Home

Lajme

Ira S. Kurti – Sa pranë e sa larg Kosovës (Dardanisë)

No Comments Lajme Opinion

Po afrojnë zgjedhjet në Shqipëri dhe televizionet tona të prokupuara vetëm me PD, PS e LSI. Propagandat e tyre janë pa ndërprerje. Tek tuk ftohet Nisma Thurja që sot u kuptua nga intervista e Presidentit Meta që kishin përkrahjen e tij, megjithëse nënkuptohej përderisa është themeluar nga Besian Pasha ish LSI-st. Në emisionet e tyre për subjektet e tjera të rregjistruara për zgjedhje nuk ka hapësirë, një heshtje totale. Po ato emra në listat e tyre, tash 30 vjet. Nuk na u ndanë listat gjithë jetën.
Emri im do jetë prapa listës në një koalicion kodi I sëcilës është ABEOK, por për mua do jetë një eksperincë dhe si për të parën herë që marr pjesë si konkuruese do mësoj a I besohet këshillit mbikqyrës dhe numërimittë Votës, apo çdo gjë është e para përgatitur? Pavarësisht rezultateve, a është vallë konkurim i drejtë ky i joni?
Jo, aspak I drejtë. Në fakt është shumë diskriminues. Këto zgjedhje bëhen nga Kryetarët e Partive kryesore për Kryetarët e Partive kryesore!!

  • Kryetarët e Partive bëjnë listat. Kryetarët vet kanë të drejtë të mbajnë 30% të listës së mbyllur dhe 70% të hapur.
  • Kryetarët e Partive kanë të drejtë të hedhin kandidaturën në katër Zona Elektorale, kurse ne të tjerët “prapa liste” vetëm në një zonë elektorale.
  • Kryetarët e Partive kanë fonde, kurse unë nuk kam asnjë fond.
  • Kryetarët e Partive kanë në dispozicion mediat personale dhe ato shtetërore dhe private, kurse unë kam vetëm FB të cilin ma çensurojnë sipas qejfit.
  • Kryetarët e Partive kanë militantët dhe dhunën e tyre, kurse unë kam ato që këta dhunues I kanë frikësuar me heqje nga puna e të tjera bëma. Disa kanë frikë edhe të pëlqejnë apo të shpërndajnë shkrimet e mia.
    Një sistem i kapur kokë e këmbë, por a duhet të votohet? E di, shumë njerëz kanë humbur besimin, por ju lutem ndigjoni me vëmendje! Ky votim me 25 Prill po u bë do jetë thjeshtë të shikohet se çfarë meritojmë ne si popull. Nëse jeni të pakënaqur me politikanët e këtyre 30 viteve shkoni të votoni dhe hiqini një kryq të madh fletës së votimit nëse aty nuk shihni emrin tim IRA KURTI. Të gjithë të tjerët i kemi provuar se çfarë na sjellin.
    Do pyesni me të drejtë, po me një lule do na vijë pranvera? Dhe unë ju përgjigjem se ky moment që zgjidhet vetëm emri im, më jep mua të drejtën që në emrin tuaj që më zgjodhët të kërkoj ngritjen e një Qeverie Teknike deri në spastrimin nga politika të të gjithë kastës së korruptuar! Kini guximin ta bëni, pasi ne vërtet jemi pranë Dardanisë se jemi një Komb, por as Kodin Zgjedhor nuk e kemi si ato e as kandidatët që janë në listat e tre Partive kryesore nuk mund të krahasohen me ato që fituan zgjedhjet në Kosovë.
    Mos Prano T’kaluarën, Mos u bë Palë me të Keqen & Guxo Për Të Ardhmen!
    Shkurt motoja ime do jetë “MosPrano&Guxo”!
    E juaja,
    Ira S. Kurti

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *