Home

Lajme

Gjyla Çeliku – Jeta, realiteti dhe tërmeti

No Comments Lajme Opinion

Unë dy ose tri herë në ditë inkuadrohem në facebook kur elaboroj lajmet e ditës dhe reflektoj!
Kohën tjetër merret ekipi im qe kontrollon mesazhet me kujdes tash për procesin e regjistrimit në Maqedoninë e Veriut dhe bllokojnë militantët dhe injorantët.
Kur inkuadrohem unë zakonisht u përgjigjem komenteve për t”i respektuar ndjekësit e mi dhe në të njejtën kohë i kam edhe ngacmues ideshë dhe mendimesh. Ju faleminderoj që kontriboni dhe ekzistoni!
Kur ra tërmeti i fuqishëm unë vetëm sa bëra një postim duke kritikuar qeverinë Zaev me partitë shqiptare për diskriminimin në diplomaci që 8 ambasadorë maqedonas dhe vetëm një shqiptar.
U acarova dhe u ndjeva e diskriminuar dhe nënçmuar si shqiptare këtu ku unë jetoj, veproj dhe jam autoktone.
Ndërkohë tërmeti. Djali nuk lëviz nga vendi! Unë lutem: ZOT NA NDIHMO!
Djali: Mami ti lutesh cdo ditë dhe pa tërmet, lufton të keqen dhe të dëmshmen, ndaj tash prano me qetësi cdo sfidë!
E shikova dhe e përqafova.
Ndërkohë flas me kushurirën time, qeni ulërin jashta i tmerruar. Ne vrapojmë pas qenit. Lëkundje e dytë. Qeni na paralajmëroi me sytë me lot sepse kafshët e parandjejnë tërmetin!
Luteni Zotit për cdo mirësi dhe t’ju largojë cdo fatkeqësi!
Duani familjen me shpirt!
Duani shoqërinë tuaj të afërt dhe mos jini ziliqarë, egoistë dhe tradhëtarë!
Duani kafshët sepse është humanizëm dhe mirësi!
Asnjëherë mos ndaloni së kontribuari për kombin dhe njerëzimin!
Të gjithë e dimë se një ditë do vdesim, por veprat tona do jetojnë, qofshin të mira ose të këqija, ndaj bëni vepra të mira!
Lutem për çdo njeri, por dhe për ata/ato me shpirtin e prishur ta kthejn veten në njeri me ndjenja dhe mirësi!
Ajo që më bën krenare është që djali im e di që në shtëpinë e tij as edhe nje grimcë nuk është e vjedhur nga populli dhe nga hilja, por nga puna dhe kontributi, bashkë me humanizëm dhe kontribut!
Mami na ruan Zoti çdo dite, jo vetem sot, ndaj mos u merzit!
Mendoni përpara se të veproni sepse kjo është jeta, asgjë më shumë se 10 sekonda!
Zoti u bekoftë të gjithëve!
Gjyla Çeliku

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *