Home

Lajme

Republika e Maqedonisë së Veriut me 8-të shtatorë do të kremton 30 vjetorin e themelimit të saj shtet demokratik.Ndërsa sot u kremtua 40-të vjetori i Njësisë Speciale “TIGRAT”!!!

No Comments Aktualitet Lajme

Të nderuar luftëtar të lirisë dhe ju ushtarë me librezë të partisë,
Republika e Maqedonisë së Veriut me 8-të shtatorë do të kremton 30 vjetorin e themelimit të saj shtet demokratik.
Ndërsa sot u kremtua 40-të vjetori i Njësisë Speciale “TIGRAT”!!!
Brezi i ri mund të mos e dinë, por ju që jeni gjeneratë e asaj kohe me siguri i dini dhe e mbani mend mirë çetnikët e moderuar .
Në marsin e vitit 1981, pak ditë pasi morrën hove demostratat studentore në Kosovë, me vendim të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë u dha urdhër që urgjentisht të formohen formacione policoro-ushtarake dhe njësitë speciale për të penguar frymën revolucionare të shqiptarëve, të ndërpresin hovin e demostratave dhe të likuidojnë fizikisht autorët e “Albanskiot nacionalizam, iredentizam i separatizam”, gradat e tyre janë meritë e dhunës së ushtruar ndaj arsimtarëve shqiptar të diferencuar, arrestimeve me qindra studentë, vrasja e Rexhë Malës, Nuhi Berishës, bashkë me qindra të vrarë student e rini shqiptare, hudhja e bombave helmuese që helmuan Ylfete Humollin, …
Po kjo njësi speciale luftoi Universitetin e Tetovës dhe vrau Abdyselamin, po kjo njësi speciale përdhunoi flamurin tonë kombëtar duke vrarë, arrestuar dhe malltretuar shqiptarët në Gostivar. Po kjo njësi speciale vrau shokët tanë të luftës.
Me çfar ftyre, a kanë ndërgjegje këta njerëz?!!! Njëri zëvendës kryeministër e tjetri zv.Ministër që gojën e kanë plot UÇK, sot u përkulën para ujqive e qenve, duke pranuar dekoratë për lojalitet.
Që nga viti i kaluar kemi kërkuar me shkrim, që me rastin e 20 vjetorit nga lufta e lavdishme e UÇK-së, të ngremë shtatoren e Gjeneralit, Heroit Tahir Sinani në Gostivar dhe përgjigja nga partia e këtyre ishte negative?!!!
Parashtrohet pyetja, cilin popull e përfaqësojnë Artan Grubi dhe Nazim Bushi, a thua interesat i kuj i mbrojnë, kur pranojnë dekoratën e larë me gjak shqiptari?
A thua kuj i keni shërbyer në vitin 2001 që sot në 2021 dekoroheni nga vrrasësit e shqiptarëve.
Shkruan: Daim Hiseni

Burimi/Facebook/ Gjyla Çeliku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *