Home

Lajme

Disa pyetje për Z. Abdixhiku dhe LDK-në

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Nuk ka kohë dhe as arsye që të merremi se , pse, qysh dhe si e ku përfundoi LDK-ja në këto zgjedhjet e fundit te 14 Shkurtit 2021 pasi tashmë dihen publikisht arsyet, shkaqet dhe shkaktarët e autorët.

Por unë këto arsye do t’i përmbledh me këto pyetje drejtuar kryetarit të ri z. Abdixhiku dhe LDK-së e që janë: A është në interes të LDK-së që të mos zgjidhet Vjosa Osmani Presidente e të shkohet në krizë ku kjo krizë të ketë përsëri edhe si autore LDK-në së bashku me AAK-në dhe PDK-në, krizë e cila kërkon zgjedhje të tjera të parakohshme?

A është në interes të LDK-së që të shkohet në zgjedhje të reja , kur tashmë dihet se humbësja më e madhe do të jetë përsëri dhe akoma më e thellë për LDK-në?

A është në interesin politik të LDK-së që nëse prej saj poqese nuk votohet Vjosa Presidente e të shkohet në zgjedhje të parakohshme, a e llogarit LDK-ja se ajo do të humbasë akoma më thellë se sa me 14 Shkurt 2021 dhe se do të bëhej forcë politike pa peshë.

Pra a e kupton LDK-ja e pas Mustafës se ajo është tashmë para një prove të madhe morale e politike, në se duhet të ndryshojë e të reformohet shpejt, drejt, ndershmërisht e sinqerisht në mënyrë që të pretendojë për autoritet, besueshmëri dhe si alternativë potente politike apo të agravojë në agoni?

Nëse LDK-ja bëhet pjesë e bashkëortake e krizës së mundshme humbësja më e madhe do jetë vetë ajo.

A i duhet LDK-së që pësimi t’i bëhet mësim për përmirësim për të bërë VETING, reagim e reflektim apo të përsërisë gabimet e së shkuarës?

LDK-ja duhet të dalë e të shërohet nga ngërcet dhe nga filozofia se interesi më i madh dhe kryesor është interesi personal mbi atë kombëtar sic e kishin Mustafa e kompani të cilët bënë të gjitha akriobacit, tradhtitë, korrupsionet e matrapazlliqet për interesa pushteti,postesh e përfitimesh personale e që e patën shndërruar LDK-në në një filial të PDK-së dhe të Thacit.

Pyetja tjetër për Z. Abdixhiku dhe për LDK-në e pas Mustafa se: a nuk është në interes të LDK-së që në qeverisjen KURTI 2 do të ketë edhe nga LDK-ja dhe sidomos që Znj. Osmani të jetë Presidente, pasi është edhe në interes të LDK-së lufta kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit e hajnisë ,pra është në interes të LDK-së cmontimi i sistemit korruptiv , ndërtimi i shtetit ligjor dhe dekriminalizimi i politikës, pasi për këtë antarësia e LDK-së e votoi LDK-në dhe Vjosën me 6 Tetor 2019 , dhe po ashtu edhe e votuan me 14 Shkurt 2021 Listën “Guxo” të Vjosës dhe i dhanë Vjosës maksimumin historik të votave.

A do të ishte në interes të LDK-së po te hipotetikohej si mundësi që Vjosa ta votohet p.sh. nga PDK ose AAK dhe jo nga LDK-ja, si dhe tjetra a do ishte në interes të LDK-së që ajo të mirëkordinohej e të akordohej për një puc tjeëër me AAK dhe PDK kundër kandidaturës së Vjosës, sic veproi LDK me pucin që rrëzoi një vit më parë qeverinë legjitime KURTI 1?

Dhe së fundi per Abdixhikun dhe LDK-në: më mirë LDK ta votojë tani Vjosa Osmanin për Presidente të Kosovës , apo më mirë ishte ajo që dikur Mustafa dhe LDK-ja e votuan HashimThacin??!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *