Home

Lajme

Sazan Guri -Shqiptarë zgjohuni!

No Comments Lajme Opinion

Dita e verës për tu shkundur nga dremitja e dimrit, erdhi e kaloi. Edhe delet jane zgjuar dhe nisen nesër për Shën Gjergj në shtegtim e për prodhim! Po ne kur do të zgjohemi?!.

  1. Teatrin e parë e gjunjëzuan!
  2. Radion e parë te rruga e Kavajës, e rrëzuan!
  3. Shkollën e parë (Hotel Vjosa, ish shkolla e parë e Tiranës, 1898)e përdhunuan?!
  4. Sahatin e parë, 30 vjet më i vjetër se ai i Londrës (Big Beni), e bllokuan?!
  5. Estradën e parë e shkatërruan?!
  6. Cirkun e parë e nënshtruan!?
  7. Pyllin e parë të Tiranës, e dëmtuan!?
  8. Stadiumin e parë e minuan?!
  9. Hotelin e parë (H. Dajtin) e shndërruan?!
  10. Hapësirën e parë publike (Namazgjaja), seç e vranë e seç e prenë?!
  11. Lagjet e vjetra, alla Tironce, i zaptuan, e me ndërtime moderne i mbuluan?!
  12. Bulevardin e parë, ndryshe nga ai i Nevës në San Petrburg, nga Shën Eliseja në Francë, nga ai i Romës, nga ai i Budapestit, etj etj, e copëtuan?!
  13. Kopështin e parë Zoo, e poshtëruan?!
  14. Kopështin e parë Botanik, e pronësuan?!
  15. Maternitetin e parë, si cuba në mesnatë, e sakatuan?!
  16. Kodrat kuroronë e gjelbërt për Kryeqytetin (Sahukun) e ndërtuan?!
  17. Kodrat rreth Liqeneve Farkë, Dajt e Kashar i zaptuan?!
  18. Hapësira të mbetura pa dashje të gjelbërta në Kryeqytet deri më 2013, jo pak, por 72 të tilla, nga 0.7-2 ha, i urbanizuan?
  19. Hotelin e parë 15 katësh që kishte një vlerë dhe një histori si target i qytetit, duke e futur në rrënjë katrore të dy gjigantëve pranë, pa shije, e mbytën duke e lënë në hije?!
  20. Fjala e Zotit që kumbon, si nga këmbanat (Kisha Katolike dhe ajo Orthodokse) dhe minaretë (Xhamia me katër të tilla) del e mbytur nga të bërtiturat e njeriut që del nga 20-40 katëshet pranë, ku asnjë vend në botë nuk ka një shembull të tillë, vepra urbane më e lartë se fjala apo institucioni i Zotit.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *