Home

Lajme

Ardiana Dhimiter Mitrushi – Lulja e Marsit, “Ajo” dhe unë…

No Comments Argëtim Letersi

Për lulen e Marsit,
në buzë luaja melodinë,
këngën e heshtur të fshihte, më ngrinte padinë…
Lulja e Marsit edhe “Ajo”…,

buzën vinin në gaz,
nënqeshja nuk desh’ t’ besonte ç’ do ti vinte pas…
E heshtur lulja rinte,
kish frikë të bënte dashuri,
qeshte me lulkat e saj, por “Ajo” i qëndronte përbri…

Lulja verdhacuke zuri shkundi,
bërtiste nën hijen e vetë,
historinë e grave greviste që kërkuan barazinë n’ jetë…

Mars ishte edhe atëherë,
kur unë të përcolla ty,
unë nuk e dija që nga largësia “Ajo” lotin fshihte në sy…

Por unë përsëri shpresoj,
në Marset plot lule pa stuhi,
“Ajo” ti thotë Asaj… edhe unë të dua siç më don ti…

Lulja ime e Marsit,
nga ngricat nuk don të dijë,
me lulet e saja më llaston, m” thotë prit, “Ajo” do të vijë…

Por ti moj lulja e zemrës time,
sot më merr me ledhatime,
m’ ban me dit’ për m’u përmbajt, por veç pa qortime…

Si një djalosh do të ulem,
nën pemën e lules time,
fshehurazi të vajtoj, kujtoj momentet e rinisë time…

Sa shumë dashuriçka ke parë,
sa shumë na ke duruar,
në kohët e shkuara, e ndjeje dashurinë e mohuar…

E dashura lulja ime,
Tiranën time zbukuroje,
pranverën që ne prisnim, me aromë e kundërmoje…

Sot do të desha të të ndjej,
në duar të të mbaj, të t’përqafoj,
Marset do të vijë, unë edhe mplakur nuk do të harroj..

Ardiana Dhimitër Mitrushi 08/03/2021…

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *