Sa shumë dua të mendoj, por dhe dua t’a shpreh çdo memdim ashtu brutalisht… Shpërthimet më vijnë ashtu në mënyrë spontane dhe natyrisht… Eja merrini të tëra, por shpirtin zërin e zemrës dua përherë t’a shkrij me muzikë…
Duart e botës…
Sot ndjej thirrjet e protestës, përmes gishtërinjve
të botës numëroja llogjikën e trishtë të kohës…
Nxitoja të zija klithmat, të rënkoja pendesat,
por rrugë e jetës m’i kish shtuar më shumë pengesat…
Në jetë zgjodha profetin e ri, zërin e zemrës,
muzikën që këndonte dhe ndërgjegjësoi si njeri…
Rebeloja shpesh, ndoshta si e marrë, përpëlitesha,
i vidhesha vetes, vitet përsëri më bëheshin barë…
Dua t’ m’a kthehejn’ rininë, duart përzjenin
mendimet, çarçafin e virgjërt qiellor m’a përpinë…
I çvesha mendimet, i mbylla në kristalin e dashurisë,
duart e botës i zbukurova me diamantët e lirisë…
Ardiana Mitrushi 14/03/2021…