Home

Lajme

ALEKSANDRI I MADH – SHQIPTAR APO GREK?!

No Comments Argëtim Histori

I quajtur Aleksandri i Madh, ishte Grek ose Epirot?! Te gjitha provat thone që kombësia e Maqedonasve ishte Ilire, dhe aspak Greke. Prova 1 – Për grekët e antikës së lashtë, popujt që jetonin në Maqedoni ishin barbarë. Grekët e lashtë i identifikonin, si jo grekë. Si mund të ishin Grekë, Maqedonasit, nëse mendoheshin barbarë nga vetë Grekët?!Prova 2 – Një shkrimtar antik Grek i quajtur Estrabone, shkruante se Ilirët dhe Maqedonasit flisnin të njëjtën gjuhë dhe kishin të njëjtat tradita.Prova 3 – Mbreti i maqedonisë Aleksandri i parë, 485-440 p.k, donte të merrte pjesë në Lojrat Olimpike, por u refuzua si barbar. Nëqoftëse Maqedonasit e lashtë do të kishin qenë Grekë, atëherë pse do t’i ishte refuzuar të merrte pjesë në Lojrat Olimpike këtij mbreti Maqedonas?!Prova 4 – Mamaja e Aleksandrit të Madh, ishte një Princeshë me emrin Myrtale, emër absolutisht jo Grek, por më vonë u quajt Olimpia. Epiri ka qenë gjithmonë i banuar nga Ilirët. Shumë mbretër Maqedonas merrnin gra nga Epiri dhe gati thuajse kurrë nga zona të tjera, si shpjegohet ky fakt?!Prova 5 – Mbreti Filip i II-të nuk e mendonte veten si Grek, dhe ka disa shkrime të tilla që është vërtetuar kjo gjë. Prova 6 – Filipi i I-rë ka bërë shumë luftra me grekët dhe ka dashur që të marrë Greqinë në pushtetin e tij. Si mund të jetë grekë një Maqedonas, dhe të bëjë luftra kundër atdhetarëve të tij?!Prova 7 – Një politikan Grek me emrin Demostene, i thonte popullit të tij këto fjalë: “Filipi i II-të nuk është Grek dhe nuk ka të bëjë fare me Grekët”, provë kjo shumë e rëndësishme që Maqedonasit nuk ishin Grek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *