Home

Lajme

Ariana Kosova – Dikur ishte një ëndërr ndërsa sot një realitet.

No Comments Aktualitet Lajme

Shumica e studentëve janë fëmijët e punëtorëve të thjeshtë dhe jo të deputetëve, janë fëmijët e familjeve që shtëpitë u rrënuan nga tërmeti i Durrësit dhe sot jetojnë me qera, fëmijët e shqiptarëve nga çdo truall dhe qytet shqiptar, fëmijët që punonin në call-center në Durrës për të ndihmuar ekonominë e familjes dhe nuk mendonin se do të mund të përfitonin një bursë studimi, për ta ishte një ëndërr sepse realitetin e bursës e përfitonin vetëm fëmijët e dikujt që ngroh karrigen e pushtetit.
Atdheu im ka fëmijë dhe të rinjë të shkëlqyer që rriten me forcën e dashurisë por edhe me dhimbjen e mungesës së ndihmës sikurse me forcën e sakrificës. Ndodhemi në tokë të huaj por ekziston një forcë energjie që na drejton në Atdhe. Atje janë varret e të parëve, atje është dashuria që na rriti, atje janë kujtimet dhe gjithçka që na formoi. Ndodhemi në tokë të huaj, prekim arkitekturën, bukurinë natyrore por asgjë nuk na mbush shpirtin sepse asnjë prej tyre nuk na rriti për të qenë njerëzit e respektuar veçse rrënjët ndodhen në Atdhe. Një copë të kulturës e sollëm këtu ku jemi për të mos u ndier të vetmuar. Bashkë me laben time Adelajda Matuka vendosëm të bëjmë më të mirën për popullin, por edhe do të bëjmë në të ardhmen. 40 studentët që erdhën dhe rreth 50 të tjerë që do të vijnë janë familja jonë e madhe. Ata janë të rinjtë që duan të jetojnë,që bashkohen me njëri- tjetrin duke shkëmbyer dialektet e gjuhës shqipe, duke festuar ditëlindjet e njëri- tjetrit në kohë pandemie me dashurinë dhe respektin për tu ndier të bashkuar: SHQIPËRI ETNIKE.
Dashuria dhe ndjenja më e bukur që na dhurojnë studentët tanë janë rezultatet e tyre në provime, janë studentët e familjeve që i përkasin popullit të thjeshtë por me zemër të madhe.
Diana vjen nga Durrësi, inteligjente e cila kishte studiuar në universitetin e Durrësit por me ëndrrën e integrimit drejt Evropës. Kur u njoh me bursat e studimit i bënte vetes shumë pyetje pra si ka mundësi të përfitonte një bursë falas kur në shoqërinë ku jetojmë çdo gjë ka një çmim.
Vuajti nga Corona virus kur erdhi në universitet, vuajti edhe kur dokumentat nuk iu pranuan dy muajt e parë nga Erdis, por bashkë ia dolëm dhe sot rezultatet e provimeve të saj na bëjnë të ndihemi krenarë. Tre provime dhe tre rezultate maksimale në Shkencat Politike në Universitetin e Camerinos i themeluar në vitin 1336. Diana është vajza e popullit tim të vuajtur, të mençur dhe me virtyte të larta që shkëlqen si fener në mes të errësirës.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *