Home

Lajme

Nëse opozita e 14 Shkurtit arrin të krijojë krizë, vetë asaj kriza do t’i kushtojë shumë shtrenjt

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Tani pas zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021 dhe të fitores referendare të VETËVENDOSJES dhe të Listës së Vjosa Osmanit pritet që të ngrihen e të funsionojnë Parlamenti, Qeveria e Pretesidenca e re.

Një ndër parimet kryesore të demokracisë është vazhdimësia institucionale e shtetit ku së pari është funksionimi normal, ligjor dhe moral i Parlamentit prej nga dalin Qeveria dhe zgjidhet Presidenti.

Tashmë verdikti popullor, vota legjitime popullore e 14 Shkurtit të drejtën e qeverisë dhe të Presidentit e kanë fituesit e zgjedhjeve, LVV dhe lista e deputetëve të Osmanit, Kurtit pwr Kryeministwr dhe Osmanit pwr Presidente e Kosovws

Nëse ndodh ndonjë organizim pucist i opozitës së bashku me serbët që të mos marrin pjesë në seancat për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës , atëhere ky do të ishte një puc tjetër antiligjor, amoral dhe kundëkushtetues dhe injorim i vullnetit popullor nga aventurierët deputetë e politiakanët e partive politike.

Populli i ka votuar të gjithë deputetët, si përfaqësues të tij për të shkuar në parlament dhe për të ushtruar detyrën ligjore, morale e konstitucionale për formimin dhe funksionimin e tij, shtetit dhe të institucioneve të tij.

Mospjesmarrja , nëse ajo ndodh, nga ana deputetëve në ditën kur zgjidhet e votohet Presidenti i shtetit është papërgjegjshmëri dhe tradhti e deputetëve ndaj votuesve prej të cilëve ata marrin mandatin dhe të drejtën e përfaqësimit në parlament si dhe është vepër amoralisht e papërgjegjshme politike , ligjore dhe konstitucionale.

Dhe nëse prej tyre vjen edhe deri te një krizë parlamentare e konstitucionale kundër legjitimitetit popullor atëhere kjo krizë do të jetë edhe një krizë shumë e rëndë politike për ato parti të cilat dhe prej të cilave do të vinte një gjëndje e tillë, dhe nëse do të arrihet që nga kjo krizë hipotetike opozitare të detyrohet që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja, atëhere ky do të ishte ndoshta edhe asgjësimi politik si parti parlamentare të atyre partive të cilat janë mësuar që të prodhojnë korrupsin , papërgjegjshmëri, tradhti dhe kriza e puce parlamentare si ai i një viti më parë.

Parlamenti është vëndi dhe institucioni që reflekton patriotizëm, përgjegjshmëri kombëtare, edukatën dhe kulturën demokratike, lirinë, debatin e demokracinë në një shtet modern e demokratik. Këtë duhet ta dinë si leksion partitë politike dhe deputetët e shtetit të Kosovës(sidomos aktualisht LDK-ja dhe deputetët e saj)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *