Home

Lajme

Kozeta Zylo – Mos luani me emrin e shenjte MESONJETORE!

No Comments Lajme Opinion

Nga foltorja e Parlamentit te Gjuhes Shqipe ne New York ftoj gjithe mesuesit, bashkepunetoret, dashamiresit, te reagojne fort dhe te mos pajtohen me ndryshimin e emrit te shenjte MESONJETORE thjesht ne nje muze fantazme…
Partia ime është GJUHA SHQIPE. Foltorja e Parlamenti tim ne New York eshte derrasa e zeze dhe shkumesi i bardhe qe shkruajne 36 shkronjat e arta te Alfabetit Shqip. Per rrjedhoje eshte kaq e paster mbrojtja ime ndaj historise kombetare te Mesonjetores se pare te Shkolles Shqipe ne Korce, saqe s’ka burre nene te me thote te kunderten, me perjashtim te dhunuesve, te pagdhendurve dhe sahanlepiresve te qarqeve antishqiptare qe jane futur si kali I Trojes ne shtepite tona. Korrigjojeni sa me shpejt kete masakrim te historise kombetare te Arsimit!
Vendoseni emrin sic e kane njohur 10 000 000 shqiptare deri tani jo duke e sfumuar, dhe duke e ndryshuar tinezisht dhe djallezisht nga Mesonjetore e Shkolles se Pare Shqipe, ne Muze te arsimit shqip ne Korce.
Nga foltorja e Parlamentit te Gjuhes Shqipe ne New York ftoj gjithe mesuesit, bashkepunetoret, dashamiresit, te reagojne fort dhe te mos pajtohen me ndryshimin e emrit te shenjte MESONJETORE thjesht ne nje muze fantazme… Reagoni sot se neser do te jete vone. Brezat s’do ta njohin kurre historine me fantazmat qe vetem e kane ckisheruar, masakruar, therrur te gjithe mesuesit Rilindas qe i dhane aq shume Arsimit Kombetar.
Mos luani me emrin e shenjte MESONJETORE!

Kan være et billede af një ose më shumë njerëz, folk, der står, monument dhe ambiente të jashtme
Kan være et billede af një ose më shumë njerëz, folk, der står dhe ambiente të jashtme

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *