë…
Sot u kthehyen në pushtet, morrën edhe pak lavdi,
por guxuan të t’ marrin nderin dhe gruan me fëm’i…

Prapë t’a matin kokën edhe me një fije të perit,
zhytur brenda xhepave bosh, shkojn drejt ferrit…
Shpesh e thërret emrin tim, m’a përdhos në at’ zyrë,
ti palo burrë, emigrantin e ke kthyer në pasqyrë…

Ti shikohu mirë, shikohu m’a thellë këtë herë,
n’ vend të parave tona merr ca gurrë për t’ blerë…
Ti nuk ble dhe as nuk e shet dot as një pikë turp,
gruan m’a shet për bujë pushteti, por dhe pa turp…

Historia jonë mërgimin e njohu në mote ka’herë,
nënat mbetur vejusha me fëmijë pa burra përherë…
Sakrificën e jetës, kurrë mos na e merrni për vajtim,
kokën pas e mbajmë për familjet tona në vijim…

Ti more zotëri, atdhetar, mbase dhe patriot i vërtet’,
gjyko sharlatanët që vjedhin popullin zhytin n’ dert…
Me borxhe janë mbytur, aty ku thika nuk i mban më,
nga kamatat makabre, sot as gjumi kurrë nuk i zë…

Pensionet qesharake, i qajnë nën dritën e qiririt,
ilaçet varda, gojë e barkun bosh nga vaj’ i pahirit…
Taksat stratosferike nuk ka maskë që i mbulon,
as pandemi Kovidiane që t’i marrë përgjithmon’…

Artistin, aktorin, kompozitorin, muzikantin e gjor’,
i ofron skenën e fantazmës dhe regjizorin piktor…
Skenarët janë shkruar ashtu të bardha në të zezë,
skenën ‘ua ke ndërtuar me ambjente si protezë…

Luajn’, aktrojn’, dhembjen kryneçe qajn’ me oji,
dikur të nderuar, sot akoma presin ditën t’ju vij’…
Këto jan’dhimbje që i referohen realitetit të vërtet’,
artisti qan skenën që mbeti si mbretëri pa mbret…

Ju jeni shkaku që shkaku pagëzohet si emigrant…
Historia do t’ përballet me këtë realitet flagrant,
Ja përse jam emigrant dhe direkt po ju akuzoj,
goja kurrë nuk do t’ më hesht, për sa kohë jetoj…

Ardiana Mitrushi 03/06/2021…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *