Home

Lajme

Teuta Shaqiraj – Mos ndrysho…!

No Comments Argëtim Letersi

GRUA !
Edhe kur vala marramendëse e dyshimit
të gllabërojë ,
përpara ec,
me vështrimin mbërthyer tek retë,
herët a vonë zëzëllima do të heshtë.
Do pushojë vetë
e penduar, mjerane,
me gjuhën jargamane jashtë.

Edhe kur erërat e zhgënjimit zemrën ta thërmojnë një ditë ,
mos u tremb !
Ajo është e fortë me diellin brenda
dritë jetë .
Ajo prore do të rrahë, si flatra pëllumbi
në fluturim
mes hapësirës katëroshe të dashurisë
deri në amëshim.

Edhe kur puthja gënjeshtare Judiane
mbi buzën qershi
të ketë rënë,
mos e tret buzagazin e ëmbël
si vesa mbi petale lëngëzuar !
Ec, vrapo !
me mirazhin e oazit në shkretëtirë,
me ëndjen e ëndrrës së pa fikur
në horizontin ravijëzuar .

E nëse shigjetat gjarperuese ,
dashakeqe,
duan të të zhbirojnë,
ndiz më fort dritën e syve,
si prushi nën hi mbuluar!
Aty le të përzhiten ,
të digjen e prapë të bien
para këmbëve të tua o grua,
mbushëlli jete shenjtëruar.

Moos ndrysho!
Jo , s’mmund të ndryshoj
e kam thënë .
TË më ngjyrosin si një kopje famëkeqe e shpirtit tim të dlire !
Mos u thëntë !
Jam e veçantë
je vlerë e paparë,
vërtetë një pikë uji në oqean,
por jemi pemë të sapo mbjellura ,
zjarri i dashurisë gjallë na mban.

Teuta Shaqiraj.’

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *