Home

Lajme

Sazan Guri – Fillesat e bektashizmit

No Comments Argëtim Histori

(Ne foto – Duke i dhuruar Baba Mondit dy libra per gjuhen shqipe sit ne diten e shenuar per Te dhe per ne.)
Fillesat e bektashizmit janë në fund të shekullit të XIII dhe në fillim të shekullit të XIV dhe përfundon në fillim të shekullit të XVIII. Periudha e dytë fillon njëkohësisht me pashallëqet shqiptare, veçanërisht me kohën e ekzistencës së Pashallëkut të Janinës, kohë gjatë së cilës edhe u konsolidua. Periudha e tretë fillon në vitet njëzet të shkullit të XX dhe vazhdon edhe sot, pas një ndërprerje në vitet 1967 – 1990. Historia e rilindjes kombëtare shqiptare dëshmon gjerësisht se:
Bektashinjtë shqiptarë mbështetën shpesh luftën për liri dhe për gjuhë, për shkollën për shkronjat dhe për arsimin shqip.
Bektashizmi nuk ishte një fe zyrtare në Perandorinë Osmane, madje ai pas ngjarjeve të vitit 1826 doli hapur si një besim opozitar ndaj perandorisë. Bektashizmi thekson se “PA ATDHE NUK KA FE. Shqipëtarët me natyrën jo puthadore dhe me ndjenjën e theksuar të lirisë, i përshtateshin parimeve të besimit bektashian, ndaj dhe pas masakrës kundër jeniçerëve dhe përndjekjeve të klerikëve bektashian të lidhur me ta, Shqipëria u bë atdheu i dytë i bektashizmit. Sikurse dihet, bektashizmi është një prej katër komuniteteve kryesore të vendit tonë të njohura me ligj. Ky komunitet ka dëshmuar se është i pisur me parimin e lartë të tolerancës. Teqet bektashiane shpesh herë luanin rolin e vatrave të lëvizjes për çlirim kombëtar. Gjatë shek. XIX, XX, në teqet bektashiane u zhvilluan një varg kuvendesh patriotike. Ndër to shquhet Kuvendi ndërkrahinor që u mblodh në maj 1878 në Teqen e Frashërit nën kryesinë e Abdyl Frashërit. Kuvende të tilla me karakter patriotik e politik kombëtar u mblodhën edhe më vonë në Teqet e Melçanit, Melanit, Turanit, Qatromit, Fushë-Krujës, Tetovës, etj. Në veprën “Kryengritja Shqiptare”, patrioti i madh dhe rilindasi i shquar Mihal Gramend shkruan se gjatë vitit 1907, bashkë me çetën e Çerçiz Topullit, i rastisë të qëndrojë për 10 ditë në Teqen e Frashërit. Aty vijon ai: “Na priti baba Abedini që na dha uratat dhe na bekoi për rrugën e nisur”. Në Teqet e atjeshme mblidheshin të rinjt, dhe nga dervishët mësonin shkrim e këndim në gjuhën shqipe. Atje lexonin gazetën ‘Drita’, si dhe libra në gjuhën shqipe. Në shkurt të vitit 1906 u formua e para çetë luftëtarësh nën kryesinë e Bajo Topullit. Kjo çetë pati përkrahjen e gjithë Teqeve të jugut, veçanërisht të Teqes së Melçanit në Korçë dhe të Zallit në Gjirokastër.
Teqeja në majë të Tomorrit
Në majë të Tomorit, në lartësinë 2396m, ngrihet një Teqe, ku ndodhet varri i Abas Aliut, për të cilin tregohet legjenda që vijon: Dy vëllezër jetonin një herë e një kohë në Arabi. Ata arritën në Shqipëri më 25 gusht. Më i riu u bë i shenjti mbrojtës i Beratit. Tjetri, duke kalëruar mbi një kal të madh, gjurmët e të cilit ende duken në mal luftoi barbarët e atyre zonave. Pasi i mundi armiqtë, Aliu ndenji pesë ditë në majë të Tomorrit, pastaj shkoi në malin Olimp të Greqisë ku jeton edhe sot dhe por çdo vit kthehet në Tomorr. Aty qëndron pesë ditë për të marrë nderimet dhe adhurimet e popullit shqiptar. Më 25 gusht bëhet një pelegrinazh i rëndësishëm, jo vetëm nga myslimanët, por edhe nga të krishterët. Tomori, në një farë mënyre, mali i shenjtë i shqiptarëve. Duhen gjashtë apo shtatë orë me kalë nga Berati në Kapinovë dhe tre orë në këmbë nga Kapinova tek Teqeja e Abas Aliut.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *