Home

Lajme

Ines Demiri merr kartelën identifikuese prej diplomateje në Izrael

No Comments Aktualitet Lajme

E ngarkuara me punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri, e ka marrë kartelën identifikuese të diplomates nga Ministria e Punëve të Jashtme e shtetit të Izraelit.

Shefi i protokollit të shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izrealit, Gil Haskel, i ka uruar mirëseardhje Demirit, duke ia dhuruar edhe kartelën e diplomates.

“Isha i nderuar t’i dorëzohej Ines Demirit kartelën diplomatike të Izrealit, si shefe e parë i misionit të Ambasadës së parë të Republikës së Kosovës në Jerusalem, Izrael. Mirë se vini Ines!!! Mirë se vini Kosovë!!!”, ka shkruar Haskel në llogarinë e vet në “Twitter”.

Demiri dje është shprehur krenare për hapjen zyrtare të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Ajo ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se është nder i madh për të që t’i shërbejë Kosovës në atë ambasadë.

Burimi/epokaere.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *