Home

Lajme

Kajtazi: LDK dhe AAK do të shuhen si parti nëse vendi shkon prapë në zgjedhje

No Comments Lajme Opinion

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar procesin e votimit dhe të rinumërimit të votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kajtazi i ftuar në emisionin “Debat Plus”, është shprehur se nëse vendi do të shkonte sërish në zgjedhje LDK-ja dhe AAK-ja do të shuhen si parti.

“Nëse shkon vendi edhe njëherë në zgjedhje LDK-ja dhe AAK-ja nuk do të ekzistojnë më hiq”, ka thënë Kajtazi.

Këtë koment Kajtazi e ka thënë gjatë një debati me deputetin e zgjedhur të AAK-së, Shkumbin Demalijaj.

Demalijaj i është drejtuar Kajtazit se vetëm ai mendon ashtu dhe se partia nga vjen ai do të ekzistojë gjithmonë.

Burimi/zyrtare.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *