Koronavirusi u ka marrë jetën 3 të rinjve brenda një dite. Mësohet se një 32-vjeçar nga Kukësi ka humbur betejën me Covid-19.
Fillimisht u njoftua mesditën e sotme se ishte ndarë nga jeta 31-vjeçari nga Vlora Myrtezan Memushaj . Ai ishte nisur për kurim më të specializuar drejt Turqisë, por fatkeqësisht u nda nga jeta 4 ditë pasi kishte mbërritur në spital.
Më pas, i riu tjetër Lorenc Gavani nga Vlora nuk mundi të mbijetojë nga virusi i rrezikshëm Covid-19.
Prej ditësh ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i shtruar në intubim. Lenci siç e njihnin të gjithë kishte një biznes “Fast-Food” në Vlorë dhe ishte i nderuar dhe i respektuar nga të gjithë.
Rreth një orë më parë u bë e ditur se 32-vjeçari nga Kukësi, Xhafer Gjana është ndarë nga jeta pas infektimit me koronavirus.
Ai njihej një komunitet si një besimtar i devotshëm i fesë së Krishterë. Lajmi u njoftua nga faqja e komunitetit të krishterë në Tiranë, ku ai ishte një anëtar aktiv.
Burimi/zgjohushqiptar.info/