Home

Lajme

Sazan Guri – Shkaterrohet Mozaiku i Tiranes nga tenderat e Bashkise se Veliajt.

No Comments Aktualitet Lajme

Nje traumë e pa rikuperueshme ka ndodhur: Shkatërrimi i shtresës kulturore te mjedisit integral te Mozaikut paleokristain te Tiranës, ne sheshin e mbrojtur arkeologjik prane Zogut te Zi, shkaterrim i cili mund ishte evituar nga prania e arkeologut te shpetimit ne kantjer. Ajo cka habit eshte Projekti i miratuar, i cili është krejtësisht abuziv dhe jashte cdo logjike të ndërhyrjes në një shesh arkeologjik, me plinta te renda betoni dhe punime te tepruara vetem e vetem per te rritur totalin e preventivit ndertimor.
Tirana ka shume enigna per gjenezen e saj te lashte si qender e banuar dhe germimi ne perimetrin e mozaikut te zbuluar ne vitet 70’ te shek XX, ishte nje rast i arte per te bere germim shkencor te drejtuar nga arkeologe profesioniste.
Vetem babezia per te vendosur sa me shume punime, shpjegon nje dëm të tillë tashmë të pariparueshëm. Institutiti i Momumemteve duhet të reagojë patjetër për këtë skandal, gjithnjë nëse ky Institut është ende funksional dhe Prokuroria duhet të hapë një hetim sa me shpejt për dëmtim të qellimshem të trashëgimisë të papërsësritshme kukturore. (Marrë nga postimi i shoq të Trash. Kulturore, me pak ndërhyrje …..

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *