Home

Lajme

93-vjeçari ndahet nga bashkëshortja: Kam një tjetër, dua të rindërtoj jetën time

No Comments Argëtim Kuriozitet

Ai është 93 vjeç dhe ajo 86 vjeçe. Por pavarësisht moshës nuk është asnjëherë vonë për të filluar nga e para.
Kështu duhet të ketë menduar një pensionist nga Arezzo i Italisë, i cili vendosi që të ndahej nga bashkëshortja e tij, 7 vite më e re se ai.

Sikur ndodh në shumë martesa, edhe në këtë rast ka hyrë në skenë një person i tretë, një zonjë pak a shumë e moshës së çiftit. Sipas mediave italiane, 93-vjeçari e ka njohur atë në një klub nate dhe është dashuruar marrëzisht me të.

Ndërkohë bashkëshortja e tij nuk e ka marrë aspak mirë. Në fillim 86-vjeçarja nuk ka pranuar që të ndahet nga i shoqi në mënyrë konsensuale. Por më pas i është nënshtruar presionit të ish-partnerit dhe ka pranuar të divorcohet.

Të enjten e kaluar, në gjykatën civile Aretine, u mor vendimi i përbashkët që t’i jepnin fund martesës së tyre të gjatë.

Që në fillim 93-vjeçari ka qenë i vendosur për ndarjen nga ish-gruaja e tij. “Dua lirinë time, dua të rindërtoj jetën time”, i ka thënë pensionisti avokatit, Marco Acquisti, kur ka shkuar në studionin e tij për të nisur procedurat për divorc.

Madje edhe tentativat e fëmijëve të tyre kanë qenë të kota, pasi i moshuari ka qenë shumë i sigurt për ndarjen nga 86-vjeçarja.

Ai donte me çdo kusht që të ishte i lirë për të jetuar historinë e re të dashurisë me një grua tjetër.

Mediat italiane shkruajnë se ata janë njohur disa muaj para se Italia të mbyllej për shkak të pandemisë së koronavirusit. E mes një kërcimi dhe një loje me letra, ata të dy janë dashuruar marrëzisht, aq sa të vendosnin që të jetonin bashkë.

Burimi/kosovaime.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *