Home

Lajme

PERSE UNE NUK VOTOJ ?!

No Comments Lajme Opinion

Nga: Rexhep Rrugeja
Cdo njeri ka te drejte te jete i lire ,por cdo njeri ka te drejte ta mbroje lirine e tij dhe lirine e te tjereve.Dhe une kete kam kerkuar, lirine time e cila me ka munguar jo vetem mua por dhe pjeses me te madhe te popullsise shqiptare.Menduam se viti 1990 do te shenonte procesin e shkeputjes perfundimtare te shoqerise shqiptare nga strukturat ,institucionet dhe konceptimet komuniste.Por ne realitet nuk ndodhi keshtu.Sepse ne pushtet do te ishte po partia nene duke formuar dhe partine moter Pd e cila u formua nga komunistet dhe bijte e tyre.E me pas u formuan dhe parti te tjera sahan lepirse.Ata qe ishin me te gezuar me gjoja permbysjen e regjimit te eger komunist ishin pronaret e tokave dhe te denuarit politik te cilet e perkrahen Pd me shpirt pasi menduan se do te vendosej drejtesia ne vend . Te gjithe palet ,pra partite motra komuniste bashke me sahan lepirsat e vegjel pranojne hapur fajin me te madh qe bene me pronaret e tokave duke ia dhuruar token bujqesore fshatareve,duke shkelur hapur te drejten e pronareve te ligjshem,te shpronesuara ne fillimet e regjimit komunist, duke nxjerrur ligjin famekeq 7501.Partite motra komuniste ne vend qe te dergonin pronen te pronari i vertete ata e bene me te rende gjendjen duke lejuar ndertime pa leje te shtepive te fabrikave apo ndermarrje ne tokat e pronareve.Me vone nxorren dhe ligjin e legalizimit e cila i nxorri jashte loje pronaret e vertete.Edhe sot ku jemi ne prag te zgjedhjeve ,asnje nga partite motra apo nga partite sahan lepirese nuk kane vene theks te vecante te problemi i prones dhe aq me pak eshte paraqitur ndonje platforme konkrete per zgjidhjen e problemit.Edhe ligji 9235 per kthimin dhe kompensimin e pronareve qe eshte ne fuqi derim sot nuk e kane zgjidhur problemin por e kane veshtiresuar ate me shume duke i lene hapersire edhe ligjeve te tjera te veprojne ,duke krijua konfuzion dhe hapersira per abuzime vete mafjes shqiptare .Per mendimin tim ka vetem nje ruge.Kthimin e pronsise pronarit te vertete dhe nxjerrjen para drejtesise personave kryesore qe zbatuan keto ligje famekeqe.Nuk kam qene dhe nuk jam dakort me shpronsimin sepse partite motra komuniste mire qe e grabiten pronen diten per diell por per kompesim te japin nje page qesharake ose ta kompesojne token ne vende ku han pula gure.Ne kete rast lirite dhe te drejtat e njeriut nuk ekzistojne ,sepse eshte shkelur e drejta e prones.Perse nuk u denuan krimet e komunizmit ?!Partite motra komuniste nuk i intereson te hap dosjet e komunizmit sepse nese ato i hapin aty patjeter jane baballaret e tyre ,kusherijte e tyre, miqte dhe shoket e tyre.Qe ne hapat e para te gjoja shembjes se komunizmit duhet te ishte ngritur nje komisjon i se vertetes qe te fillonte punen duke hapur arkivat komuniste qe te sheronte disi plaget e familjareve qe kishin humbur te afermit e tyre duke u pushkatuar e varur nga xhelatet e kuq.Kjo eshte ajo qe ne nuk kemi pasur asnjehere shtet te forte demokratik e ligjor dhe qe drejtesia mbetet nje institucion i brishte dhe i dobet.Personalisht une por dhe shume bashkevuajtes e kane ngrejtur zerin qe kampet e tmerrshme te Burrelit ,Spacit ,te Qafes se Barit, kampin e internimit te Tepelenes te kthehen ne Muze Historik Konbetare, por derim tani shohim ne pervjetore, lidera politik qe bejne vizita bashke me te perndjekurit politik gjoja po i qajne hadhin te perndjekurve politik per vuajtjet qe kane vuajtur ne kohen e diktatures komuniste dhe nga ana tjeter shohim e degjojme vetem fjale boshe nga politikanet komuniste e diktatore .Por ata kane harruar qe te perndjekurit politik u sorodhaten nga njera gjykate ne tjetren e u dogjen me benxin per te mare kestet e nxjerrura ne ligj po nga keta diktatore .Por jo vetem kaq por sa e sa here jane mare zvarre shume te perndjekur politik nga partite motra komuniste kur ishin ne greva urije.Me vjen keq per nje pjese te madhe te perndjekurve politik dhe te pronareve te tokave qe jane akoma pjese e partive motra diktatoriale.Thone sikur problemi i arsimit eshte zgjidhur?!Shkolla pergatit ekspertet dhe eshte instuticioni qe i afron nxenesve rreth dijes ,kultures,historise kombetare dhe atdhetarizmit te vertete .Mirepo ne fakt ne kemi shume shkolla ne vendet e Shqiperise qe jane jashte cdo standarti europjan nga ana e nderteteses dhe kushteve te brendshne dhe territorit te jashtem qe fatkeqsisht ngjajne me koherat e lashta .Nxenesit akoma nuk e kane te qarte historine e Shqiperise se njera parti politike thote qe Shqiperia eshte cliruar me 28 nentore te 1944 , partia tjeter thote qe Shqiperia eshte cliruar me 29 nentore te 1944 .Ne Kavaje data e demonstrates se pare eshte ajo e 25 marsit, nga ana tjeter partite motra njohin si diten e Kavajes 26 marsin.Per pronat e grabitura e per te perndjekurit politik thuajse nuk flitet fare .Lufta nacional clirimtare eshte shtremberuar .Nga ana tjeter kemi pare nxenes te shumte qe kane mare diploma gjimnazi apo te universiteteve pa shkuar asnje dite ne shkolle e shume e shume te meta te tjera qe brenda kesaj kornize ka nje korrupsion te madh qe nuk pershkruhet dot as me nje shkrim dhe as me nje dokumentare .Nga ana tjeter kemi deputetet me laramane ne bote qe hipin ne foltoren e kuvendit duke folur me privacione te holla politike brockulla te pakuptimta ,ngrejne kartonin jeshil me urdher duke mos ditur se cfar ligji po votojne.Ata mundohen te xhvasin ndonje perfitim me figuren e deputetit apo te perfitojne nga politika e ngelur peng prej Pd dhe Ps .Perse nuk hapen dosjet e spiuneve ?!Nga se kane frike keta partite motra ?Kuptohet qarte , keta diktatore ruajne dinjitetin e njerezve te tyre qe ti sherbejne brez pas brezi komunizmit .Politikanet e korruptuar shqiptare per tre dekada i kane sjellur popullit shqiptare vuajtje dhe lot.U vrane njerez te pafajshem me 21 janare .U hapen firmat piramidale ku njerezit humben shtepi e katandi ,u vrane njerez te pafajshen ne Gerdec.U hapen depot e armeve ku shqiptari vrau shqiptarin ,u prishen shume shtepi ,per cudi disave iu dha leja e legalizimit e disave jo ,ku shtepite ishin ndertuar ne te njejtin kohe e ne te njejtin vend,pencionet e perkrahja sociale jane qesharake ,per femijet jetime nuk pyet askush pervecse ndonje shoqate ,vetem kur vjen dita e tyre kujtohet pushteti diktatorial .Ne pune shtetrore futen simpatizantet e partive, miqte e kryetareve ,rralle futen njerez te ndershem ,droga ka dalur sheshit ,emigrimi eshte bere nje rruge pa kthim.Politikanet tane akuzojne njeri tjetrin ne foltoren e kuvendit per droge, krim ekonomik, vrasje , vjellje e tjera krime por asnje politikan te madh nuk kemi pare ne bankat e te akuzuarve.Sa here kane thene liderat politik te dy partive motra qe me Ilir floririn ne nuk bejme kualicion ?Nga ana tjeter kane bere kualicion dhe kane qeverisur te dyja partite motra me partine e Ilir floririt.Etjera ,etjera krime qe kane bere keta parti motra bashke.A nuk e akuzoje Berisha Meten per flori ? E akuzoj per floririn dhe me pas qeverisi bashke me te . Per mua drejtesi nenkupton gjykimin dhe vlersimin e paanshem per te gjithe anetaret e shoqerise.Ne nje shoqeri ku sundon drejtesia ,nuk kufizohen lirite e qytetareve .Kurse ne Shqiperi me kaq pak argumente qe une solla ne shoqerine Shqiptare sundon diktatura,korrupsioni ,krimi ,droga , mungesa e fjales se lire.Partite motra komuniste diktatoriale bejne pozite dhe opozite ne kurriz te popullit.Ne kete rast une i drejtohem atyre qe meren me lloqe :-Une nuk votoj komunistet dhe kelyshet e komunisteve qe per 76 vite me kane sjellur vuajtje dhe lot.Une jam per nje demokraci te paster .Jam nga ata persona qe kam protestuar shum here pa parti kunder diktatures se eger komuniste, kunder partive diktatoriale motra.Jam personi i pare qe kam therritur liri demokraci ,enver hitler etj, ne demonstraten e pare ku jam rrahur e torturuar per vdekje nga zevendes Ministri i Brendshem Zylylftar Ramizi ,nga shefi i policise se Kavajes Sazan Tare dhe sigurimsa te tjere.Jam nga ata persona qe nuk kam dashur te marr pronat e shtetit , vogufe ,por kam dashur pronat e gjysherve te mije qe nuk i kam mare.Jam kundershtare i hapur dhe i betuar i partive motra komuniste diktatoriale dhe i sahan lepirsave te vegjel.Alternativa e vetme e imja eshte :-Formimi i nje force te re politike me djem e vajza te reja te shkolluara ne universitetet e botes dhe universitetet Shqiptare te pa perlyer me krimin dhe me partite diktatoriale komuniste Shqiptare dhe me sahan lepirsat e vegjel.Poshte partite motra komuniste diktatoriale PS ,PD, LSI, RP ,dhe sahan lepirsat e vegjel.Me respekte Rexhep Rrugeja .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *