Home

Lajme

Flora Ferati Sachsenmaier – Shlyrje sistematike dhe selektive të shqiptarëve nga regjistrat civilë në Serbi

No Comments Aktualitet Lajme

Të nderuar diplomatë shqiptarë:
Kërkesat tuaja për informacione mbi shlyrjen sistematike dhe selektive të shqiptarëve nga regjistrat civilë në Serbi janë neveritëse dhe aspak profesionale.
Jo më larg se para një viti ju kërkova ndihmë logjistike dhe financiare për të mbledhur informacionion mbi pasivizimin, në Prishtinë e Tiranë, sepse ishim të vetëdijshëm që këtu duhet të ndihmonin studijuesit me përvojë në hulumtim të fenomeneve shoqerore si racizmi, diskriminimi i hapur e i fshehur, dhe dikush që e njifte kontekstin politik në Ballkanin Perendimor.
👉Ju nuk na ndihmut sepse ishit duke punuar ne realizimin e planit Thaçi-Vucic-Rama për amputim të teritoreve shqiptare; i cili ishte një plan minimalist sa ju përket interesave kombëtare dhe klientelist ne raport me Beogradin zyrtar.
Ne u kërkuam të ndërtoni një strategji gjithëpërfshirëse politike që kishte për synim mbrojtjen e interesave qytetare dhe kombetarë të minoritetit shqiptar në Serbi. Ju zgjodhët të rreshtoheni pas strategjisë se folklorit patriotik në Luginë të Preshevës, sepse ata ishin bashkëpuntorët tuaj në realizimin e planit për parcializim të PMB-së.
👉Ne nuk besojmë në këtë qasje. Ne nuk ndërtojmë raporte profesionale me grupe pa vizion dhe oportuniste.
❗️Qeveria e Vucicit i ka diskriminuar shqiptarët, ju e keni toleruar këtë diskriminim — ndër vite dhe i keni mbyllur sytë para një padrejtësie të madhe. Shqipëria nuk ishte ishte në lidhje të rëndomtë bilaterale me Serbinë në vitin 2020; ajo ishte kryesuese e OSBE-së. Qeveria e Kosovës i ka dhëne minoritet serb të drejta sovrane ne Kosove, por i ka lëne me mijera shqiptarë nga Lugina e Preshevës pa dokumente. Ne raste të caktuara, nuk i kanë lënë as të hyjnë në Kosovë. Kjo është një e vertetë e pakëndshme, por është fakt i cili nuk mund të mohohet.
Ju bëni punën tuaj. Ne e bëjmë punën tonë. Ju krijoni politikat qeveritare, ne studijuesit studimet tona cilësore. Fitorja jonë ështe fitorja e juaj dhe anasjelltas. Por, mos kerkoni bashkëpunim sot dhe mos pretendoni se keni qenë pjesë e përpjekjeve tona diplomatike në rrafsh ndërkombëtar. Kjo s’është e vertetë, kjo ështe neveritëse.
Ju faleminderit!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *