Home

Lajme

Bari Dervishllari – Bukuroshe Oparake.

No Comments Argëtim Letersi

Bukuroshja e Oparit,
nga e gjete bukurinë?
Ti ia ule vlerat arit,
i the që jam m’ e mirë.

Rritur me ujë Koshnice,
Çupë Zereci trëndelinë.
Po ti moj çupë Mogëlice,
ku e gjete bukurinë?

Mos e more në Lenije
ku vjen vera e begat.
Me aromë djathë bagëtie,
lyerë duartë me mjalt.

Çupë Dushari,yll mëngjezi,
bukurinë ç’ ke në ballë.
Ajo që ndjenjat ia ndezi,
djalërisë anë e mbanë.

Rritur larë me ujë të ftoht,
Bofja ta ka bërë dhurat.
Si qërshia për mbi tort,
rrofsh e qofsh sa mali i lart.

Ostërvica shumë bujare
ka dhuruarë shumë bukuri.
Ti moj çupa Lavdarare,
e gëzofsh këtë mirësi.

Devolli e ndan në dysh,
Oparë me shumë histori.
Muzakajt qenë stërgjysh,
për Oparë kam nostalgji.

Çupë Opari ylli i rrallë,
Vënd që buron bukuria.
Ku lindën trimat me pallë,
nuk mungon as mënçuria.

Tani ndjesë që nuk i përmënda gjithë fshatrat e Oparit se vetèm zona e Mogëlicës ka 14 edhe ca të tjerë i ka zona lart bëhen shumë.
Me dashuri e respekt për vajzat Oprake.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *