Home

Lajme

Bari Dervishllari – Ndodhi nè vitin e largèt.-Tregim.

No Comments Argëtim Letersi

Stinèt dhe vitet ndèrrohèshin dhe ia linin vèndin njèri tjetrit.
Sapo kishte shkelur dimri,por i ftohtè mè shumè nga vitet e kaluara.Si i thonè pleqtè e fshatit kishte ardhur me satèrr nè dorè.
Nè oxhak digjej njè kèrcu pe lisi e zjarri bubullinte si pèr inat tè dimrit tè acartè qè ishte pèrjashta.
Xha Mirashi kishte ziafet nè shtèpi;kishte bèrè dy nipçet synet.
U mblodhèn miq nga tè katèr anèt dhe tè katèra mèhallèt e fshatit burra dhe gra.
Mirèpo plasi njè gazi pa pritur o vèlla,qè nuk kishte tè sosur.
Shkak u bè njè djalovin i ri,qè nuk dinte si urohèsh nè kèto raste dhe pa u menduarè mirè i tha xha Mirashit nè kokèn tènde..
Po xha Mirashi si i thonè asaj fjalès hazèr xhevapi tha:
-Njè qè pata e bèra synet more bir,po mè mbiu ndonjè tjetèr do tè thèrres ty.
-Ahaha,-plasèn tè qeshuratnga tè pranishmit,kurse djaloshi u skuq nga turpi.
Kèngè e valle muhabet me nota humori ndoshta tepruarè nè etikè,po helbete nè kèto raste festash pranohet.
Njèra nga gratè e mèhallès qè shquhej pèr bejte e kurdisi njè kèngè pèr djemtè e bèrè synet aty pèr aty.
Premè hardhinè dhe u rrit,
ju nipçe mos kini frik.
ç’ka u pre rritet mè shumè,
shelekè sheqer me brumè.
Nipat e veshur me fustane tè bardha deri nè fund tè kèmbève,vajtèn e kapèn pèr qafe bejtexhien qè u nxori merakun e veglès.
plasèn pèrsèri tè qeshurat nga burrat dhe nga gratè..
Pastaj vazhdoi kènga dhe muhabeti deri sa kèndoi kaposhi mèngjezit.Mirèpo ndodhi njè aksident i pa pritur si pèr tè prishur syrin e keq pèr atè gosti aq tè bukur.
Xha Mirashi i lodhur nga pesha e viteve,dhe nga orèt e vona tè natès po dremiste pranè oxhakut.
Pa ndjerè fare i shètoi njè e flamosur,tamam pèr prishje syri.
Si i trèmbur hapi sytè dhe erdhi nè vete nga dremitja.Kur pa rreth tij qeshnin tè gjithè.Dikush tha ashtu si mbytur ,mbytur po u kuptua kunja:
-Na priti xha Mirashi sa na po* Kuse njèri na tè pranishmit iu afrua xhaxhos dhe uli kokèn nè shnjè solidariteti me xha Mirashin.Po ky i fundit si burrè i mènçur qè ishte dhe qè nuk ia hante qeni shkopin,si e pa situatèn e krijuar,iu drejtua mikut qè i ndèjti pranè e i tha: Ngrije kokèn se e bèra unè nuk e bère ti.Po a e di si èshtè kjo punè more mik?Rrofsh o byqè bère njè po***dhe e mora vesh kush mè do dhe kush nuk mè do.
Njèri andej nga fundi tha:
-I mènçuri, po i mènçur mbetet.
Na i kalli njè gozhdè tè ndryshkur xha Mirashi.
Nga libri im i fundit me tregime.
Dyfeku i xha Meços.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *