Home

Lajme

Agim DOÇI (09.05.1948-

No Comments Argëtim Letersi

Inxhinier elektrik, poet, gazetar, krijues, skenarist filmash e dokumentarësh.
Lindi në Tiranë ku dhe mbaroi shkollën fillore, 7-vjeçare e të mesme. Kreu studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e inxhinierisë elektrike (1967-71). Emërohet “drejtues punimesh montimi” në ndërtime industriale të rëndësishme si Kombinati Poligrafik Tiranë (1971) , Kombinati Kimiko-Metalurgjik në Laç të Kurbinit; në vazhdim: në Fabrikën e Çimentos në Vlorë, Fabrikën e Çimentos në Fushë-Krujë dhe më tej në detyra të rëndësishme si Kryeinxhinier në Ndërmarrje të mëdha në Kombinatin e Drurit “Misto Mame” etj.
Ka vepruar me përkushtim të lartë atdhetarie e është shquar në krijimtarinë e tij artistike, publicistike, letrare, në zhvillimin e këngës shqiptare. Është autor i hiteve shqiptare, si: “E duam lumturinë”, “Marshi i UÇK-së”, “A vritet pafajësia”, “Dua të bëhem imazhi yt”, “Merrmë në ëndërr” dhe i mbi 2000 poezive të tjera që janë të botuara, ose në fondarkivin e RTSH-së. Si autor tekstesh, ai ka përfaqësuar Shqipërinë në festivale evropiane.
Autor i dokumentarëve televizivë: “Dosje për Nako Spiron”; “Enigma e madhe”; “Luk Kaçaj – Vrasja e artistit”, për akademik Shimitër Shuteriqin; “Më shumë tituj se sa jetë”, për Panajot Pano-Nderi i Kombit; “Mbreti i Fushës”. A.Doçi ka qenë skenarist në kinokomedinë “Fejesa e Blertës”; “Vizion 2000” (viti 1996); krijues i himneve futbollistike për ekipet “17 Nëntori” e “Vllaznia”. Dëshmohet si krijues i himneve “Marshi i Policisë Ushtarake” dhe i 8 dokumentarëve “Shqipëria në NATO” e me radhë.
A.Doçi ka bërë me shumë përkushtim punën si gazetar profesionist; në shkrime me shumë vlerë, si nga tematika dhe nga mjeshtria artistike. Agimi ka punuar Drejtor i ATV Media Compani (Zvicër, 1999-2005); që nga viti 2005 ka kryer detyrën si “Drejtor i Marrëdhënieve Publike, të Informacionit dhe të shtypit” në Ministrinë e Mbrojtjes, ku dhe doli në pension pleqërie (2013); me këtë rast është nderuar dhe shpërblyer me dekorime për punën që ka bërë me shumë përkushtim.
Për këto vlera të larta të shkrimeve të tij e të drejtimit në gazetari, i është dhënë Çmimi i Madh i Mediave nga “Centre of Exellence Defence” nga NATO. Është dhe fitues i Çmimit të Madh Poetik (2002), në Bellinzona në Zvicër. Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë(1974-90). Në vitin 2009 kënga me tekst të A. Doçit “Më merr në ëndërr”, ka përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës në Moskë. Krijimtaria tij poetike ka gjithnjë theks patriotik e atdhetar, me të cilin krenohet Mirdita dhe gjithë Shqipëria.
Për meritat e mëdha në fushën e artit, Presidenti i Republikës i ka akorduar titullin “Mjeshtër i Madh” (2015). Është vlerësuar me shumë tituj e dekorata nga Qeveria e Kosovës, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, Organizata e Veteranëve etj.

Burimi/Facebook/Enciklopedia e Mirditës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *