Home

Lajme

Enver Hoxhaj – Këshill, si organi më i lartë i partisë, me unanimitet ka vendosur për të mos e mbështetur kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente.

No Comments Aktualitet Lajme

Nga Enver Hoxhaj

Sot Partia Demokratike e Kosovës mbajti takimin e Këshillit Drejtues. Në fjalën time, kam falënderuar secilin anëtar për angazhimin në zgjedhjet e fundit, pavarësisht rezultatit i cili nuk është ai që e kemi pritur si parti. Zgjedhjet e 14 shkurtit duhet të lexohen drejt nga secili prej nesh dhe është thirrje për të punuar sa më shumë në krijimin e një Fronti opozitar e qytetar ndaj pushtetit të ri.
Në një debat të hapur ku kanë diskutuar mbi gjysma e anëtarëve, janë nxjerrë disa vendime me rëndësi strategjike për rrugën e re politike që do ta ndjekë PDK-ja tani e tutje. Ky Këshill, si organi më i lartë i partisë, me unanimitet ka vendosur për të mos e mbështetur kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente.
Po ashtu, ka autorizuar partinë për hartimin e një dokumenti strategjik për reformë të brendshme, i cili do t’i japë drejtim sjelljes sonë politike, mobilizimit për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe krijimin e frontit opozitar përballë pushtetit.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags: