Home

Lajme

Historiania jone e madhe , z. Elena Kocaqi u ben thirrje shqiptarve te Maqedonise Veriore qe te rregjistrohen .

No Comments Aktualitet Lajme

Të dashur Shqiptar të Maqedonisë

Keni detyrimin përball kombit dhe historisë që të merrni pjesë në regjistrimin e popullsisë, në Maqedonin e Veriut. Vet ju, apo me ndihmën e miqve tuaj, apo shoqatave ne vendet ku ju banoni regjistrohuni ne këtë adresë https://census.stat.gov.mk/
Që nga epoka Bizantine deri me sot, Shqiptaret janë quajtur ndryshe edhe me emrin Maqedon, ashtu siç quheshin Epirot, Ilir, Alban apo dhe Shqiptar. Ky është një emër historik joni qe lidhet me figura të mëdha siç është Leka i Madh i Maqedonisë, Gjergj Kastrioti, Merkur Bua Shpata etj.
Gjergj Kastrioti për Shqiptarët shkruante “Sa për Shqiptarët e mi, ju nuk i njihni mire ata, ne rrjedhim nga Epirotët, të cilët i dhanë Romakëve si një armik Pirron dhe nga Maqedonasit, të cilët i dhanë pushtimin Indisë” (Charles Didier)
Zani Koronit ( Xani Koronaio) për Mërkur Buan shkruante
Nga koha e mbretit Pirro edhe Antinout Epirot
Dëgjoni tu them kush se kupton të më thotë
Nga këta rridhte rrënja e Bue Shpatës
Kjo ishte origjina e Despotit të Artës
Që rridhte nga banorët e Maqedonisë
Artës, Angjelokastrës, Janinës dhe Shqipërisë.
Kur flet për stratiotët Shqiptar që luftuan në Evropë, Zani Koronit shkruante.
Të gjithë të përzgjedhur, burra Maqedonie
Të vlerë në luftë, them për Shqiptarët
Treqindë burra të përzgjedhur Shqiptarë
Me vete i mori nga Maqedonët.
Mërkur Bua luftonte me 300 burra Shqiptar( si Spartanët) që quheshin luanët Maqedonas.
Arbëreshi Gjergj Guxeta shkroi historinë e Shqipërisë me titull “Kronikë e Maqedonisë deri në kohën e Skënderbeut” dhe përdori emrin Maqedoni për Shqipërinë.
Gjergj Fishta shkroi
Burri, Leka e Kastrijota
Para t’cillve shuete bota.
Pra, Aleksandri i Madh i Maqedonisë, Pirro Epirit dhe Kastrioti i Arbërisë, ishin këto tre burra që në kohë te ndryshme kanë mbajtur emrin dhe kurorën e Maqedonisë.
Këto janë disa citime te vogla historike, për të kuptuar rendësin e madhe qe ka emri i Shqiptarëve Maqedon, emër qe fatkeqësisht Shqiptareve sot, ju mbushin mendjen qe ta përçmojnë sepse me këtë ju vjedhin te kaluarën dhe te ardhmen. Mos te ju gënjejnë tjerët, pasi emri Maqedoni është emër i Shqiptareve, ndaj ruheni atë.
Shqiptar në Maqedoni si Mysliman, Katolik, Ortodoks dhe Ateist, zgjidhni opsionin SHQIPTAR dhe regjistrohuni.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *