Home

Lajme

Mori fund! Bearti konfirmon ndarjen nga Tea

No Comments Argëtim Thashetheme

Së fundmi është përfolur se Tea dhe Bearti janë ndarë dhe mesa duket ky lajm ka qenë mëse i vërtetë. Ka qenë vetë Bearti që ka konfirmuar ndarjen.

“Po, është e vërtetë”, ka thënë Bearti për “Express Rozë”, por pa treguar detaje më tepër.

Lajmet për ndarjen e tyre nisën nga fakti se Tea do të festonte ditëlindjen në Turqi, por nuk ndodhi kështu. Tea, Bearti, mamaja dhe motra e Beartit dhe shoku i ngushtë i Teas u nisën drejt Turqisë për të festuar mirëpo në një bashkëbisedim me ndjekësit, ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ tregoi se nuk është e lumtur dhe se nuk e ka festuar ditëlindjen.

Në postimet e saj nuk është parë askund Bearti dhe për më tepër, ajo ka publikoi një foto me shkrimin “Bëje veten të lumtur”.

Pas Teas, Bearti bëri një postim si kundërpërgjigje ku shkruhej: “Si një Akrep, njerëzit se kuptojnë sa i mirë je. Bëhesh i pamëshirshëm vetëm kur njerëzit të marrin për të mirëqenë”.

Më pas Tea dhe Bearti Tea hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, duke i lënë të gjithëve të kuptojnë që s’janë më bashkë.

Burimi/https://www.zeromedia.al/lajm/25944/mori-fund-bearti-konfirmon-

ndarjen-nga-te fbclid=IwAR1dinaWdPnnEPX8OF6AbJNbyAK5QpF4AY_JX78wcaA2ooKM9F7S2Wrmne0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *