Home

Lajme

Skënder Karaçica – Lajmi dhe vdekja

No Comments Aktualitet Lajme

Vdiq profesor Sylejman Kastrati,që e mbajti në trup plumbin e demonstratave të vitit 1968
Në Prishtinë sot ka vdekur profesor Sylejman Kastrati(Kizharekë e Drenicës),i cili pas përfundimit të Shkollës Normale u kthye në fshatin e tij me ditar në dorë në shkollën fillore të Nekocit dhe në Kizharekë për edukimin e brezave të rinj shqiptarë.
Udha e dijes dhe Abetarja,për brezin e Sylejman Kastratit në Drenicë ishte amaneti i Mësuesit të Flamurit(Fazili Greiçevci),që për shkollën shqipe dhe për brezat,këtu nis projekti i motit të madh se si duhet të bëhet atdheu…!
Nëpër vite,ndihej fryma kombëtare për trajta të reja të jetës për të kapërcyer shtegun e robërisë serbe dhe për lirinë e Kosovës.Në vitin 1968 në Prishtinë shpërtheu shpirti liridashës i brezit të ri shqiptarë të Sylejman Kastratit.Për Kosovë,jertën e japim!Kosova punon,Beogradi ndërton!,Flamuri kuqezi është simbali i kombit shqiptarë!-ishte zëri deri në qiell i rinisë shqiptare të Kosovës…!
Në sheshin e Prishtinës forcat e shumta që kishin ardhur nga tërë ish-Jugoallavia dhe të derigjuara nga Serbia,filluan të gjuanin me plumba rininë e Kosovës!Plumba e gjak u mbush sheshi i Prishtinës në vitin 1968.Po atë ditë,plumbat e hasmit e gjetën trupin e njomë të studentit nga Drenica,Sylejman Kastrati dhe me pikat e gjakut e vuri një gurë në panteonin kombëtar të lirisë së Kosovës!
Shpeshherë e kam takuar ndër vite Sylejman Kastratin në Drenicë dhe Prishtinë dhe me pati thënë:,,Po e mbaj në trup plumbin e lirisë së Kosovës…!,,.Në këtë orë dhimbjeje kujtimet dhe udha e tij kombëtare dhe për shkollën shqipe,do të jetë amanet për brezat që vinjnë dhe porosia e motit se si duhet të bëjmë atdheun!
Lamtumirë Sylejman Kastrati në ndarjen tonë!Në kujtim të udhës për dije dhe për shkollën shqipe!Lamtumirë mësuesi i Drenicës që e mbajte plumbin e hasmit në trup për Kosovë dhe Shqiptarizëm!
Çikago,mars 2021

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *