Home

Lajme

Bardhyl Mahmuti – Në kujtim të dhimbjes së nënave shqiptare.

No Comments Argëtim Histori

Shpirti i tyre qëndroi mbi prush!
Në bisedën që patëm me Bilall Sherifin lidhur me vdekjen e Nurije Hoxhës, nënës së dy kolosëve të çështjes sonë kombëtare, Xhavit e Edmond Hoxha, djemve të vetëm që kishte pasur, Bilalli evokoi një kujtim shumë domethënës për shumë nëna shqiptare.
Në një vizitë që i kishte bërë tezes së tij, Sofije Sylejmani, nënës së dy dëshmorëve të kombit Gursel dhe Bajram Sylejmanit, e kishte pyetur, siç është adet te ne, nëse mund të bënte gajret për vrasjen e dy djemve të vetëm që kishte pasur.
Sofije Sylajmani i përgjigjet: “Çka me t’thanë bre nip! Edhe pse kam nipa e mbesa që m’i kanë lënë djemtë, nëse bash dëshiron ta dish se si e përjeton shpirti im, atëherë mundohu ta paramendosh veten të ulur mbi prush. Bile edhe dhimbjen që ta jep prushi është e vogël në krahasim me dhimbjen time: shpirti im është përherë mbi prush!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Nënën Nurije, për Nënën Sofije dhe për shumë nëna të luftëtarëve që ranë në altarin e lirisë. Lavdi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *