Home

Lajme

Suedi – Zjarrvënie në një shkollë private për fëmijët myslimanë

No Comments Aktualitet Lajme

Shkolla private “Alsalamskolan”, ku arsimohen fëmijët myslimanë në qytetin Orebro të Suedisë, është përfshirë nga zjarri.

Drejtori i shkollës, Hussein Aldaodi, tha në një deklaratë për televizionin shtetëror suedez “STV” se kamerat e sigurisë kanë regjistruar dy persona, të cilët shihen duke i vënë zjarrin shkollës.

“Në pamje shihet se dy persona të maskuar thyejnë xhamin në katin e poshtëm të shkollës dhe hedhin brenda saj lëndë djegëse. Pamjet ia kemi dorëzuar policisë. Ngushëllimi ynë i vetëm është që në shkollë nuk ishte askush duke qenë se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit”, tha Aldaodi.

Policia kreu inspektimet e nevojshme në shkollë dhe filloi hetime lidhur me incidentin.

Burimi/(TRT)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *