Home

Lajme

Ira S. Kurti – Përdorimi i fjalëve Shqip!

No Comments Lajme Opinion

Marr shkas nga një pyetje që ju bë nga moderatori z. Luigj (atdhetar e njeri i nderuar) një Deputeti X në Radio Projekt 21, se ku qëndronte ndryshimi midis fjalës Diasporë dhe Mërgatë? Deputeti nuk tha që nuk e dinte, por vazhdoj të jepte shpjegime të kota duke ngatërruar çdo koncept gjuhësor. Për këtë arsye vendosa të shkruaj sepse shikoj që gjuhës tonë i bëhen shumë dhunime dhe asnjë nuk i korigjon!!
Para se t’ju jap shpjegimin e ku qëndron ndryshimi dua t’ju tregoj edhe një fenomen tjetër që vihet re në Mediat tona, ku dalin gazetar, pushtetare, e politikanë që përdorin fjalë pa kuptim në gjuhën tonë Shqipe, por edhe në gjuhën e huaj Angleze. Si p.sh.:
Si e thonë: si është në Anglisht: Në Shqip:

  • fustruar Frustration i/e Shqetësuar
  • lojal Loyal besnik
  • rialokohet Relocate zhvendosje
  • emergjenca Emergency Urgjenca
  • landfilli Landfield sipërfaqe toke
  • spotlait Spotlight qëndër vemendje
  • emigrant Emigrant mërgimtar
  • rrefugjat Refugee i/e arratisur
  • Diaspora Diaspora Mërgata
    Të gjithëve mund të na ndodhi bukosja e trurit për të thënë fjalën e duhur, por duhet marr ndihmë dhe jo të lejohet të kaloj të shprehurit gabim pa u korigjuar fjala e sidomos kur dalin në TV sepse e kemi për detyrë që brezave t’ja transmetojmë Gjuhën Shqipe të pa dhunuar nga sa më sipër. Kjo nuk ka të bëj me (evolution) ndryshimet e natyrshme zyrtare, por thjeshtë me dhunimin e Shqipes.
    Kurse ngatërrimi i koncepteve nga ana e deputetit që kërkon të tregohet i ditur me grada shkencore, duke llomotitur e duke dhënë informata të gabuara meriton këtë shkrim.
    Ju lutem, nuk është turp të thoni – Nuk e di përgjigjen! Ose – Nuk e kam vrarë mëndjen ta di ndryshimin midis Diasporës dhe Mërgatës, por do interesohem me ekspertët e gjuhës dhe do t’ju kthej përgjigje!!
    Asnjë nuk mund të jetë aq i përgatitur sa të dijë të gjitha subjektet e fushave të jetës me përsosmëri, por duhet të ketë mirësinë ta pranojë shkallën e injorancës së tij/saj dhe ta mbaj mëndjen e hapur për t’u konsultuar me ekspertët e fushave sidomos kur dalin në Media.
    Me këtë rast dua të përshëndes dhe përgëzoj punët me vlerë që po bën Akademia Alternative Rrënjët Tona me President z. Stefan Pingulin si edhe Akademia Alternative Pegasiane me President z. Kristaq Shabani!
    Duke njohur gjuhën Shqipe dhe atë Angleze nxjerr konkluzionin se nëse në Anglisht një fjalë mund të përkthehet me një fjali në Shqip, e kundërta nuk ndodh.
    Dhe si në Shqip një fjalë mund të përdoret në kuptime të ndryshme në fjali të ndryshme, në Anglisht kjo përkthehet me fjalë të ndryshme. Për shembull një person që len vendin e vet I detyruar nga rrethanat për të ruajtur jetën e vet, jo me domosdoshmëri merr statusin e Refugjatit (Refugees) dhe përdoret folje tjetër.. Në Shqip themi: iku (left, exiled), e la vendin, u arratis (refuged)
    Në Anglisht shpjegohet me “Fled the coutry” sepse nuk e ka marr akoma statusin, por edhe nuk e ka lënë për qejf vendin ndaj nuk përdoret “Left the Country, or he is refuged, or he exiled the country” , pra çdo moment i gjëndjes me një fjalë shpjegon një grup fjalësh apo fjali.
    Fjala “Diasporë” është fjalë e huazuar, sepse ne kemi fjalën Shqip Mërgatë. Kjo fjalë e ka shjegimin në Shqipen e lashtë kur njerzit shihnin Perendimin e Diellit thonin “mëgoi” nga ku shpjegohej dhe njerzit që iknin nga perendimi duke thënë “mërgoi” dhe mërgimi. Kur dilte Dielli, thonin “agoi”. Agimi i sillte dhe mëgimi i largonte.
    Fjala Mërgatë përfshin të gjithë që nuk jetojnë në vendin e vet, pavarësisht statusit të vajtjes në këto vende që mund të jetë për arsye politike, ekonomike, konflikte personale, spiunazhi të përhershëm etj.. përjashtohen punojësit e ambasadave në toka të huaja, pasi Ambasadat konsiderohen si në Tokën e tyre edhe atje ku janë, ndaj mbajnë statusin e Vendit të tyre!! Pra Ambasada jonë në USA është truall Shqiptar, dhe Ambasada e USA në Tiranë është truall Amerikan.
    E juaja,
    Ira S. Kurti
Kan være et billede af tekst, der siger "1:00 Google google translate Images Videos Books News Maps Albanian English Diasporën Diaspora and Feedback is 1 2 3 4 5 6 7 8 w 9 e r 0 t y u i a S d f h k z X c V n #1 English (UK)"
Kan være et billede af tekst, der siger "1:00 Google google translate Images Videos Books News Maps Albanian English mergatal diaspora Feedback translate.google.com Google Translate Google's free service instantly translates words, phrases, and web pages between English and over 100 other languages. You visited this page on 1/25/19. Google Translate app languages Discover Snapshot Search Collections More"
Kan være et billede af tekst, der siger "1:00 Google google translate Images Videos Books News Maps Albanian English Diasporën Diaspora and Feedback is 1 2 3 4 5 6 7 8 w 9 e r 0 t y u i a S d f h k z X c V n #1 English (UK)"

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *