Postim me shkas në Ditën Botërore të Poezisë
📕 ✍🏻
NUK KANË ÇMIM POEZITË E MIA
U shitën poezitë e mia
ca në panaire libri
ca në librari
sa në tenda e sa në trotuare
I pashë fjalët tek u shpërndanë
në dhé e mbi dhé,
morën rrugët e botës
dhe ngarkuar mbi metafora
thithën ajër ngado
Cili është çmimi i librave me poezi?
Sa shifra ka ai?
Janë shumë të shtrenjta poezitë e mia
aq të shtrenjta sa ngado shkoj
i shpërndaj si fjalë në podiume letrare
i dhuroj si vëllime në tryeza miqsh
Le t’ia verë lexuesi vetë një çmim
dhe ai, qoftë i pari dhe i fundit vlerësim.
Le ta shfletojë, ta lexojë,
ta gjuajë a dhurojë,
unë ia kam dhënë të gjitha të drejtat
që ai vet të bëjë si të dojë
Nuk kanë çmim poezitë e mia.
Aq të shtrenjta më janë ato!
@MigenAr.