Home

Lajme

Mentor Kikia – A mund të jetë Albin Kurti alternativa e tretë në Shqipëri?

No Comments Lajme Opinion

Nuk ka asnjë pikëpytje tashmë që Albin Kurti do të shënojë precedenin e parë të shtrirjes së aktivitetit të një partie në dy shtete të ndryshme. VV, në këto zgjedhje garon me disa kandidatë të pavarur, por ajo do të jetë një realitet në skemën politike shqiptare. Albin Kurti është përfshirë vetë në mbështetje të tyre dhe ka targetuar “të pakënaqurit” si pjesa e shoqërisë që do të sjellë ndryshimin.
Padyshim që Albin Kurti nuk pret asgjë nga këto zgjedhje dhe projekti i tij politik nis pikërisht pas zgjedhjeve. Me shpresën se të pakënaqurit do të shtohen dhe do të jenë edhe më të pakënqur pas zgjedhjeve.
Ajo që unë mendoj se do të ndodhë është se zgjedhjet, pavarësisht se kush do të fitojë, do të shtojnë nevojën për një levizje të re politike. Jo thjeshtë për të sjelle një qeverisje të re, por për të sjellë një përmbysje në mënyrën e funksionimit të partive, nga ndërmarje politike që, për shkak të klientelës që kanë, prodhojnë qeverisje të korruptura dhe autoritariste, në skturktura transparente dhe demokratike.
Unë mendoj se pas zgjedhjeve nevoja për një lëvizje të re do të jetë edhe më e ngutshme. Por, a mund të jetë Albin Kurti dhe VV-ja shqiptare kjo?
Këtë s’mund ta them tani, kur VV thjeshtë po përpiqet të interferojë në Tiranë jehonën e fitores në Kosovë, dhe kur ende nuk ka një kauzë.
Por sërish mendoj se asnjë rezultat që do të prodhojë 25 prilli nuk do ta zbehin nevojën për të përmbysur jo thjeshtë nje qeveri apo një grupim politikanësh. Sepse ne duhet të përmbysim një mendësi dhe mbi të gjitha një korporatë “Politikë – Biznes i korruptuar – Krim”.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *