Home

Lajme

Janulla Rrani – Pjese nga libri im “Djali i Endres se Vrare”

No Comments Argëtim Letersi

Familjen e Pipo Gjonit, gjyshit të Jankës, e cila tanimë
ishte rritur disi e po mëkëmbej, ndjenja e patriotizmit
– edhe pse të gjithë ishin të vrarë në shpirt me ato çka
po shihnin dhe po dëgjonin – vazhdonte ta mbante me
shpresë. Pikërisht, gjithë kjo ndjenjë e rrënjosur ndër
breza ishte trysnia e vërtetë e vuajtjeve për atë familje,
që në vitet e mëvonshme do të kishte pasoja, ashtu si
edhe vetë kjo e vërtetë. Lufta vërtet kishte mbaruar,
14
nuk dëgjoheshin më krisma e nuk vinin më habere të
kobshme, por fshatit të tyre të shenjtë i kishte rënë një
hije e thellë trishtimi. Edhe pse të heshtur në shprehjen
hapur të mendimeve, për t’i thënë ashtu siç dinin ata,
açik, mu në shesh të rrapit të lashtë ku, sipas të gjithë
brezave, mbidheshmin e kuvendonin burrat e fshatit,
ndihej që së largu trishtimi dhe mendimet e zymta që
mbartte secili prej tyre. Këtij fshati të qetë, me natyrë
të butë e të begatë, të rrethuar ngado me prodhimin e
mbarë të tokës e të ndërtuar ndër breza nga njerëz të
zakonit, të besës e të fjalës, me emrin e Perëndisë në
buzë, i ishte prishur qetësia e harmonia e dikurshme.
Banorët e tij, si të ishin marrë vesh në heshtje me njëritjetrin, nuk e kishin më atë çiltërsinë e dikurshme në
bisedat e shfrenuara e plot gaz e potere. Edhe pse,
sipas zakonit, vazhdonin e mbidheshmin burrat për
të kuvenduar e për të qarë hallet e botës e të tokës,
sikur i fshihnin diçka shoqi-shoqit e nuk ndihej më
ajo ndjenja e pastër e sinqeritetit. Lufta kishte lënë
pasojat e saj edhe në ndërgjegjen e mendimet e tyre.
Ata tanimë kishin frikë t’i shprehnin hapur e pa hile
ato çka kishin në mendjet e tyre. Ngado vinin fjalë se
Partia do t’i shkoqiste një për një të gjitha familjet e
kësaj zone, se disa tipa njerëzish si të dyshimtë do të
vinin për ca punë që s’merrej vesh se ç’ishin dhe se
do të verifikonin origjinën dhe pasurinë e gjithsecilit.
Ata njerëz që dikur ishin miq, që ishin mbledhur në
gëzime e në fatkeqësi, që kishin qarë halle dhe kishin
shkëmbyer edhe mjetet e punës për të punuar tokën e
tyre, tani i ruheshin njëri-tjetrit. Hija e zezë e dyshimit
dhe e ruajtjes nga e liga e kishte mbuluar Shën Vasilin
e tyre. Këtë po e ndjente më shumë se kushdo edhe Pipo
Gjoni. Ajo shtëpia e tij dykatëshe në mes të fshatit, që
dikur ngrihej hijerëndë për emrin e mirë dhe pasurinë 15
Djali i ëndrrës së vrarë
që mbante mbi shpinë, edhe pse e kishte ndihmuar
me gjithçka kishte Luftën dhe partizanët, me nderin
e familjes, me strehë e bukë, tashmë po shihej gjithë
dyshim nga paria e sapoformuar. Vinin fjalë nga lart se
ishin dhënë udhëzime nga komandanti që të luftoheshin
pasanikët që kishin toka të shumta, pra kulakët nëpër
fshatra, që t’u merrej toka e t’u ndahej të vobektëve, se
ata ua kishin thithur si shushunjat bujqve gjakun e se
tani duhej të jepnin llogari para popullit dhe Partisë.
Fjalët poshtë e lart vinin edhe për gjyshin e Jankës, se
një i tillë na ishte edhe ai. Plaku i mençur e punëtor,
edhe pse i njohur për krenari e dinjitet, tani thithte
në heshtje duhanin e fortë të dredhur trashë dhe
vriste mendjen si ta shpëtonte familjen dhe gjënë nga
kjo gjëmë që po vinte. Hallin më të madh e kishte për
fëmijët dhe të vegjlit e pa mëkëmbur mirë, pasi fjalët
vinin çdo ditë që do të bëhej gjëma mbi “pasunikët”. Të
shpëtonte ç’të mundte, të bënte hall për kokën! Shpesh
i vinte ndër mend djali partizan që kishte strehuar e që
kishte dhënë shpirt në duart e tij. Vetë ai, me ato duar
e kishte varrosur në tokën e tij e ia pati bërë të gjitha
nderet si ia donte zakoni dhe sëra, sikur ta kishte evlat.
A mund të trokiste në derën e atit të partizanit të vrarë,
të njeriut me emër të madh e të nderuar, të Heroit të
Popullit J. Gj., që ishte në poste të rëndësishme të
regjimit të ri? Ishte njohur me këtë burrë të fortë kur
erdhi në fshatin e tyre për të mësuar se në ç’rrethana
i vdiq djali, për të parë varrin ku dergjej i biri dhe për
ta falënderuar si burri-burrin plakun e ndershëm. Sa
më shumë e mendonte takimin me të për t’i qarë hallin
e për t’i kërkuar ndihmë, që të rrëfente me ndershmëri
ndershmërinë e tij, aq më shumë stepej dhe mblidhej në
vetvete. Krenaria e brezave nuk e lejonte dhe vazhdonte
të tymoste nga duhani i tij i fortë…
16
Kështu kaluan muaj dhe çdo ditë që kalonte bëhej
akoma edhe më e vështirë. Tashmë dera e tyre ishte
shpallur “Familje kulaku”, armiq të Pushtetit dhe të
Partisë; pasuria iu ishte konfiskuar dhe derën e burgut
shpejt mund ta kishin edhe të hapur. E ç’mund të
bënte i ziu plak në ato kushte aq të rënda?! Me dhimbje
u detyrua ta shpërndante familjen e atë pak gjë që i
kishte mbetur. Të paktën të shpëtonte fëmijët, pa ai
bënte si bënte. Ishte kërcu i fortë dhe do të dinte të
mbijetonte në tokën e tij. Ndaj, edhe pse i dhembte në
shpirt, e detyroi veten t’u jepte udhë fëmijëve. Vajzën e
vetme, Viton, nënën e Jankës së bukur që kishte lindur
në ato kohë të vështira dimri e lufte, të cilën e kishte
pikë të dobët në shpirt, se i kishte dhënë për burrë
një njeri që nuk bënte për të, që nuk kishte parimet
e ndershmërisë që ai kërkonte te një burrë i vërtetë,
e nisi me shumë dhimbje për në Tiranë. Kjo martesë
kishte për bazë vetëm interesin: Marku kishte lakmuar
pasurinë e Pipos. Tani kjo pasuri nuk ekzistonte më,
po rrëmbehej “Në emër të popullit”. Ndërsa vëllezërit e
Markut ishin lidhur ngushtë me regjimin e ri komunist ..

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *