Home

Lajme

Xun Çetta – Heshtja e së keqës vret më keq se lufta e pergjakshme, ne nuk heshtim as të keqën e faktorit mik nderkombëtar

No Comments Lajme Opinion

Lexova një të keqe në gazetën ,, Express” dhe dyshova se është deklaratë e deformuar qellimisht por më vonë po këtë të keqe e lexova edhe në faqën e RTK-së edhe pse të gjitha po COPJOJN njëratjetrën pa e dijt se ku marin burimin e parë pergjegjës !!! nuk di si po lejojn ta Copjojn tekstin e njëratjetrës por më në fund punë e tyre është kjo.
Mes tjerash lexoj deklarimin e Ambasadorit të Gjermanisë mike, madje Mikut numër një në BE, që paska deklaruar një të keqe e cila në këto procese pas ndryshimeve gjithësesi vret vendin tone.
Ja e keqja e cila ndjell zinë e vendit tonë pas zgjedhjeve të 14 Shkurtit, apo ndoshta ishte një parakercnim diplomatik ( ndoshta i mirë ) për ta diciplinuar në këto situate z. Kurti :
,,Një palë zgjedhje tjera do të ishin gjëja e fundit për të cilën ka nevojë Kosova tash për tash”, paska deklaruar Amnasadori I Gjermanisë z. Jorn Rohde !!!
Unë tani nuk di se vertetë është shprehje e z. Rohde kjo apo është një shkëputje e deformuar nga ana e gazetës,, Express” por kjo që lexova nuk është politika Gjermane pa dallim a perfaqson Gjermaninë ky Ambasador apo jo. Më pas,po këtë të keqe COPY e lexova edhe në faqën e RTK-së dhe kështu shqetsimi im ndaj kësajë të keqje kaloj parametrat e durimit dhe pajtimit më të keqën.
Kosova dhe populli sajë sot, nuk janë e as jetojn në kohën e viteve 40 kur SHBA-Rusia dhe blloku perendimor ishin në një aleancë të anti Nazi-Fashizmit Gjermano-Italian dhe Militarizmit Japan, sot jemi në shekullin e ri për të cilin populli ynë ka dhënë kaq shumë dhe kurr bash askush nuk do mund të na vetizoloj më botën siq arritën që më presione diplomatike ta vetizolojn Shqipërinë !!!
Vetizolimi i Shqipërisë ishte krim jo vetëm i Shqiperisë por edhe i presioneve të diplomacive të errta ndaj sajë, kjo më Kosovën nuk mund të ndodh pa dallim formave të presionit nga zëra diplomatësh të cilët parakercnojn politikat tona si vullnet i popullit tonë.
Unë nuk dua të jem diplomat e ta heshti vrasjën e politikave dhe vullnetit të popullit tonë parase të jem vrasës i së keqës e cila mund të na kërcnon serish më luftëra të pergjakshme në vendin tonë.
Në Kosovë ka organizim tjetër, madje tepër determinuas për fatin e vendit dhe se tentativa e bllokimit të këtyre ndryshimeve më çfarëdo zgjedhjeve parase të provohët ky ndryshim, jam i sigurt se do të dal organizimi tjetër tashmë i gatshëm para të cilit diplomacia nderkombëtare do ta kërkon serish z. Kurti si e vetmja mundësi e fundit për ta ndal uraganin final të vullnetit të rezistencës sonë nder shekuj.
Shpresoj dhe uroj që faktori mik i yni nderkombëtar,pa dallim Gjermania, SHBA, Turqia apo Britania,ta marin si mesazh shumë të sinqert këtë reagim si paralajmërim miqve tonë nderkombëtar pa të cilët vertetë nuk mund të udhëtojm por as diplomacia e pa kontrolluar mbi ne nuk do mund ta vazhdon testin,,laborator”më ne si popull kaq i djegur në këto histori jo rrallë vet kriminale para drejtësisë nderkombëtare e cila aktualisht po sherohët relativisht mirë.
Luzern 16.03.2021
Xun Çetta
info-cetta :
http://www.info-cetta.com/modules.php?name=News…

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *